Fletorja Zyrtare
mbulojnë 50% të sipërfaqes së përgjithshme).
Terreni, gjithashtu, është mjaft i vështirë me
vendndodhje të pashfrytëzuara duke e bërë atë një
atraksion për turizmin në të dyja anët e kufirit.
Zona ka kontraste të terreneve malore dhe fushore,
burime ujore, liqene, peshkim, lumenj, që rrjedhin
nga të dyja anët e kufirit dhe dalin në det përmes
Lezhës. Autostrada e re e ndërtuar të kalojë përmes
Durrësit për në Kukës dhe pastaj përmes kufirit në
Prishtinë ka kontribuar në mënyrë të
konsiderueshme në rritjen e lëvizshmërisë së
njerëzve dhe të mallrave, për qëllime të ndryshme,
si: tregtisë, turizmit, arsimit dhe shkëmbimeve, që
nga viti 2009.
Kjo është një zonë tradicionale për
mbarështimin e deleve dhe konsiderohet të jetë një
zonë e madhe kullote në Evropë. Zona është e
pasur në minerale, si: krom, qymyr, hekur-nikel,
bakër, gëlqere, rërë kuarci dhe mermer dhe
përmban monumente të shumta natyrore.
E gjithë zona e programit banohet kryesisht nga
popullsi fshatare. Në rajonet përfituese të Kosovës
65.9% e popullsisë është rurale, ndërsa në Shqipëri
ajo përfshin 53.8%. E tërë zona e programimit ka
një popullsi relativisht të re (rreth 51% e grupmoshës nga 0–27). Tendenca e rritjes së
popullsisë është duke rënë në të dyja anët e kufirit.
Ka pasur një rënie të vazhdueshme të numrit të
lindjeve. Për më tepër, në të dyja anët ka pasur një
tendencë të lëvizjeve masive migratore të
brendshme dhe të jashtme, të cilat kanë ndikuar
negativisht në rritjen e popullsisë dhe strukturën e
zonës së programit.
Reformat e politikave
Shqipëria dhe Kosova aspirojnë të bëhen
anëtare të Bashkimit Evropian. Sondazhet e
përsëritura të perceptimit publik tregojnë se ato
mbeten ndër përfituesit IPA II me qëndrimin më
pozitiv (më shumë se 95% ) për t’u bërë anëtar i
familjes së Bashkimit Evropian. BE nënvizon10 një
sërë sfidash kyçe përpara me të cilat Shqipëria dhe
Kosova përballen, të tilla si: shteti i së drejtës;
funksionimi i institucioneve që garantojnë
demokracinë; të drejtat themelore; dhe tejkalimi i
trashëgimisë të së kaluarës në rastin e Kosovës.
Ekonomia
Shqipëria ka ecur relativisht mirë gjatë dekadës
KE - Strategjia e Zgjerimit dhe Sfidat Kryesore 2013–
2014, tetor 2013.
10
Faqe|1330
Viti 2021 – Numri 7
së fundit. Vendi ka qëndruar larg recesionit, duke
ruajtur ritmet pozitive të rritjes, pavarësisht
ekspozimit të saj ndaj krizës ekonomike që e goditi
fort Greqinë dhe Italinë, edhe duke qenë e rrethuar
nga ekonomitë rajonale kontraktuese. Rritja e PBBsë është ngadalësuar nga norma e rritjes 7.5% në
2008, në një normë më të ulët të rritjes 1.6% në
vitin 2012. Kosova ka bërë progres në drejtim të
krijimit të një ekonomie funksionale të tregut.
Nevojiten
reforma
dhe
investime
të
konsiderueshme për të mundësuar që ajo të
përballojë në afat të gjatë presionin konkurrues dhe
forcat e tregut. Situata e vështirë ekonomike në
rajon dhe BE-ja kanë ndikuar ekonominë e
Kosovës, megjithëse më pak se përfituesit e tjerë të
IPA II në rajon. PBB-ja e Kosovës u rrit me 2.5%
në 201211.
Dallimet rajonale në aspektin e zhvillimit socialekonomik janë të dukshme jo vetëm në të gjithë
zonën e programit, por edhe brenda rajoneve.
Zona e programit ka një ekonomi kryesisht
industriale-agrare, me industrinë më të zhvilluar në
anën e Kosovës, ndërsa rajonet shqiptare janë të
dominuara nga bujqësia dhe shërbimet. Për
momentin, rritja ekonomike është modeste.
Megjithatë, ka shenja të rimëkëmbjes ekonomike
pas një periudhe të ngecjes ekonomike
(stanjacionit).
Sektori privat
Operatorët ekonomikë në zonën e programit
janë shumë të fragmentuar dhe të vegjël në
madhësi, që pasqyron strukturën e ndërmarrjeve në
nivel kombëtar, që tregon se biznesi është më së
shumti familjar dhe se mbizotëron vetëpunësimi.
Struktura e ndërmarrjeve dominohet nga
ndërmarrjet shumë të vogla, që punësojnë 1–4
persona, të cilat përbëjnë pothuajse 90% të totalit
të ndërmarrjeve në zonat përfituese.
Infrastruktura
Rrugët: Kosova dhe Shqipëria janë pjesë e
rrjetit12 SEETO me Autostradën 7 (314 km), që
kalon te të dyja ato13. Hekurudhat: Nuk ka lidhje
hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Për
shkak të mungesës së investimeve, infrastruktura
hekurudhore është shumë e varfër, mungojnë
Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën,
tetor 2013.
12 Observatori i Transportit i Evropës Juglindore.
13 Route 7, drejtimet përfshijnë: Lezhë (Shqipëri)–
Prishtinë/Priština (Kosovë)–Doljevac (Serbi).
11
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents