Fletorja Zyrtare Seksioni 1: Përmbledhje Programi për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës do të zbatohet në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II). IPA II mbështet bashkëpunimin ndërkufitar me synim nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, inkurajimin e integrimit në BE dhe nxitjen e zhvillimit socialekonomik. Dispozitat ligjore për zbatimin e tij janë përcaktuar në pjesët e mëposhtme të legjislacionit: - Rregullorja (BE) nr. 231/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e 11 marsit 2014, për themelimin e Instrumentit të Asistencës për Paraanëtarësimin (IPA II), - Rregullorja (BE) nr. 236/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e 11 marsit 2014, që përcakton rregulla dhe procedura të përbashkëta për zbatimin e instrumenteve të unionit për financimin e veprimit të jashtëm, - Rregullorja e Komisionit për Zbatimin (BE) nr. 447/2014, e 2 majit 2014, mbi rregullat specifike për zbatimin e rregullores IPA II. 1.1 Përmbledhje e programit Programi ndërkufitar IPA ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës mbulon një territor prej 8,335 km2, me një popullsi të përgjithshme prej rreth 936,761 banorësh. Gjatësia e vijës kufitare është 114 km3. Në Shqipëri zonat përfituese mbulojnë 48% të sipërfaqes së programit që mbulon 2 rajone të përbëra nga 8 bashki, me një total prej 362 vendbanimesh. Të dyja rajonet nga Shqipëria përfshijnë qarkun e Kukësit dhe qarkun e Lezhës. Në Kosovë4, zona përfituese mbulon 52% të zonës së programit dhe përfshin rajonin ekonomik jugor të përbërë nga 6 komuna dhe rajonin ekonomik perëndimor të përbërë nga 6 komuna. Zona e programit ka një popullsi të përgjithshme prej 936.761 banorë, nga e cila 76% jetojnë në territorin e Kosovës dhe 24% jetojnë në anën e Shqipërisë. Në të gjithë zonën e programit popullsia është kryesisht rurale. Në rajonet e Kosovës 65.9% e popullsisë është rurale, ndërsa në Shqipëri popullsia rurale arrin 53.8% Agjencia e Statistikave të Kosovës: Kosova, shifra të 2012-ës. 4 Agjencia Kadastrale e Kosovës, 2013. 3 Viti 2021 – Numri 7 Konkluzionet kryesore Konkluzionet kryesore të analizës që pasqyrojnë përgatitjen e dokumentit janë përmbledhur si më poshtë: Dallimet rajonale në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror janë të dukshme jo vetëm në të gjithë zonën e programit, por edhe brenda rajoneve. Zona e programit ka një ekonomi kryesisht industriale-agrare, me industri më të zhvilluar në anën e Kosovës, ndërsa rajonet shqiptare janë të dominuara nga bujqësia dhe shërbimet. Të dyja palët kanë, pak a shumë, të njëjtën strukturë ekonomike që mbështetet në bujqësi, shërbime, tregjet me shumicë dhe pakicë, ndërsa industria tradicionale është më e pranishme në rajonet e Kosovës. Bujqësia dhe turizmi janë përgjithësisht të rëndësishme për të dyja vendet, por edhe të pashfrytëzuara dhe të pazhvilluara. Tregtia ndërmjet të dyja anëve po vuan nga barrierat administrative. Disa faktorë të rëndësishëm që përfaqësojnë kufizimet për zhvillimin ekonomik të rajonit janë, ndër të tjera, mungesa e njohurive teknologjike dhe aftësive të punës të nevojshme për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut për shërbime dhe produkte të kualitetit të lartë. Prodhimet lokale nga të dyja anët e kufirit kanë pak ose aspak akses në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Mekanizmat për mbështetjen e biznesit janë të dobët dhe të pamjaftueshëm, duke qenë pak më aktivë në Kosovë. Konkurrueshmëria, produktiviteti dhe ekspertiza janë mjaft të ulëta në të gjithë zonën e programit. Investimi i mëtejshëm për rritjen e nivelit të prodhimtarisë dhe teknologjisë është parakusht për t’u bërë më konkurrues si brenda dhe jashtë vendit. Industria e lehtë dhe industritë e përpunimit të ushqimit konsiderohen edhe si potencial për rritjen e përshpejtuar ekonomike të zonës së programit. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të), me më pak se 4 punonjës, dominojnë hartën e bizneseve, ndërsa rrjetet ekzistuese të biznesit në zonat kufitare janë të pashfrytëzuara. Niveli i bashkëpunimit të biznesit përtej kufirit është minimal. Sinergjitë midis komuniteteve të biznesit duhet të zhvillohen brenda zonës së programit dhe të përkrahen nga iniciativat (CBC) BNK. Sektori i bujqësisë është i një rëndësie të madhe për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në zonën e programimit në Shqipëri, meqë një pjesë e madhe e Faqe|1325

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents