Fletorja Zyrtare zhvillimin e turizmit dhe industrisë së drurit, por edhe që e pengojnë infrastrukturën e transportit dhe komunikimin me fqinjët. Zona është pjesa më e pasur e Kosovës; me burime ujore, me lumenjtë Drin, që rrjedhin në Shqipëri, Bistricë, Lumëbardhë, Lepenec duke kaluar relievin malor. Disa liqene, si liqenet Livadhi, Strbacko, Jazhnica, si dhe kamionët Brod janë burime me potencial të madh për zhvillimin e sporteve dimërore, peshkimit dhe aktiviteteve të tjera turistike. Malet e Sharrit/Šar, një nga dy parqet kombëtare në Kosovë, shtrihen përgjatë tri komunave: të Prizrenit, Dragashit/Dragaš dhe Suharekës/Suva Reka. Shqipëria është e dominuar nga zinxhiri i maleve Dinarike. Lumenjtë kryesorë janë Drini, që vjen nga Kosova, dhe Valbona. Gjenden liqenet natyrale dhe artificiale, të cilat janë me vlerë potenciale për turizmin, dy liqenet më të rëndësishme artificiale në rajonin e Kukësit, Komen dhe Fierzë. Lumi Drin, i cili rrjedh nëpër territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqëson një mundësi për bashkëpunim ndërkufitar. Një pjesë tjetër e rëndësishme e zonës përbëhet nga luginat, fushat dhe pjesa malore, të cilat ndryshojnë në madhësi, dendësinë e popullsisë, bimësisë dhe lartësisë dhe ofrojnë kushte të favorshme për kultivimin e drithërave, foragjereve, perimeve dhe frutave. Fushat më të mëdha dhe më pjellore në anën e Kosovës gjenden në basenin e Dukagjinit. Tokat më pjellore bujqësore në anën shqiptare shtrihen në rajonin e Lezhës. Klima e zonës varion nga kontinentale e ndryshueshme në male, në mesdhetare e ndryshueshme përgjatë bregdetit Adriatik dhe fushave, me dimër të ftohtë dhe të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. 2. ANALIZA PESTLE 2.1 Konteksti i përgjithshëm politik dhe ekonomik 3.1.1 Reformat e politikave dhe procesi i integrimit në BE Shqipëria dhe Kosova aspirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Sondazhet e përsëritura, sipas perceptimit publik tregojnë se ato mbeten ndër përfituesit IPA II me qëndrimin më pozitiv (më shumë se 95%) për t’u bërë anëtar i familjes së Bashkimit Evropian. BE-ja Faqe|1350 Viti 2021 – Numri 7 nënvizon31 një numër sfidash të rëndësishme përpara me të cilat përballet Shqipëria dhe Kosova, si: qeverisja ekonomike dhe konkurrueshmëria, sundimi i ligjit, funksionimi i institucioneve që garantojnë demokracinë, të drejtat themelore dhe, në rastin e Kosovës, kapërcimi i së kaluarës. Shqipëria Duke pasur parasysh progresin e Shqipërisë me reformat politike dhe ekonomike, Bashkimi Evropian (BE) ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë, në qershor të vitit 2006, e cila hyri në fuqi më prill 2009. Shqipëria iu bashkua NATO-s në prill 2009. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në shtetet e Shengenit hyri në fuqi më 15 dhjetor 2010. Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së StabilizimAsociimit shënoi një etapë cilësisht të re në marrëdhëniet dypalëshe, që sjell detyrime dhe reforma të reja të rëndësishme në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, lëvizjes së lirë të punëtorëve, të drejtës së vendosjes dhe lëvizjes së lirë të kapitalit dhe shërbimeve, si dhe për transportin, fushën audiovizuale dhe telekomunikacionin. Përmirësime thelbësore janë bërë në fusha, të tilla si reformat e brendshme dhe të ekonomisë së tregut, të rendit publik dhe menaxhimit të kufijve, reformat ligjore dhe administratën publike, prokurimin publik, statistikat, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, si dhe doganat. Duke pasur parasysh se Shqipëria ka arritur përparimin e nevojshëm, Komisioni Evropian rekomandoi në tetor 2013 që Këshilli Evropian duhet t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE32. Shqipëria duhet të përshpejtojë reformën33 e sistemit të drejtësisë, për të siguruar pavarësinë, transparencën, përgjegjshmërinë dhe efikasitetin. Shqipëria duhet të përparojë në zbatimin e reformës së administratës publike, në veçanti në lidhje me ligjet strukturore dhe aktet administrative; të bëjë përpjekje shtesë për të siguruar zbatimin efektiv të rregulloreve të KE - Strategjia e Zgjerimit dhe Sfidat Kryesore, 2013– 2014, tetor 2013. 32 Një vendim pritet të merret në dhjetor 2013. 33 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Shqipërinë, tetor 2013. 31

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents