Fletorja Zyrtare
të sigurisë ushqimore dhe organeve inspektuese do
të jetë i rëndësishëm për rritjen e
konkurrueshmërisë së sektorit bujqësor.
Papunësia mbetet në një shkallë
shqetësuese për popullatën e zonës së programit,
veçanërisht në anën e Kosovës, ku ka papunësi
shumë më të lartë, veçanërisht, në mesin e të rinjve,
popullsinë rurale dhe femrat (në disa zona ajo e
tejkalon 50%). Papunësia e lartë ka çuar në
shpopullimin dhe rrjedhjen/largimin e njerëzve të
aftë dhe të arsimuar në pjesën rurale të zonës së
programimit dhe një integrim të ulët të tregjeve të
punës ndërkufitare, dhe lëvizshmërinë e ulët
ndërkufitare. Për shkak të pasigurisë së punës ka
pasur një normë të lartë të migrimit, veçanërisht
nga zonat rurale drejt rajoneve më të zhvilluara apo
jashtë vendit. Asistenca sociale si rezultat i
papunësisë është një barrë e rëndë për shpenzimet
publike.
Disa nga sfidat kryesore përpara përfshijnë
nevojën për të përmirësuar nivelin e arsimit
profesional, në funksionin për t’i shërbyer më mirë
nevojave të tregut të punës me aftësitë e nevojshme
në mënyrë që të rrisë aftësitë e fuqisë punëtore të të
rinjve dhe për të rritur mundësitë e punësimit,
veçanërisht të rinjtë më të mirë. Nevoja për të
promovuar aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit,
duke përdorur kërkimet ekzistuese dhe qendrat e
larta arsimore në fusha me interes të përbashkët që
rrisin përfitimet që rrjedhin nga bashkëpunimi
ndërkufitar është, gjithashtu, një prioritet sfidues
për ndërhyrjet ndërkufitare.
Standardet e ulëta të jetesës në zonën
kufitare po shkaktojnë një shpopullim të
vazhdueshëm, veçanërisht në zonat e largëta dhe
malore, standardet e jetesës janë përkeqësuar gjatë
viteve të fundit dhe së bashku me krizën e tregut të
punës kanë rritur fenomenin e margjinalizimit,
vështirësitë sociale dhe emigracionin te të rinjtë.
Prania e flukseve migratore të forta ka ndikuar në
fuqinë punëtore dhe rezultoi në humbjen e
punëtorëve të kualifikuar dhe të arsimuar në zonat
më të ulëta të urbanizuara. Shpopullimi i
vazhdueshëm i disa rajone në favor të zonës
qendrore është një kërcënim real për zhvillimin e
turizmit dhe bujqësisë, në veçanti, pasi varet në një
pjesë të madhe nga prania e një popullate rurale
aktive dhe relativisht e dendur.
Mbrojtja e mjedisit ka nevojë për
konsideratë serioze në planet e zhvillimit të
Viti 2021 – Numri 7
zonës së programit të ardhshëm. Zona është e
pasur në burime natyrore, prandaj mbrojtja e
mjedisit dhe ruajtja e këtyre burimeve është
vendimtare për zhvillimin e saj të qëndrueshëm.
Disa nga sfidat kryesore kanë të bëjnë me
shfrytëzimin e pakontrolluar të resurseve natyrore
në zonën e programimit dhe nivelin e ulët të
zbatimit të rregullave dhe standardeve të mjedisit
për të siguruar një menaxhim më të mirë të zonave
pyjore dhe të mbrojtura për të parandaluar
degradimin e mjedisit. Promovimi i sensibilizimit
mjedisor dhe i edukimit mbi rëndësinë e mbrojtjes
së burimeve natyrore është, gjithashtu, një sfidë.
Përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve, kontrolli i
ndotjes, një përdorim efikas i burimeve të energjisë
dhe përmirësimi i menaxhimit të tokës janë ndër
prioritetet kryesore për t’u trajtuar nga planet
qeveritare dhe lokale të zhvillimit. Valorizimi i
mëtejshëm i burimeve natyrore në funksion të
zhvillimit ekonomik është një çështje kyçe për
zhvillimin e zonës.
Investimi i fundit i madh në infrastrukturën
rrugore ka qenë efektiv për nxitjen e zhvillimit
të zonës së programit, por rrjeti më i gjerë i
infrastrukturës ende mbetet pengesë për një
zhvillim të qetë ekonomik dhe social. Zhvillimi i
qëndrueshëm dhe përmirësimi i transportit dhe
infrastrukturës publike mund të kontribuojë në
zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe një rritje
të përgjithshme të pasurisë në zonën e programit.
Zhvillimi i infrastrukturës që lehtëson biznesin dhe
përhapjen e rrjeteve dhe shërbimeve për të
mbështetur zhvillimin e biznesit dhe inovacionit,
mund të kontribuojë në një rritje të përgjithshme të
pasurisë dhe ekonomisë në zonë.
Potenciali turistik është një tjetër mundësi e
humbur në të dyja anët. Zona ka një trashëgimi
të pasur historike-kulturore-artistike që duhet të
ruhet dhe promovohet. Valorizimi i mëtejshëm i
trashëgimisë historike dhe i kulturës mund të
kontribuojë në forcimin e identitetit të zonës. Sfidat
kryesore mbeten: nevoja për të zhvilluar lloje të
ndryshme të turizmit (kulinari e turizmit malor dhe
agroturizëm) në të gjithë zonën e programimit;
vizibiliteti i ulët i trashëgimisë së pasur historike
dhe kulturore dhe veçantitë tradicionale, duhet të
rriten të ardhurat në zonën e programimit, duke
nxitur aktivitetet për të ruajtur traditën,
trashëgiminë kulturore dhe natyrore; duhet të rritet
niveli i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve në fushën
Faqe|1335
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents