Fletorja Zyrtare Viti 2021 – Numri 7 Tabela 1: Gjeografia e zonës së programit Sipërf. (km2) % e territorit të përgjithshëm Shqipëria Zonë ndërkufitare Rajoni i Kukësit (rrethet Kukës, Has dhe Tropojë) Region of Lezha (Distrtiks of Lezha, Mirdita and Kurbin) Kosova Zonë ndërkufitare Rajoni Ekonomik Jugor 28,748 3,994 2,374 1,620 10,908 4,341 2,016 100% 48% 28.48% 19.44% 100% 52% 24% Rajoni Ekonomik Perëndimor 2,325 28% Zona e programit - TOTALI 8,335 Madhësia e territorit të zonës së programit për Shqipërinë është pak më e vogël (48%) në krahasim me territorin në Kosovë (52%). Në anën kosovare ka 4 komuna në kufi të drejtpërdrejtë me Shqipërinë (Deçan/Decani, Gjakovë/Đakovica, Prizren dhe Dragash/Dragaš) dhe në Kukës është përgjatë territorit të saj në kufirin me Kosovën. Aktualisht gjenden gjashtë pika të kalimit kufitar që operojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nga këto, tri pikat e kalimit të kufirit (Shishtavec/Kukës, Orgjosë/Kukës dhe Borje/Kukës) janë vetëm për këmbësorët; ndërsa tre janë për transportin e mallrave dhe automjeteve (Morinë/Kukës, Qafa Prush/Kukës dhe Qafë Morinë/Tropojë, njëra në autostradën midis Kukësit dhe Prizrenit, dhe dy të tjerat në rrugët kufitare lokale që lidhin Rajonin e Kukësit me Pejën/Peć dhe Gjakovën/Đakovica në Kosovë). Të tria pikat e kalimit kufitar për makinat dhe kamionët janë të keqpajisura për kryerjen e kalimit të mallrave. E gjithë zona e programit është e pasur me vargmale, pyje, kafshë të egra dhe kullota, si edhe me minerale dhe ujë. Terreni, gjithashtu, është mjaft i vështirë me vendndodhje të pashfrytëzuara duke e bërë atë një atraksion për turizmin në të dyja anët e kufirit. Zona ka kontraste të terreneve malore dhe fushore, burime ujore, liqene, peshkim, lumenj, që rrjedhin nga të dyja anët e kufirit me dalje në det nëpërmjet Lezhës. Autostrada e re e ndërtuar që kalon përmes Durrësit për në Kukës dhe pastaj përmes kufirit në Prishtinë ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e lëvizshmërisë së njerëzve dhe mallrave për Faqe|1348 AL: 48%, KOS: 52% qëllime të ndryshme, si tregtisë, turizmit, arsimit dhe shkëmbimeve, që nga viti 2009. Në anën shqiptare, të dyja rajonet e zonës së programit me Kosovën mbulojnë rreth 13.9% të territorit të Shqipërisë. Rajoni i Kukësit ka një territor prej 2374 km2. Është i vendosur në pjesën verilindore të Shqipërisë dhe paraqet një model të terrenit të vështirë. Rajoni është i vendosur në një lartësi mesatare prej 680 metrash mbi nivelin e detit. Rajoni i Kukësit është shumë i pasur me ujë dhe burime hidrike. Ajo çka e bën atë me interes të veçantë është mbledhja e të gjitha rrjedhave, përrenj dhe lumenj që rrjedhin në lumin Drin. Liqeni i Fierzës është qendra e të gjitha rrjedhave dhe mjediseve ujore dhe është i përshtatshëm për të kultivuar peshq të ndryshëm. Pasuritë ujore të rajonit përdoren edhe si burime të energjisë. Rajoni ka akses në infrastrukturën rrugore dhe lidhjen me pjesën tjetër të vendit, veçanërisht me kryeqytetin, aeroportin ndërkombëtar dhe portin, përmirësuar ndjeshëm, veçanërisht pas investimeve në autostradën Durrës–Kukës– Morinë. Rajoni i Lezhës mbulon një territor prej 1,620 km2 dhe shtrihet përtej detit Adriatik, me një vijë bregdetare prej 38 km në anën veriperëndimore të Shqipërisë. Rajoni i Lezhës kufizohet me rajonin e Kukësit në anën e tij verilindore. Territori i Lezhës është i përbërë nga zonat malore në lindje (65%) dhe zonën fushore në perëndim (35%). Pozita e tij gjeografike - të qenët në qendër të kalimit kryesor të transportit që lidh veriun me jugun dhe lindjen me perëndimin dhe afërsia e tij me portet kryesore

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents