Fletorja Zyrtare e zhvillimit të turizmit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Potenciali turistik është një mundësi që duhet të vlerësohet në të dyja anët dhe të shfrytëzohet më mirë. Iniciativat CBC duhet të mbështesin zhvillimin e ofertave të përbashkëta turistike. Zona ka një trashëgimi të pasur historikekulturore-artistike që duhet të ruhet dhe promovohet. Valorizimi i mëtejshëm i trashëgimisë historike dhe i kulturës mund të kontribuojë në forcimin e identitetit të zonës. Trashëgimia kulturore është një pasuri për zhvillimin ekonomik të zonës së programit. Bashkëpunimi mes institucioneve të kulturës është i pranishëm, por mund të intensifikohet edhe më tej. Përmirësimi i sistemit arsimor në të gjitha nivelet është një përparësi e madhe për zonën e programit, veçanërisht në zonat rurale. Aksione të përbashkëta të mëtejshme mund të ndërmerren për të krijuar rrjetin e qendrave të trajnimit profesional si dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe agjencitë kërkimore dhe organizatat. Avantazhet që vijnë nga gjuha e përbashkët duhet të shfrytëzohen edhe më tej në zhvillimin e kurrikulave arsimore. Shërbimet sociale janë pak të zhvilluara dhe në mënyrë të pabarabartë. Veçanërisht shërbimi shëndetësor ka nevojë për përmirësime të mëdha, si në mbulimin dhe në cilësinë. Kuadri ligjor për sigurimin shëndetësor (në anën shqiptare të zonave rurale) ende pengon përparimin e zhvillimit të ofrimit të shërbimit shëndetësor. Duke pasur parasysh se sektori i shëndetësisë menaxhohet nga qendra, ndoshta mund të bëhet jo shumë nën programet CBC, por sigurisht që ka vend për aktivitete potenciale të përbashkëta që lidhen me fushatat e promovimit dhe edukimit shëndetësor. Inkurajimi i rrjeteve rajonale të OSHC-ve (duke përfshirë sportin, rininë dhe organizatat kulturore) mund të kontribuojë në ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve në të dyja anët e kufirit në këtë zonë multietnike të programit. Kërkimi dhe zhvillimi dhe depërtimi i TIKut është në nivele dukshëm të ulëta. Ka investime, mbështetje qeveritare, rajonale ose vendore të pamjaftueshme të aktiviteteve për K&ZH, pavarësisht nga fakti se universitetet janë të pranishme në zonën e programit. Nuk ka të dhëna specifike për K&ZH, por ka pothuajse mungesë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve Faqe|1336 Viti 2021 – Numri 7 të arsimit në të dy përfituesit IPA II; kërkimi shkencor, zhvillimi dhe fusha e inovacionit nuk eksplorohen. Qeveritë vendore dhe rajonale janë në përgjithësi financiarisht dobët dhe nuk mund të nxisin zhvillimin lokal. Atyre u mungojnë aftësitë në menaxhimin, kontrollin financiar dhe buxhetimin, si edhe qasjet demokratike në proceset vendimmarrëse. Përthithja/absorbimi i fondeve të BE-së është i ulët. Bashkëpunimi mes qeverive vendore dhe rajonale ndërmjet përfituesve IPA II mund të përmirësohet. Procesi i decentralizimit është në vazhdim e sipër në të dy përfituesit. Seksioni 3: Strategjia e programit 3.1 Argumentimi - Arsyetimi për strategjinë e përzgjedhur për fushat e ndërhyrjes Programi Ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Kosovës do të synojë të promovojë zhvillimin social-ekonomik të qëndrueshëm në zonën ndërkufitare përmes nxitjes së bashkëpunimit mes njerëzve, komuniteteve dhe institucioneve. Në kuadër të këtij programi, prioritetet tematike të mëposhtme (TPs) janë identifikuar të jenë në shënjestër për periudhën 2014–2020: Prioriteti tematik 1: Mbrojtja e mjedisit, promovimi i politikave të zbutjes dhe të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve Zona e programit është jashtëzakonisht e pasur me biodiversitet dhe burime natyrore. Mbrojtja dhe valorizimi i këtyre aseteve është padyshim një nga pikat kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mund të ofrojë mundësi të shumta për bashkëpunim ndërkufitar. Zona e programit ofron një klimë dhe biodiversitet të pasur, duke përfshirë një peizazh të pasur, që nga malet më të larta në zonë, kodra, fusha, liqen, lumenj dhe bregdet. Prandaj, aksionet sipas këtij prioriteti do të mbështesin mbrojtjen, ruajtjen dhe vlerësimin e burimeve mjedisore në zonën e programit përmes iniciativave të përbashkëta për trajtimin e mbrojtjes së mjedisit dhe promovimin në fushën e programit, si: promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve mjedisore, nxitja e energjisë së rinovueshme, duke mbështetur aksionet e përbashkëta në lidhje me strategjitë, planet e veprimit, hulumtimin që synon çështjet mjedisore, duke përfshirë menaxhimin e mbetjeve të ngurta, menaxhimin e ujit, përgatitjen e strategjive dhe të planeve të veprimit mbi erozionin e tok��s,

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents