Fletorja Zyrtare
Projektin dhe që identifikojnë qartë mallrat dhe
shërbimet e financuara nga ky Grant;
e) bën të mundur që përfaqësuesit e KfW-së në
çdo kohë të inspektojnë librat dhe regjistrat në fjalë
dhe të gjithë dokumentacionin tjetër që ka lidhje
me realizimin e Projektit dhe të vizitojnë Projektin
dhe të gjitha strukturat që lidhen me të; dhe
f) i jep KfW-së të gjithë informacionin dhe të
dhënat për Projektin dhe ecurinë e tij të mëtejshme
sipas kërkesës së KfW-së.
7.2 Agjencia Zbatuese e Projektit dhe KfW-ja
përcaktojnë detajet në lidhje me nenin 7.1 dhe me
anë të Marrëveshjes së Veçantë.
7.3 Marrësi dhe Agjencia Zbatuese e Projektit:
a) sigurojnë financimin e plotë të Projektit dhe,
me kërkesë, i japin KfW-së të dhëna që tregojnë
mbulimin e kostove që nuk paguhen nga ky Grant;
dhe
b) me dëshirën e tyre dhe menjëherë informojnë
KfW-në për çdo dhe të gjitha rrethanat që
pengojnë ose cenojnë rëndë realizimin,
funksionimin ose qëllimin e Projektit.
7.4 Marrësi do të ndihmojë Agjencinë Zbatuese
të Projektit, në përputhje me praktikat e shëndosha
financiare dhe inxhinierike për zbatimin e Projektit
dhe për përmbushjen e detyrimeve të Agjencisë
Zbatuese të Projektit, sipas kësaj Marrëveshjeje dhe
sidomos, do t’i japë Agjencisë Zbatuese të Projektit
të gjitha lejet e nevojshme për zbatimin e Projektit.
8. Publikimi dhe transferimi i informacionit
në lidhje me Projektin
8.1 Për të zbatuar parimet e pranuara
ndërkombëtarisht për transparencë dhe efikasitet
maksimal në bashkëpunimin për zhvillim, KfW-ja
publikon informacion të përzgjedhur (përfshirë
rezultatet e kategorizimit mjedisor dhe social dhe
vlerësim si edhe raporte vlerësimi ex post) për
Projektin dhe financimin e tij gjatë negociatave
parakontraktuale, ndërkohë që zbatohet/zbatohen
marrëveshja/marrëveshjet
dhe
në
fazën
postkontraktuale (këtu e më poshtë e quajtur si
“Periudha e Plotë”).
Informacioni publikohet rregullisht në faqen e
internetit të KfW-së për fushën e veprimtarisë
“Banka
për
Zhvillim
KfW”(http://transparenz.kfwentwicklungsbank.de/).
Publikimi i informacionit (ose nga KfW-ja ose
nga palët e treta në përputhje me nenin 0 më
poshtë) për Projektin dhe financimin e tij nuk
Faqe|1452
Viti 2021 – Numri 7
përfshin
dokumentacion
kontraktual
ose
informacion sensitiv të detajuar financiar apo pune
për palët e përfshira në Projekt ose financimin e tij,
siç është për shembull:
a) informacioni për të dhënat e brendshme
financiare;
b) strategjitë e punës;
c) udhëzime dhe raporte të brendshme të
korporatës;
d) të dhëna personale të personave juridikë;
e) vlerësimi i brendshëm i KfW-së për gjendjen
financiare të palëve.
8.2 KfW-ja ndan informacionin e përzgjedhur
për Projektin dhe financimin e tij gjatë Periudhës së
Plotë me subjektet e përmendura më poshtë,
sidomos për të siguruar transparencë dhe efikasitet:
a) filialet e KfW-së;
b) Republikën Federale të Gjermanisë dhe
organet kompetente të saj, autoritetet, institucionet,
agjencitë ose subjektet;
c) organizata të tjera zbatuese të përfshira në
bashkëpunimin dypalësh gjerman për zhvillim
sidomos Deutsche Gesellschaft für Internationale
Zusammenarbeit (GIZ) GmbH;
d) organizata ndërkombëtare të përfshira në
mbledhjen e të dhënave statistikore dhe anëtarët e
tyre, sidomos Organizata për Bashkëpunim
Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe anëtarët e
saj.
8.3 Gjithashtu, Republika Federale e
Gjermanisë i ka kërkuar KfW-së të ndajë
informacionin e përzgjedhur për Projektin dhe
financimin e tij gjatë Periudhës së Plotë me
subjektet e mëposhtme, që publikojnë seksionet që
lidhen me qëllimin:
a) Republika Federale e Gjermanisë për qëllime
të Nismës për Transparencë të Ndihmës
Ndërkombëtare
(http://www.bmz.de/de/was_wir_machen/wege/
transparenz-fuer-mehr-wirksamkeit/index.html);
b) Germany Trade & Invest (GTAI) për qëllime
të
informacionit
për
tregun
(https://www.gtai.de/gtai-de/trade);
c) OECD për qëllim të raportimit të flukseve
financiare në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim
(http://stats.oecd.org/);
d) Instituti Gjerman për Vlerësimin e Zhvillimit
(DEval), për qëllim të vlerësimit të bashkëpunimit
gjerman për zhvillim për të siguruar transparencë
dhe efikasitet (http://www.deval.org/de/).
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents