Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
Figura 3: Numri i ndërmarrjeve të regjistruara
105472
109794
34767
16593
3,797
2,883
18174
914
Në Kosovë, zona e programit ka një total prej
34,767 ndërmarrje të regjistruara, që përbën rreth
32% të totalit të ndërmarrjeve të regjistruara në
Kosovë53. Duke analizuar të gjithë zonën e
programimit, Shqipëri dhe Kosovë, në total
38,564 ndërmarrje, është qartësisht e dukshme se
zona e Kosovës ka pjesën më të madhe të
ndërmarrjeve, rreth 90%. Në kushtet e ndarjes së
sektorit, NVM-të në Kosovë janë kryesisht të
përqendruara në tregtinë me pakicë (rreth 50%);
transporti, magazinimi dhe shpërndarja (14%);
produktet ushqimore, pijet dhe duhani (9%);
hotelet dhe restorantet (9%).
Rajoni Ekonomik Jugor regjistron 34,767
ndërmarrje ose 15% të shumës totale të
ndërmarrjeve në tërë territorin e Kosovës54.
Shpërndarja sektoriale e bizneseve të regjistruara
tregon varësinë e e madhe të ekonomisë në
sektorin e shërbimeve55. Pothuajse gjysma e
bizneseve të regjistruara (49%) janë në tregtinë
me shumicë dhe me pakicë të kombinuar me
sektorin e tregtisë së automobilave dhe të
shërbimit auto. Rreth 11% e bizneseve janë në
shërbimet e turizmit dhe të mikpritjes (hotele,
restorante etj.) e ndjekur nga transporti (9%).
Vetëm 12% e bizneseve janë të përfshirë në
përpunim (përfshi industrinë ushqimore) dhe më
tej 5% në sektorin e ndërtimit. Vetëm 5% e
bizneseve të regjistruara janë aktive në sektorin e
bujqësisë.
Rajoni Ekonomik Perëndimor i Kosovës
regjistron 34,767 ndërmarrje, ose 17% të shumës
totale të ndërmarrjeve në tërë territorin e
Kosovës. Nga perspektiva e ndërmarrjeve të reja
Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012–2016
me Vizion 2020.
54 Strategjia e NVM-ve në Kosovë.
55 Strategjia e Zhvillimit Rajonal për Rajonin Ekonomik
Jugor 2010–2013.
53
Faqe|1356
të biznesit, rajoni perëndimor ka shënuar një
rritje të numrit të ndërmarrjeve të reja; në vitin
2011 kishte 963 biznese të reja të regjistruara,
ndërsa në vitin 2012 ka pasur 1,459 biznese të
krijuara, që shënon një rritje prej 51.5%. Ndërsa
në tremujorin e parë të vitit 2013 ka pasur 4,846
biznese të reja të regjistruara, që në krahasim me
tremujorin e parë të vitit 2012 shënon një rritje
prej 31.9%. Nga ana tjetër, sipas raporteve të
njëjtë të ASK në vitin 2011 ka pasur 164 biznese
ekzistuese të shpërbëra në rajonin perëndimor,
152 në vitin 2012, dhe 49 në tremujorin e parë të
vitit 2013. Kjo për sa i përket lidhjes ndërmjet
bizneseve të reja dhe atyre të shpërbëra, për çdo
100 biznese të reja, 13 të tjerë janë shpërbërë.
Përsëri në një nivel të përgjithshëm, i cili nuk
dallon shumë nga ai rajonal, bizneset janë
fokusuar kryesisht në pesë sektorët e
mëposhtëm, nga të cilët tregtia përfaqëson 50%,
e ndjekur nga transporti në një shkallë shumë më
të ulët prej 14%, produktet e ushqimit dhe
turizmi (mikpritja) me 9% dhe të tjerët me 12%
(ARBK, dhjetor 2012). Bizneset individuale në
mënyrë të qartë dominojnë strukturën e
pronësisë me 90%. Pjesa e mbetur përbëhet nga
kompanitë me përgjegjësi të kufizuar (5.8%) dhe
partneritetet e përgjithshme (3.2%). Sigurisht,
lloji i pronësisë i paraqitur më sipër është
përfaqësues i mangësive të bizneseve në Kosovë,
çka tregon hezitimin e pronarëve që ta sjellin
kapitalin e tyre financiar dhe burimet njerëzore
në forma më të avancuara të biznesit (ARBK,
dhjetor 2012). Ndër faktorët e rëndësishëm që
përfaqësojnë një pengesë për zhvillimin e NVMve në të gjithë zonën e programit janë mungesa e
njohurive dhe aftësive të punës teknologjike
(ekspertiza) të nevojshme për t’iu përgjigjur
kërkesave të tregut për shërbime dhe produkte të
cilësisë së lartë. Në industrinë ushqimore,
mungesa e veçantisë (paketimi, strategjia e
marketingut etj.), markimi (caktimi i markave) i
dobët dhe mungesa e standardeve të cilësisë janë
pengesat më të mëdha jo vetëm për eksportin,
por edhe për furnizimin e tregjeve kombëtare.
2.2.2 Tregu i punës
Situata në tregun e punës paraqet një pasqyrë
të qartë mbi pabarazitë e rajonit. Shkalla e
punësimit për Kosovën në vitin 2012 ishte
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents