Fletorja Zyrtare Përveç tri prioriteteve tematike të përmendura më lart, programet do të përfshijnë edhe një prioritet të veçantë të asistencës teknike, që synon, midis qëllimeve të tjera, sigurimin e menaxhimit dhe administrimit efikas të programit ndërkufitar. 1.2 Përgatitja e programit dhe përfshirja e partnerëve Dy strukturat operuese (SO), veçanërisht Ministria e Integrimit Evropian të Shqipërisë dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, kanë punuar së bashku në mënyrë koherente për përgatitjen e programit. Objektivi i përgjithshëm i këtij programi ndërkufitar është promovimi/forcimi i marrëdhënieve t�� mira fqinjësore dhe zhvillimi social-ekonomik i rajonit kufitar të rajonit. Programi IPA CBC 2014–2020 midis Shqipërisë dhe Kosovës është rezultat i punës së përbashkët për ushtrimin e programimit të kryer nga përfituesit pjesëmarrës IPA II, duke përfshirë palët e interesuara nga institucionet qendrore, institucionet vendore të zonave përfituese të programit, dhomat e tregtisë dhe industrisë, bizneset dhe organizatat lokale. Përveç kësaj, Task-Forcat e Përbashkëta janë themeluar në të dy përfituesit IPA II për të përgatitur dhe zbatuar dokumentin e programimit së bashku me strukturat operative dhe SPT. Ushtrimi i programimit filloi në mes të shtatorit të vitit 2013, duke vazhduar deri në maj 2014. Ky program u hartua nëpërmjet një procesi konsultimi të gjerë që përfshin aktorët vendorë dhe përfituesit potencialë nga të dyja anët e kufijve. Gjatë procesit, si SO-të dhe SPT u ndihmuan nga projekti “Ndërtimi i institucioneve ndërkufitare” (CBIB +) dhe nga asistenca teknike për BNK-në Kosovë. Pyetësorët janë hartuar nga CBIB +, diskutuar me SO-të dhe shpërndarë nga SO-të me mbështetjen e SPT-së në institucionet e nivelit qendror dhe vendor, OSHC-të, për të mbështetur analizat PESTLE dhe SWOT për programin dhe për të siguruar një nga treguesit për identifikimin e Viti 2021 – Numri 7 prioriteteve të përbashkëta për zonën ndërkufitare. Një numër total prej 69 pyetësorësh, që përbëjnë mbi 65% e të anketuarve për të dy përfituesit IPA II kanë siguruar kontribut të mëtejshëm për përgatitjen e analizave PESTLE dhe SWOT dhe intervenimin logjik. Në këtë proces janë mbajtur edhe intervista sqaruese, duke përfshirë diskutimet me aktorët përkatës në nivel qendror dhe vendor, si edhe përfaqësues të shoqërisë civile në bazë qendrore dhe vendore, duke synuar rajonet përfituese, për ta bërë procesin të arrijë një objektiv më të gjerë. Draftdokumenti i parë i programit iu dorëzua Komisionit më 15 nëntor 2013, drafti i dytë i rishikuar u paraqit në 7 shkurt 2014 dhe versioni i tretë i rishikuar më 5 maj 2014. Gjatë muajit dhjetor 2013, dy SO-të në koordinim edhe me CBIB + zhvilluan raundin e parë të takimeve konsultative, në formën e prezantimit të programit, me aktorët kryesorë lokalë në zonat e përzgjedhura, me qëllimin për të kërkuar të dhëna dhe rekomandimet të tyre. Gjatë periudhës mars–maj 2014 u organizua nga SO-të, në koordinim me CBIB +, vala e dytë e konsultimeve, duke marrë në konsideratë një proces të gjerë konsultimi publik, për t’i paraqitur organizatave të shoqërisë civile, universiteteve, aktivistëve të shoqërisë civile në rajonet e përzgjedhura draftdokumentin e dytë të programit CBC. Aktorët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor mbështetën fuqimisht prioritetet tematike të përzgjedhura për këtë program dhe siguruan, gjithashtu, detaje për sa u përket nevojave që lidhen me rajonet e tyre përkatëse, të cilat janë pasqyruar në mënyrë të rregullt në dokumentin e programit. Përveç kësaj, për të koordinuar procesin në nivel kombëtar, një takim konsultativ u organizua edhe në Shqipëri me përfaqësues nga ministritë e linjës që mbulojnë prioritetet tematike të propozuara në programin. Faqe|1327

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents