Fletorja Zyrtare përgatitjen e strategjive dhe të planeve të veprimit për parandalimin dhe zbutjen e rreziqeve të shkaktuara nga njeriu dhe fatkeqësive natyrore. Gjithashtu, nxitja e aktiviteteve ekonomike miqësore me mjedisin, përmes partneriteteve dhe formimit të rrjeteve ndërmjet autoriteteve vendore dhe rajonale nga të dyja anët e kufirit, me fokus problematikat mjedisore dhe garantimin e nismave vendore, për të mbështetur ndërhyrjet mjedisore në shkallë të vogël të infrastrukturës dhe prokurimin e pajisjeve, si dhe promovimin e ndërgjegjësimit mjedisor dhe edukimin. Përafërsisht 1/3 e alokimeve të përgjithshme të programit IPA , d.m.th. 2 520 000 euro, do t’u kushtohet aksioneve sipas këtij prioriteti tematik. Prioriteti tematik 2: Inkurajimi i turizmit dhe i trashëgimisë kulturore dhe natyrore Prioriteti i dytë do të promovojë iniciativa të përbashkëta ndërkufitare dhe aksione që synojnë turizmin, promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si një mënyrë për të promovuar zhvillimin ekonomik të zonës. Ky prioritet është shumë i rëndësishëm për t’u shënjestruar nga programi, për shkak të faktit se edhe pse turizmi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e zonës, madhësia e madhe e tregut të turizmit rajonal tregon një potencial të pashfrytëzuar në masë të madhe. Zhbllokimi i këtij potenciali do të japë një stimul të konsiderueshëm në rritjen ekonomike të të dyja anëve të kufirit. Veç kësaj, zona e programit ofron një larmi të karakteristikave lokale që janë të përshtatshme për aktivitete turistike, si: natyra e bukur dhe peizazhet spektakolare, folklori tradicional dhe disa vende kulturore dhe historike me famë botërore. Ky prioritet i programit do të kontribuojë për përmirësimin dhe rritjen e standardeve të jetesës, duke ofruar mundësi për partneritete dhe shkëmbime të gjera të interesit të përbashkët përtej kufirit për të zhvilluar turizmin dhe vlerësuar trashëgimisë kulturore të zonës. Pritet të zbatohen aksione që do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe produkteve. Përafërsisht 1/3 e alokimeve të përgjithshme të programit të IPA-së, d.m.th. 2 520 000 euro, do t’u kushtohet aksioneve sipas këtij prioriteti tematik. Prioriteti tematik 3: Investimi në rini, arsimim dhe aftësi Zona e programit është relativisht e re dhe Viti 2021 – Numri 7 përballet me sfida, të tilla si: mungesa e mundësive të punësimit, akses i kufizuar në arsim dhe arritjen e aftësive, çështjet e shëndetit dhe aftësinë e pamjaftueshme për të ndikuar hartimin e politikave (politikëbërjen) dhe integrimin gjinor në të gjitha nivelet në arsim. Edukimi/arsimi, në veçanti, mbetet një nga prioritetet kryesore në fushën e programimit. Ai kërkon reformë, duke përfshirë trajnimin e mësimdhënësve, masat për sigurimin e cilësisë, transparencën dhe përvojat praktike të të mësuarit. Ekziston nevoja për të orientuar sistemin arsimor drejt kërkesave të tregut, për të mundësuar kontributin e tij në drejtim të rritjes së konkurrueshmërisë së tregut dhe në përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Prandaj, ky prioritet renditet i treti për t’u trajtuar nga programi, me qëllim për të fuqizuar të rinjtë dhe për të promovuar edukimin dhe aftësitë në zonën ndërkufitare. Kjo do të arrihet përmes promovimit të fuqizimit të rinisë, përmes iniciativave të vetëpunësimit, fillimin e bizneseve, shkëmbimet dhe rrjetet, teknologjinë bashkëkohore dhe moderne, organizimin e programeve të shkëmbimit të të rinjve, duke mbështetur aktivitetet e rrjeteve rinore, si: turne sportive, festivale kulture dhe muzike dhe evente, duke inkurajuar zërin e rinisë në procesin e vendimmarrjes në nivelin vendor, forcimin e partneritetit mes grupeve rinore, OJQ-të me pushtetin vendor për të ndërmarrë iniciativa të përbashkëta, duke investuar në arsim, duke përfshirë aftësitë dhe mësimin për gjatë gjithë jetës duke zhvilluar arsimin dhe infrastrukturën e trajnimit, trajnimin e mësuesve dhe kualifikimin, integrimi gjinor në të gjitha nivelet e sistemit arsimor dhe të AFP-së, promovimin e shëndetit dhe të jetesës së shëndetshme në shkolla dhe aksione të përbashkëta në fushën e kërkimit dhe zhvillimit. Përafërsisht 1/3 e alokimeve të përgjithshme të programit të IPA-së, d.m.th. 2 520 000 euro, do t’u kushtohet aksioneve sipas këtij prioriteti tematik. Prioriteti tematik 4: Asistenca teknike Asistenca teknike (AT) do të synojë të sigurojë menaxhim efektiv, efikas dhe të përgjegjshëm të programit ndërkufitar. Mbështetja do të sigurohet në 2 nivele: - Në nivel menaxhimi, përmes mbështetjes për strukturat operative dhe strukturat e menaxhimit të përbashkët, në mënyrë që të sigurohet zbatimi Faqe|1337

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents