Fletorja Zyrtare
Neni 9
Kontrollet paraprake mbi procedurat e
granteve dhe prokurimeve dhe kontrollet
paraprake të kontratave dhe granteve që do të
kryhen nga Komisioni
1. Komisioni mund të ushtrojë kontrolle
paraprake (ex ante) për tenderimin e kontratave,
hapjen e thirrjeve për propozime dhe dhënien e
kontratave dhe granteve për fazat e mëposhtme të
prokurimit ose dhënies së granteve:
a) për miratimin e njoftimeve të kontratës për
prokurim, programet e punës për thirrjet për
propozime dhe çdo korrigjim të tij;
b) për miratimin e dosjeve të tenderit dhe
udhëzimeve për aplikantët për grante;
c) për miratimin e përbërjes së komisioneve të
vlerësimit;
d) për miratimin e raporteve të vlerësimit dhe
vendimet e dhënies së kontratës63;
e) për miratimin e dosjeve të kontratës dhe
shtesën e kontratës.
2. Lidhur me kontrollin paraprak, komisioni
duhet të vendosë:
a) të kryejë kontrolle paraprake për të gjitha
dosjet; ose
b) të kryejë kontrolle paraprake në përzgjedhjen
e këtyre dosjeve; ose
c) të heqë dorë plotësisht nga kontrollet
paraprake.
3. Nëse Komisioni vendos për të kryer kontrolle
paraprake në përputhje me paragrafin 2, shkronjat
“a” ose “b” të këtij neni, ai duhet të informojë
përfituesin e IPA II që është Autoriteti
Kontraktues i dosjeve të përzgjedhura, në lidhje me
kontrollet paraprake. Ky përfitues i IPA II do të
japë të gjithë dokumentacionin dhe informacionin
e nevojshëm për Komisionin, pasi të informohet se
një dosje është përzgjedhur për kontroll paraprak
maksimumi në kohën e dorëzimit të njoftimit të
kontratës ose programit të punës për publikim.
4. Komisioni mund të vendosë për të kryer
kontrolle të mëpasshme (ex-post), duke përfshirë
auditimet dhe kontrollet në vend, në çdo kohë, për
ndonjë kontratë ose grantet e dhëna nga përfituesi
IPA II që është Autoriteti Kontraktues që rrjedhin
Për kontratat e shërbimit këta hapa përfshijnë
kontrollet paraprake në lidhje me miratimin e listës së
përzgjedhur.
63
Faqe|1366
Viti 2021 – Numri 7
nga kjo Marrëveshje Financimi. Ky përfitues i IPA
II do të të vërë në dispozicion të gjithë
dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm
për Komisionin, pasi të informohet se kjo dosje
është përzgjedhur për kontroll të mëpasshëm (ex
post). Komisioni mund të autorizojë një person ose
njësi ekonomike për të kryer kontrolle ex post në
emër të tij.
Neni 10
Llogaritë bankare, sistemet e kontabilitetit
dhe kostoja e njohur
1. Pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje
Financimi, Fondi Kombëtar dhe struktura
operative e përfituesit të IPA II që është Autoriteti
Kontraktues për Programin e Veprimit, duhet të
hapë të paktën një llogari bankare në euro. Bilanci i
përgjithshëm bankar për programin e veprimit do
të jetë shuma e bilanceve në të gjitha llogaritë
bankare të programit të veprimit, të mbajtura nga
fondi kombëtar dhe të gjitha strukturat
pjesëmarrëse që operojnë te përfituesi i IPA II që
është Autoriteti Kontraktues.
2. Përfituesi i IPA II që është Autoriteti
Kontraktues do të përgatisë dhe dorëzojë në
komision planet e parashikimit të disbursimit për
kohëzgjatjen e periudhës së zbatimit të Programit
të Veprimit. Këto parashikime duhet të
përditësohen për raportin vjetor financiar të
përmendur në nenin 3(2) dhe për çdo kërkesë për
fonde. Parashikimet do të bazohen në një analizë të
dokumentuar dhe të detajuar (duke përfshirë edhe
kontraktimin e planifikuar dhe orarin e pagesave
sipas kontratës për dymbëdhjetë muajt në vijim), të
cilat do të jenë në dispozicion të Komisionit në
bazë të kërkesës.
3. Plani fillestar i parashikimit të disbursimit
duhet të përmbajë përmbledhjen e parashikimit
vjetorë të disbursimit për të gjithë periudhën e
zbatimit dhe parashikimet mujore të disbursimit
për dymbëdhjetë muajt e parë të programit të
veprimit. Planet e mëvonshme duhet të përmbajnë
përmbledhjen vjetore të parashikimeve të
disbursimit për bilancin e periudhës së zbatimit të
programit të veprimit dhe parashikimet mujore të
disbursimit për katërmbëdhjetë muajt në vijim.
4. Përfituesi i IPA II që është Autoriteti
Kontraktues, është i detyruar të krijojë dhe
mirëmbajë një sistem të kontabilitetit në përputhje
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents