Fletorja Zyrtare a) të kryejë ndjekjen operative dhe menaxhimin e operacioneve, siç parashikohet në pikën “b” të nenit 76 (4) të Marrëveshjes Kuadër; b) të kryejë verifikime në përputhje me nenin 76(5) të Marrëveshjes Kuadër; c) të mbrojë interesin financiar të Unionit, siç parashikohet në nenin 51 të Marrëveshjes Kuadër. Neni 8 Procedurat e dhënies së prokurimit dhe granteve 1. Detyrat e përmendura në nenin 7(3) duhet të kryhen nga përfituesi i IPA II që është Autoritet Kontraktues, në përputhje me procedurat dhe dokumentet standarde të përcaktuara dhe të publikuara nga Komisioni për dhënien e prokurimit dhe kontratave të granteve, në veprimet e jashtme, në fuqi në kohën e fillimit të procedurës në fjalë (PRAG), si dhe në përputhje me standardet e kërkuara të vizibilitetit dhe komunikimit, të përmendura në nenin 4(2). 2. Në përputhje me nenin 18(2) të Marrëveshjes Kuadër, Komisioni do të pajisë përfituesin e IPA-II që është Autoritet Kontraktues, me udhëzime të mëtejshme për përshtatjen e procedurave dhe dokumenteve standarde, të përcaktuara dhe të publikuara nga Komisioni për dhënien e kontratave të prokurimit dhe granteve në veprimet e jashtme, në rastin specifik të bashkëpunimit ndërkufitar. 3. Përfituesi IPA II që është Autoritet Kontraktues do të kryejë procedurat e prokurimit dhe dhënies së grantit, të lidhë kontratat që pasojnë dhe të sigurojë që të gjitha dokumentet përkatëse për gjurmët e auditimit janë në gjuhën e kësaj marrëveshjeje të financimit. Në zbatim të pjesës së dytë të kësaj Marrëveshjeje Financiare, çdo referencë për dhënien e kontratave duhet të përfshijë gjithashtu kontratën e kontributit dhe çdo referencë për përfituesit e granteve do të përfshijë edhe organizatat që kanë nënshkruar marrëveshje kontributi. 4. Përfituesit e vendeve IPA II do të bashkëpunojnë plotësisht në vendosjen e komisioneve të vlerësimit, siç parashikohet në pikën “a” të nenit 76 (4) i Marrëveshjes përkatëse Kuadër. 5. Përfituesi i IPA II që është Autoritet Kontraktues, do të mbajë të gjitha dokumentet ndihmëse financiare dhe kontraktuale përkatëse, Faqe|1364 Viti 2021 – Numri 7 nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje Financiare ose nga një datë më e hershme, në rast se procedurat e prokurimit, thirrjet për propozime, ose procedurat e dhënies së granteve të drejtpërdrejta, kanë filluar para hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje të Financimit: a) Për procedurat e prokurimit, në veçanti: a) njoftim i mëparshëm me dëshminë e publikimit të njoftimit të prokurimit dhe të çdo korrigjimi; b) caktimi i panelit të zgjedhur; c) raporti i listës së të përzgjedhurve (duke përfshirë anekset) dhe aplikimet; d) dëshmi e publikimit të njoftimit të listës së përzgjedhurve e) letra e kandidatëve jo të përzgjedhur; f) ftesë për tender ose ekuivalente e saj; g) dosja e tenderit, duke përfshirë anekset, sqarime, procesverbalet e mbledhjeve, dëshmitë e publikimit; h) caktimi i komisionit të vlerësimit; i) raporti për hapjen e tenderave, duke përfshirë anekset; j) raporti i vlerësimit/negocimit, duke përfshirë anekset dhe ofertat e pranuara;61 k) letra e njoftimit; l) shkresë për dorëzimin e kontratës; m) letrat për kandidatët e pasuksesshëm; n) dhënia/njoftimi i anulimit, përfshirë dëshminë e publikimit; o) kontratat e nënshkruara, ndryshimet, dispozitat shtesë, raportet e zbatimit, dhe korrespondenca përkatëse. b) Për thirrjet për propozime dhe dhënien e drejtpërdrejtë të granteve, në veçanti: a) emërimi i komisionit të vlerësimit; b) raporti i hapjes dhe raporti administrativ, duke përfshirë shtojcat dhe aplikimet e marra;62 c) letrat për aplikantët e suksesshëm dhe të pasuksesshëm, pas vlerësimit të hartimit të notës; d) raporti i vlerësimit të hartimit të notës; e) raporti i vlerësimit të aplikimit të plotë ose raporti i negocimit me shtojcat përkatëse; f) kontrolli i pranueshmërisë dhe dokumentet e tjera shoqëruese; Eliminimi i ofertave të pasuksesshme pesë vjet pas mbylljes së procedurës së prokurimit. 62 Eliminimi i aplikimeve të pasuksesshme tre vjet pas përfundimit të procedurës së grantit. 61

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents