Fletorja Zyrtare brendshme të tregut, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale, për sektorin e energjisë, përfshi diversifikimin e burimeve të energjisë, të përforcojë mbrojtjen e mjedisit, përfshi investimet e qëndrueshme në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të zeza. Sfidat e tjera përfshijnë edhe punësimin dhe politikat sociale. Kapacitetet administrative dhe profesionalizmi i organeve të ngarkuara me zbatimin e acquis duhet të forcohen, si edhe pavarësia e organeve rregullatore të sigurisë. Strategjia Kombëtare e Shqipërisë për Zhvillim dhe Integrim 2014–2020 (SKZHI) konsiderohet si kuadri i politikave gjithëpërfshirëse për vendin në kontekstin e integrimit në BE. Ajo përcakton katër shtyllat e politikës strategjike që përcaktojnë themelet për ndërhyrjet (politikat e integruara) sektoriale dhe rajonale34: - Forcimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës që trajton aspekte, si: drejtësia dhe çështjet e brendshme, të drejtat e njeriut dhe mediet, qeverisje efektive dhe politikat e jashtme dhe të mbrojtjes; - Krijimi i kushteve për zhvillimin konkurrues dhe të qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet përdorimit efikas të burimeve që mbulon stabilitetin makroekonomik dhe qëndrueshmërinë, ekonominë e tregut konkurrues, përdorimin efikas të burimeve, zhvillimin e integruar rajonal dhe të qëndrueshëm; - Nxitja e përfshirjes sociale, mirëqenia dhe zhvillimi i tregut të punës, të cilat synojnë të promovojnë: politikat e punësimit dhe përfshirjes sociale, politikat sociale; - Zhvillimi i shoqërisë bazuar në dituri, inovacion dhe teknologji digjitale që përfshin ndërhyrje në fushat e mëposhtme: arsimi i lartë, kërkimi dhe teknologjia e inovacionit. Strategjia Ndërsektoriale për Zhvillimin Rajonal të Shqipërisë i klasifikon zonat kufitare si objekt të planifikimit të politikave ndërsektoriale dhe i paraqet çështjet ndërkufitare në planifikimin e politikave të zhvillimit në nivel qarku. Viti 2021 – Numri 7 Kosova Kosova ka bërë progres të shpejtë për të thelluar integrimin e saj në BE. Pas marrëveshjes së arritur më 19 prill 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Komisioni Evropian arriti në përfundimin35, se Kosova i plotësoi të gjitha kushtet afatshkurtra nga studimi i fizibilitetit të tetorit 2012 dhe, si rrjedhojë, rekomandoi që negociatat me Kosovën të hapeshin për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) me BE-në në tetor 2013. Komisioni Evropian synoi t’i përfundojë këto negociata në pranverë të vitit 2014. Kjo ishte njohje mbi progresin e bërë për reformat kyçe36. Paralelisht, dialogu për liberalizimin e vizave me BE-në është hapur. Në aspektin e reformave kombëtare, Kosova tani duhet të përqendrohet në zbatimin e reformave për të përmbushur obligimet e veta, sipas MSA-së së ardhshme. Sundimi i ligjit vazhdon të jetë një prioritet kyç për Kosovën, së bashku me nevojën për forcimin e reformave të administratës gjyqësore dhe publike dhe sigurimin e të drejtave të pakicave - përfshi romët. Kosova duhet të trajtojë urgjentisht papunësinë dhe dobësitë strukturore që ndikojnë në tregun e saj të punës, si edhe të vazhdojë zbatimin e kornizës ligjore për tregtinë, konkurrencën dhe tregun e brendshëm. Nevojitet përparim i shpejtë, ndaj ajo duhet të shtojë përpjekjet e saj në një numër fushash fitosanitare dhe veterinare që ndikojnë në sigurinë e ushqimit. Në sektorin e energjisë, duhet të rriten përpjekjet për mbylljen e termocentralit të Kosovës. Si pjesë e politikave të përfshirjes sociale, qeveria ka nisur një program të veçantë për të mbështetur kthimin e qëndrueshëm dhe riintegrimin e personave të zhvendosur dhe riintegrimin ekonomik të komuniteteve 37. Një element i veçantë dhe mjaft negativ që lidhet drejtpërdrejt me kalimin e kufirit është trafikimi i qenieve njerëzore. Reformat në këtë Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, tetor 2013. 36 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, tetor 2013. 37 Strategjia për Komunitete dhe Kthim 2009–2013. 35 Draftstrategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, 2014–2020 (SKZHI). 34 Faqe|1351

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents