Fletorja Zyrtare Viti 2021 – Numri 7 Prioriteti 4: Asistenca teknike Objektivi specifik Objektivi specifik i asistencës teknike është të garantojë zbatim efikas, efektiv, transparent dhe në kohë të programit të bashkëpunimit ndërkufitar, si edhe të sensibilizojë komunitetet kombëtare, rajonale dhe vendore të programimit, si edhe popullsinë në përgjithësi në zonën e programit. Gjithashtu, mbështet aktivitetet sensibilizuese në nivel të gjerë, me qëllim që qytetarët të informohen për IPA II. Për më tepër, siç ka dëshmuar përvoja gjatë ciklit të programimit 2007–2013, ky prioritet do të përforcojë kapacitetet administrative të autoriteteve dhe përfituesve, që zbatojnë programin, me qëllim përmirësimin e “autorësisë” dhe përshtatshmërisë së rezultateve të projekteve dhe programit. Asistenca teknike do të përdoret për të mbështetur punën e strukturave operuese (SO) dhe të Komitetit të Përbashkët Monitorues (KPM), në garantimin e ngritjes eficiente, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të programeve, si edhe në përdorimin optimal të burimeve. Kjo do të arrihet përmes ngritjes dhe funksionimit të Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT, që do të ngarkohet me menaxhimin e përditshëm të programit dhe do të raportojë pranë SO-së dhe KPM-së. Rezultatet e synuara 1. Mbështetja administrative për strukturat operuese (SO) dhe Komitetin e Përbashkët Monitorues të Programit forcohet Ky prioritet do të garantojë zbatim normal të programit gjatë të gjitha fazave. Ai përfshin disponimin e mjeteve financiare dhe stafin e kualifikuar të aftë që të asistojë strukturat operuese dhe Komitetin e Përbashkët Monitorues, si edhe ngritjen dhe forcimin e menaxhimit, monitorimit, mekanizmat e kontrollit dhe procedurat. Nëse nevojitet, do të kontribuojë edhe në përgatitjen e ciklit financiar pasues (2001–2007). Treguesit e rezultateve Treguesi Njësia Skenari bazë Objektivi 2022 Përqindja e përfituesve të kënaqur me mbështetjen për zbatimin e programit % Nuk ka të dhëna 75% * Për sa i përket treguesit të rezultatit 1, vini re se programi Shqipëri–Kosovë ka shpallur vetëm një thirrje për aplikime dhe zbatimi i projekteve nën këtë thirrje fillon në dimrin 2014, prandaj ky tregues është shënuar me “nuk ka të dhëna”. Për referenca në të ardhmen, kur të bëhet vlerësimi i programit të tanishëm, do të merret parasysh për programimin e periudhës së ardhshme 2014–2020, përfshi skenarin bazë dhe objektiva më të saktë. 2. Kapacitetet teknike dhe administrative për menaxhimin dhe zbatimin e programit forcohen Ky prioritet do të japë mundësi për përmirësimin e kompetencave dhe aftësive të strukturave drejtuese të programit, si edhe të aplikantëve potencialë dhe fituesve të granteve. Për forcimin e kapaciteteve do të përgatiten aktivitete të posaçme, që do të zbatohen mbi bazën e nevojave të evidentuara gjatë zbatimit të programit. Si pjesë e mësimeve të nxjerra nga cikli i programit 2007– 2013, do të forcohen këto aspekte: i. pjesëmarrja e anëtarëve të KPM-së në detyrat që parashikon kuadri ligjor i IPA II; ii. kapacitetet e aplikantëve potencialë për të krijuar partneritete ndërkufitare të qëndrueshme; iii. kapacitetet e përfituesve të granteve për të përmbushur kënaqshëm detyrimet kontraktuale të tyre. Treguesit e rezultateve Treguesi Rritja mesatare e numrit të aplikimeve të dorëzuara gjatë secilës thirrje * Përqindja mesatare e koncept-notave kualifikohen për vlerësim të mëtejshëm ** Njësia Skenari bazë Objektivi 2022 % Numri i aplikimeve të dorëzuara në thirrjen e parë të programit në vazhdim (2007–2013) 20% që Nuk ka ** Rritja e përqindjes gjatë ciklit të programit Faqe|1343

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents