Fletorja Zyrtare Viti 2021 – Numri 7 dhe formim profesional për të rinjtë I DYTI Objektivi specifik 2, rezultati 2.1 Thirrje për propozime e përgjithshme: Menaxhimi dhe promovimi më i mirë i burimeve mjedisore dhe biodiversitetit Objektivi specifik 2, rezultati 2.2 Përmirësimi i ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore Objektivi specifik 3, rezultati 2.3 Fuqizimi i rrjeteve dhe shkëmbimeve rinore I TRETI Objektivi specifik 3, rezultati 3.1 Thirrje për propozime e përgjithshme: Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe produkteve turistike për t’u bërë më konkurruese Objektivi specifik 3, rezultati 3.2 Përmirësimi i aksesit në punësim, arsimim dhe formim profesional për të rinjtë SITUATA DHE ANALIZA SWOT PROGRAMI IPA CBC SHQIPËRI– KOSOVË* 2014–2020 * Ky emërtim nuk cenon qëndrimet në lidhje me statusin dhe është në pajtim me rezolutën 1244/1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. 1. HYRJE Zona26 e programit për programin ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës mbulon një territor prej 8,335 km2, me një popullsi prej rreth 936,761 banorësh. Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 114 km2. Harta e zonës së programit Në Shqipëri zonat përfituese mbulojnë 3,994 km2, që përfshijnë 2 rajone dhe 8 bashki me një 26 Zona ndërkufitare përfituese është përcaktuar në përputhje me nenin 88 të rregullores zbatuese IPA. total prej 3627 vendbanime. Të dyja rajonet nga Shqipëria28 përfshijnë: Rajoni i Kukësit përfshin rrethet Kukës, Has dhe Tropojë, 3 bashki, 24 komuna dhe 206 vendbanime. Rajoni i Lezhës përfshin rrethet: Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, 5 bashki, 16 komuna dhe 170 vendbanime. Në Kosovë29 zona përfituese mbulon 4,341 km2 dhe përfshin rajonet ekonomike të mëposhtme: Rajoni Ekonomik Jugor përbëhet nga 6 komuna: Prizren, Dragash/Dragaš, Rahovec/Orahovac, Suharekë/Suva Reka, Malishevë/Mališevo dhe Mamusha/Mamuša. Rajoni Ekonomik Perëndimor përbëhet nga 6 komuna: Pejë/Peć, Deçan/Dečani, Gjakovë/Đakovica, Istog/Istok, Klinë/Klina dhe Junik. As Shqipëria dhe as Kosova nuk kanë paraqitur ende zyrtarisht klasifikimet30 e Nomenklaturës së Njësive Territoriale për Statistikat (NUTS), si rrjedhojë, zonat përfituese bazohen, për Shqipërinë në rajonet administrative dhe për Kosovën në përcaktimin “rajon ekonomik”. 27 Agjencia e Statistikave të Kosovës: Kosova në shifra 2012. Censusi i Popullsisë dhe Banesave 2011, INSTAT, Shqipëri. 29 Agjencia Kadastrale e Kosovës 2013. 30 Nomenklatura e Njësive Territoriale për Statistikat. 28 Faqe|1347

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents