Fletorja Zyrtare
trajnimit, si edhe të institucioneve më të larta,
agjencive
kërkimore
dhe
organizatave.
Avantazhet e përdorimit të së njëjtës gjuhë,
mund të përdoren për zhvillimin e kurrikulave
arsimore.
- Shërbimet sociale nuk janë të zhvilluara
mjaftueshëm dhe në mënyrën e duhur. Në
veçanti, shërbimi shëndetësor ka nevojë për
shumë përmirësime për sa i përket cilësisë së
mbulimit. Baza ligjore për sigurimet shëndetësore
(në zonat rurale të palës Shqiptare) pengohet
akoma nga zhvillimi i shërbimit shëndetësor të
përgjithshëm. Duke qenë se sistemi shëndetësor
administrohet në nivel qendror, nën programet
BNK nuk ka shumë mundësi veprimtarie, por
me siguri ka hapësira për aktivitete potenciale të
përbashkëta në fushën e fushatave për
prevencionin shëndetësor dhe për edukimin
shëndetësor.
- Inkurajimi i rrjeteve rajonale të
organizatave të shoqërisë civile – CSO
(përfshirë organizatat sportive, të të rinjve dhe
kulturore) mund të ndihmojë për ruajtjen dhe
përforcimin e marrëdhënieve/lidhjeve të
Faqe|1358
Viti 2021 – Numri 7
komuniteteve në të dyja anët e kufirit në këtë
zonë multietnike të programit.
- Aktivitetet e lidhura me kërkim dhe
zhvillim – R&D – dhe IT janë akoma në
nivele të ulëta. Investimet dhe aktivitetet
qeveritare, rajonale ose lokale në fushën e R&D
janë ende të pamjaftueshme, edhe pse ka
universitete në zonën e programit. Nuk ka të
dhëna të posaçme mbi kërkimin dhe zhvillimin,
por virtualisht, ka një mungesë bashkëpunimi
midis institucioneve në të dyja vendet përfituese
të IPA II dhe fushat e kërkimit, zhvillimit dhe
inovacionit, vazhdojnë të jenë të paeksploruara.
- Qeveritë vendore dhe rajonale në
përgjithësi janë të dobëta nga pikëpamja
financiare dhe nuk mund të nxisin zhvillimin
lokal. Nuk kanë aftësi të mjaftueshme
menaxhuese, kontrolli financiar dhe buxhetimi,
qasje demokratike në procesin e vendimmarrjes.
Përthithja e fondeve të BE-së vazhdon të jetë e
ulët. Bashkëpunimi midis qeverisjeve lokale dhe
rajonale të dy vendeve përfituese IPA II ka
hapësira për përmirësim. Procesi i decentralizimit
është në proces në të dyja vendet përfituese IPA
II.
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents