Fletorja Zyrtare
g) letrat për aplikantët e suksesshëm dhe të
pasuksesshëm me listën e miratuar rezervë, pas
vlerësimit të plotë të aplikimit;
h) shkresa përcjellëse për dorëzimin e kontratës
së grantit;
i) dhënia/njoftimi i anulimit, me dëshmi të
publikimit;
j) kontratat e nënshkruara, ndryshimet,
dispozitat shtesë dhe korrespondencat përkatëse.
Përveç kësaj, dokumentet financiare dhe
kontraktuale të përmendura në paragrafin 6(a) dhe
(b) të këtij neni, do të plotësohen nga të gjitha
dokumentet e tjera shoqëruese përkatëse, siç
kërkohen nga procedurat e përmendura në pikën 1
të këtij neni, si dhe të gjithë dokumentacionin
përkatës në lidhje me pagesat, rikuperimin dhe
shpenzimet operative, për shembull raportet e
projektit dhe raportet e kontrolleve të vendeve,
pranimi i furnizimeve dhe punëve, sigurimet dhe
garancitë, raportet e inxhinierëve të mbikëqyrjes.
Të gjitha dokumentet përkatëse financiare dhe
kontraktuale do të mbahen për të njëjtën
kohëzgjatje, në përputhje me nenin 49 të
Marrëveshjes Kuadër.
Neni 8a
Detyrimi për të informuar, sanksionet
administrative dhe mosveprimi
1. Gjatë zbatimit të procedurave dhe
dokumenteve standarde të përcaktuara dhe të
publikuara nga Komisioni për dhënien e kontratave
të prokurimit dhe grantit, përfituesi i IPA II do të
sigurojë që asnjë kontratë e prokurimit ose grantit
të financuar nga BE nuk i jepet një operatori
ekonomik ose aplikanti për grante, nëse operatori
ekonomik ose kërkuesi i grantit, nëse ai
personalisht ose një person me kompetenca të
përfaqësimit, vendimmarrjes ose kontrollit mbi të,
ndodhet në një nga situatat e përjashtimit të
parashikuara në procedurat përkatëse dhe
dokumentet standarde të Komisionit.
2. Përfituesi IPA II që është Autoriteti
Kontraktues do të informojë Komisionin, kur një
kandidat, ofertues ose aplikant ndodhet në një
situatë përjashtimi nga pjesëmarrja në procedurat e
dhënies së prokurimit dhe grantit, ka kryer
parregullsi dhe mashtrime ose është konstatuar në
shkelje të rëndë të detyrimeve të tij kontraktuale.
Viti 2021 – Numri 7
3. Përfituesi IPA II që është Autoritet
Kontraktues, do të marr�� parasysh informacionin
përfshirë në Sistemin e Zbulimit të Parakohshëm
dhe të Përjashtimit (EDES), gjatë dhënies së
kontratave të prokurimit dhe granteve. Aksesi në
informacione mund të sigurohet përmes pikës/ve
së ndërlidhjes ose nëpërmjet konsultimeve me
mënyrat e mëposhtme: (Komisioni Evropian,
Drejtoria e Përgjithshme për Buxhetin, nëpunësi i
kontabilitetit të Komisionit, BRE2-13/505, B-1049
Bruksel, Belgjikë dhe me email: BUDG-C01EXCL-DB@ec.europa.eu bashkë me adresën e
Komisionit, të identifikuar në nenin 3 të Kushteve
të veçanta).
4. Kur përfituesi IPA II që është Autoriteti
Kontraktues është në dijeni për një situatë
përjashtimi në zbatimin e detyrave të përshkruara
në shtojcën I, përfituesi i IPA II që është Autoriteti
Kontraktues, do t’i vendosë një operatori
ekonomik ose aplikuesi granti përjashtim nga
prokurimet e saj të ardhshme ose procedurat e
dhënies së granteve. Përfituesi i IPA II që është
Autoriteti Kontraktues, gjithashtu mund të
vendosë një penalitet financiar proporcional me
vlerën e kontratës në fjalë. Përjashtimet dhe/ose
penalitetet financiare do të vendosen pas një
procedure për gjetjen dhe paraqitje e provave që
siguron të drejtën e mbrojtjes së personit në fjalë.
Përfituesi IPA II që është Autoriteti Kontraktues,
njofton Komisionin në përputhje me paragrafin 1
të këtij neni.
5. Në lidhje me paragrafin 4 të këtij neni,
përfituesi IPA II që është Autoriteti Kontraktues,
merr përsipër mosveprimin, nëse nuk vendos
përjashtim dhe/ose një penalitet financiar ndaj
operatorit ekonomik ose kërkuesit të grantit.
6. Në rastin e mosveprimit, përfituesi IPA II që
është Autoriteti Kontraktues, duhet të njoftojë
Komisionin për të shpjeguar arsyet për
mosveprimin e tij. Komisioni rezervon të drejtën
për të përjashtuar një operator ekonomik ose një
aplikues granti nga procedurat e ardhshme të
financimit të BE-së dhe/ose të vendosë një
penalitet financiar ndaj operatorit ekonomik ose
kërkuesit të grantit ndërmjet 2% dhe 10% të vlerës
totale të kontratës në fjalë.
Faqe|1365
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents