Fletorja Zyrtare kryeqytet, dhe në zonat bregdetare - këta të fundit regjistrojnë normën më të lartë të varfërisë në vitin 2012 në një mesatare prej 17.6%. Pabarazitë rajonale në Shqipëri janë evidente, edhe pse duket sikur varfëria ka migruar nga zona veriore drejt zonës bregdetare. Të gjitha rajonet në zonën e programimit janë mbi normën mesatare të varfërisë kombëtare, me Kukësin si rajoni më i varfër i vendit mesatarisht një normë prej 21.8% e varfërisë, e ndjekur nga rajoni i Lezhës me 17.5%. Varfëria është bërë një shqetësim urban, që tregon një ecuri të ngadaltë të ekonomisë gjatë viteve të fundit, dhe se rimëkëmbja e potencialit të ezauruar urban për të udhëhequr rritjen ekonomike është bërë e domosdoshme. Të dhënat e nivelit të varfërisë në Kosovë nuk janë premtuese. Treguesit e varfërisë në Kosovë janë përkeqësuar në vend të përmirësimit gjatë viteve. Bazuar në të dhënat zyrtare statistikore në vitin 2012, është llogaritur se rreth 34.5% e popullsisë së Kosovës jeton në varfëri të përgjithshme dhe rreth 12.1% jetojnë në varfëri21 ekstreme. Niveli i varfërisë në zonat rurale është më i lartë se në zonat urbane, ndërsa në mes të meshkujve dhe femrave niveli i varfërisë në vitin 2011 ishte pothuajse i njëjtë22. Nuk ka të dhëna në lidhje me shkallën e varfërisë nga rajonet ekonomike të Kosovës. Arsimi Arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore në zonën e programimit. Arsimi jepet në të gjitha nivelet: fillor, i mesëm dhe terciar (universitar). Gjenden 589 shkolla për 137.557 nxënës që ndjekin nivelin e arsimit fillor në tërë zonën23 e programimit. Ka 89 shkolla për arsimin e mesëm në zonën e programimit, nga të cilat 34 në zonat shqiptare dhe 55 në zonën e Kosovës. Ka një përqindje të lartë të të rinjve që ndjekin arsimin e Anketa e Banesave e vitit 2011 vlerësoi se 29.7% e popullsisë së Kosovës jeton nën kufirin e varfërisë, me 10.2% të popullsisë që jeton nën kufirin e varfërisë së skajshme (Agjencia e Statistikave të Kosovës). 22 Në vitin 2011, 30.3% e femrave në Kosovë jetojnë në varfëri në krahasim me 29.2% të meshkujve, me një pikë përqindjeje diferencë. Nga viti 2009 deri në vitin 2010 shkalla e varfërisë ka rënë pak më shumë për meshkujt se te femrat. 23 Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Vjetari Statistikor 2010–2011: http://www.mash.gov.al/File/statistika/vjetari-statistikorper- arsimin-2010-2011-dhe-seri-kohore.pdf. 21 Viti 2021 – Numri 7 mesëm në zonën urbane, krahasuar me 37.02% në zonën rurale. Gjenden 3 shkolla profesionale në Lezhë dhe 1 në Kukës. Qendrat e formimit profesional në Pejë dhe në Gjakovë ofrojnë programe të ndryshme profesionale për të rriturit. Gjenden institucione të arsimit të lartë në zonë. Universiteti i Tiranës ka hapur degën e tij në Kukës me 3 fakultete. Gjatë vitit akademik 2011–2012 kanë qenë 671 studentë të regjistruar. Gjenden 3 universitete në qendrat më të mëdha urbane në zonën e Kosovës, si në Pejë/Peć, Gjakovë/Đakovica dhe Prizren. Në lidhje me Kërkimin dhe zhvillimin, zonës së programimit i mungon totalisht infrastruktura dhe kapacitetet. Shëndetësia Në Shqipëri, sistemi shëndetësor publik menaxhohet nga qeveria24 qendrore. Kujdesi parësor shëndetësor në Shqipëri jepet në nivel komune dhe bashkie, ndërsa kujdesi shëndetësor dytësor është i vendosur kryesisht në qendrat më të mëdha urbane të zonës së programimit, si pjesë e rajonalizimit të shërbimeve shëndetësore spitalore. Sistemi i kujdesit shëndetësor në Kosovë siguron mbrojtje shëndetësore në tri nivele: Parësor25, sekondar dhe terciar. Në të gjithë zonën e programit sistemi shëndetësor ballafaqohet me nevojën për t’u përgjigjur në mënyrën më efikase dhe efektive, të krahasueshme me vendet e tjera evropiane dhe standardet e BE-së. Kultura Trashëgimia historike dhe kulturore është një nga pasuritë më të rëndësishme të zonës së programit. Ka lidhje shumë të fortë midis popullatave të dyja anëve të zonës së programit, të cilat rrjedhin nga gjuha dhe historia e përbashkët, nga rrënjët e thella të përbashkëta dhe marrëdhëniet intensive të njerëzve, marrëdhëniet kulturore dhe komerciale dhe shkëmbimet që kanë lidhur këto territore dhe banorët e tyre për shekuj. Rajoni është i pasur me vende dhe monumente të Brenda rajonit, drejtoritë e ndryshme të Rrethit për Shëndetësinë, pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë në Tiranë, kanë përgjegjësi të caktuara operative dhe administrative. 25 Mjekësia familjare/kujdesi parësor shëndetësor është pjesë e sistemit qeveritar të kujdesit shëndetësor dhe është rregulluar në të gjitha bashkitë dhe komunat e Kosovës. Koncepti i mjekësisë familjare nënkupton aplikimin e masave parandaluese dhe të kujdesit shëndetësor publik. 24 Faqe|1333

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents