Fletorja Zyrtare matura fiskale dhe monetare dhe reformat strukturore. Shqipëria duhet të përballojë uljen e niveleve të larta të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik. Ajo do të duhet të përmirësojë parashikueshmërinë fiskale, duke hequr dorë nga mbivlerësimi i të ardhurave dhe duke përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme përputhjen e taksave. Përmirësimi i mëtejshëm i mjedisit të biznesit dhe investimeve është thelbësor për diversifikimin e ekonomisë dhe rritjen e potencialit të saj afatgjatë. Përforcimi i sundimit të ligjit, trajtimi i korrupsionit dhe trajtimi i detyrimeve të pashlyera, si edhe zhvillimi i infrastrukturës dhe rritja e kapitalit njerëzor janë kështu fushat kryesore ku duhet të përqendrohen shumë përpjekje. Reduktimi i ekonomisë gri mbetet një sfidë e rëndësishme. Shqipëria ka marrëveshje të tregtisë së lirë me të gjithë rajonin, përfshi edhe Kosovën, dhe është anëtare e CEFTA-s që nga viti 2006. Kosova ka bërë progres në drejtim të krijimit të një ekonomie funksionale të tregut. Nevojiten reforma dhe investime të konsiderueshme për të mundësuar atë të përballojë për një periudhë të gjatë presionin dhe forcat konkurruese të tregut. Situata e vështirë/sfiduese ekonomike në rajon dhe BE kanë ndikuar ekonominë e Kosovës edhe pse më pak se përfituesit e tjerë IPA II në rajon. GDP-ja e Kosovës u rrit me 2.5% në vitin 201242. Politika fiskale ka qenë e kujdesshme dhe performanca e buxhetit ka qenë në rrugën e duhur. Është ruajtur një rregull fiskal ligjërisht i detyrueshëm, që do të zbatohet në 2014. Papunësia mbetet shumë e lartë. Kosova ka vazhduar me investime të konsiderueshme në infrastrukturën e saj. Kërkohen përpjekje të vazhdueshme për të mbështetur stabilitetin makroekonomik dhe përmirësimin në situatën sociale. Kosova ka nevojë për të përmirësuar konkurrueshmërinë dhe mjedisin e biznesit, dhe të mbështesë sektorin privat në mënyrë që të ulë papunësinë. Politikat ekonomike të Kosovës kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, siç saktësohet në Programin e Qeverisë së Kosovës (2011–2014), i cili thotë se “Gjeneruesi kryesor i rritjes ekonomike do të jenë investimet private dhe zhvillimi i mëtejshëm Viti 2021 – Numri 7 i sipërmarrjes”; “strategjia për zhvillimin e sektorit privat 2013–2017” përcakton më tej bazën e politikave ekonomike për vitet e ardhshme. Një mjedis i shëndoshë i biznesit kërkon masa të mëtejshme për të trajtuar sundimin e dobët të ligjit dhe korrupsionin. Privatizimi duhet të vazhdojë. Sektori informal mbetet një sfidë e rëndësishme. 2.2 Karakteristikat Ekonomike të Zonës së Programit Dallimet rajonale në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social janë të dukshme jo vetëm në të gjithë zonën e programit, por edhe brenda rajoneve. Zona e programit ka një ekonomi kryesisht industriale-agrare, me industrinë më të zhvilluar në anën e Kosovës, ndërsa rajonet shqiptare janë të dominuara nga bujqësia dhe shërbimet. Për momentin rritja ekonomike është modeste, por megjithatë ka shenja të rimëkëmbjes ekonomike pas një periudhe stanjacioni. Disa faktorë të rëndësishëm që përfaqësojnë një pengesë për zhvillimin ekonomik të rajonit janë, ndër të tjera, mungesa e njohurive dhe aftësive të punës teknologjike të nevojshme për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut për shërbime dhe produkte të cilësisë së lartë. Prodhimet vendore nga të dy anët e kufirit kanë, pak ose aspak, qasje në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Mekanizmat për mbështetjen e biznesit janë të dobët dhe të pamjaftueshëm. Në Kosovë, gjenden Agjencitë e Zhvillimit Rajonal që mund të mbështesin ekonominë. Në Shqipëri, strukturat mbështetëse të biznesit nuk janë shumë aktive. Në Shqipëri pabarazitë rajonale janë të dukshme. Zhvillimi socioekonomik i vendit anon me tepri në favor të rajoneve qendrore. Rajoni i Tiranës kontribuon me më shumë se një të tretën e PBB-së së vendit, dhe është larg nga rajoni më i zhvilluar në krahasim me të gjitha rajonet e tjera të Shqipërisë. Kjo tregon qartë se të gjitha rajonet e tjera janë nën potencialin e tyre të zhvillimit, meqë ato ende nuk kanë gjetur mënyra dhe mundësi që të përqendrohen në përparësitë e tyre krahasuese. Rajonet Kukës dhe Lezhë i pasqyrojnë gjerësisht këto pengesa për sa i përket zhvillimit social-ekonomik. 42 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, tetor 2013. Faqe|1353

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents