Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
Kontributi i BE-së është llogaritur në raport
me shpenzimet e pranueshme, që bazohen në
totalin e shpenzimeve të pranueshme, duke
përfshirë shpenzimet publike dhe private. Norma
e bashkëfinancimit të BE-së për çdo prioritet
tematik duhet të jetë jo më pak se 20% dhe jo më
shumë se 85% e shpenzimeve të pranueshme.
Shuma e dedikuar për asistencën teknike
duhet të përbëjë jo më shumë se 10% të buxhetit
total akorduar për programin. Norma e
bashkëfinancimit e BE-së është 100%.
Fondet për prioritetet tematike angazhohet
përmes vendimeve zbatuese të Komisionit që
akordojnë fonde mbi bazë trevjeçare, kur është e
mundur. Fondet për asistencën teknike
akordohen mbi bazën e një vendimi zbatues të
posaçëm të Komisionit.
Seksioni 5. Dispozitat zbatuese
Të tria prioritetet e programit do të realizohen
përmes thirrjeve për propozime. Komiteti i
Përbashkët Monitorues do të jetë përgjegjës për
identifikimin e prioriteteve tematike, objektivave
specifikë, përfituesve të synuar, si edhe do të
përcaktojë fokusin specifik të secilës thirrje për
propozime që do të miratohet nga Komisioni
Evropian. Në këtë aspekt, një proces konsultimi
shtesë mund të zhvillohet me palët e interesuara
në nivel vendor dhe qendror, si edhe me
komunitetin e donatorëve.
Gjatë përgatitjes së programit, nuk është
evidentuar ndonjë projekt strategjik që të
përzgjidhet jashtë thirrjes për propozime.
Megjithatë, gjatë periudhës së zbatimit të
programit, mund të vendoset që një pjesë të
buxhetit të programit (një apo dy vite) të
financojnë projektet më strategjike, veçanërisht
ato që lidhen me prioritetet tematike të Mjedisit
dhe Turizmit. Kjo zgjidhje është mbështetur
Raundi
i thirrjeve për
propozime
I PARI
gjatë procesit të konsultimit programit nga disa
prej përfituesve potencialë.
Projektet strategjike mund të zgjidhen përmes
thirrjeve për projekte strategjike ose edhe jashtë
thirrjes për propozime. Në këtë rast, Komisioni
duhet të miratojë ndryshim/e në programin
BNK, pas propozimit dhe pëlqimit nga KPM-ja,
me qëllim integrimin në program të një projekti
strategjik të tillë.
Projektet strategjike përkufizohen si ndërhyrje
me ndikim të rëndësishëm ndërkufitar në të
gjithë zonën e programit i cili, në mënyrë të
pavarur ose në kombinim me projekte të tjera
strategjike, kontribuon ndjeshëm në arritjen e
objektivave madhorë në nivel prioritet. Disa
kritere të përgjithshme për përzgjedhjen e
projekteve strategjike mund të jenë: ndikimi në të
dyja anët e zonës së programit; lidhja me
strategjitë rajonale apo të tjera për zhvillimin e
zonave kufitare; norma e kontributit dhe
bashkëfinancimit nga autoritetet rajonale; numri i
banorëve që përfitojnë nga ndërhyrjet; kostoefektiviteti i ndërhyrjeve; komplimentariteti me
aksione paralele dhe qëndrueshmëria e
ndërhyrjeve. Për më tepër, këto projekte duhet të
kenë dokumentacion të plotë tenderi dhe, në rast
të investimeve në infrastrukturë, duhet të kenë të
gjitha lejet e nevojshme për ndërtimin dhe
shfrytëzimin, bashkë me vlerësimet e nevojshme
të ndikimit në mjedis.
Prioriteti i tretë “Edukimi i rinisë dhe aftësitë”
do të zbatohet vetëm përmes thirrjeve për
propozime, me financim me buxhet 1- apo 2vjeçar. Me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe
ndikimit të programit, rezultatet e synuara mund
të kërkohen në disa raunde thirrjesh, sipas një
modeli të ngjashëm me ilustrimin në tabelën më
poshtë.
Objektivat specifikë
Objektivi specifik 1, rezultati 1.1 Thirrje për propozime e përgjithshme:
Menaxhimi dhe promovimi më i mirë i burimeve mjedisore dhe
biodiversitetit
Objektivi specifik 2, rezultati 1.2 Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve
turistike për t’u bërë më konkurruese
Objektivi specifik 3, rezultati 1.3 Përmirësimi i aksesit në punësim, arsimim
Faqe|1346
Lloji
i thirrjeve për propozime
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents