Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
bregdetare, si Durrës dhe Shëngjin (ky i fundit
duke qenë pjesë e territorit të Lezhës), e bën
rajonin një tërheqje të madhe dhe lehtësisht të
arritshëm jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe
në atë ndërkombëtar). Rajoni ka burime ujore,
duke qenë i vendosur pranë rrjedhave të
lumenjve (Drin, Gjadër, Fan i Vogël, Fan i
Madh, Drojë, Urakë, Mat), detit Adriatik, maleve
dhe kodrave me një florë dhe faunë të pasur - që
i shtohen interesit ekonomik dhe potencialit
turistik. Lezha ka zona arkeologjike, objekte të
kultit, monumente të kulturës me vlerë historike
kombëtare.
Figura 2: Zona e Programit në km2
28,748
10,908
8,335
4,341
3,994
AL(all)
Cross-border
area (AL)
Në anën e Kosovës, të dyja rajonet
ekonomike në zonën kufitare me Shqipërinë
mbulojnë rreth 39,8% të territorit të Kosovës.
Komunat, në vijë kufitare të drejtpërdrejtë me
Shqipërinë mbulojnë një sipërfaqe prej 1,967
km2, ose 18% të të gjithë territorit të Kosovës.
Rajoni Ekonomik Jugor me 2,016 km2 ka
Prizrenin si qytet të lashtë historik që shtrihet
përgjatë brigjeve të lumit Lumëbardhë, në luginat
piktoreske pranë maleve të Sharrit/Šar; i cili në
një lartësi prej 2,496 m dhe me liqenet e tij
akullnajore përbën një atraksion të fuqishëm
turistik. Gryka e Mirushës/Miruša me 13 liqenet
e saj dhe 12 ujëvarat është një prej katër
burimeve natyrore të rajonit. Gjetjet arkeologjike
dëshmojnë se Prizreni është një nga qytetet më të
vjetra të Evropës Juglindore e më gjerë. Ka të
kultivuar trashëgiminë kulturore, vendet turistike
dhe zhvillimin e turizmit. Komunat e tjera si
Dragash/Dragaš janë të pasura në kullotë,
livadhe, male dhe fusha bujqësore.
Rajoni Ekonomik Perëndimor me 2,325
km2 është portali perëndimor i Kosovës në kufi
me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Peja/Peć,
e cila konsiderohet si qendra e rajonit, është e
KS(all)
Cross-border
Total
area(KS)
Programme Area
vendosur në këmbët e malit mbresëlënës
Bjeshkët e Nemuna. Zona është e mbuluar
kryesisht nga rrafshi i Dukagjinit që kufizohet me
Alpet shqiptare. Maja më e lartë është Gjeravica
(2,656 m), e cila është edhe maja më e lartë në
Kosovë. Gjenden burime të nxehta termale dhe
minerale, 3 lumenj karstikë, një ujëvarë e
fuqishme e quajtur Burimi i Drinit të Bardhë
(Drini i Bardhë/Beli Drim) duke e bërë atë një
atraksion turistik.
Zona e programit ka një profil të ndryshëm
gjeografik. Ajo është e pasur me vargmale, fusha,
lugina, lumenj dhe liqene. Gjithashtu është e
pasur me pyje, kafshë të egra dhe kullota (pyjet,
kullotat dhe livadhe mbulojnë mbi 50% të
sipërfaqes së përgjithshme). Kjo është një zonë
tradicionale për mbarështimin e deleve dhe
konsiderohet si zonë e madhe e kullotave në
Evropë. Është e pasur me minerale, si krom,
qymyr, hekur-nikel, bakër, gëlqere, rërë kuarci,
mermer dhe përmban monumente të shumta
natyrore.
Zona e programit njihet për grupet e
rëndësishme të maleve, që përbëhen nga masive
alpine, të cilat ofrojnë mundësi të mëdha për
Faqe|1349
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents