Fletorja Zyrtare
7. Interesi i gjeneruar nga llogaritë bankare të
përdorura për këtë program nuk njihet nga
Komisioni.
8. Sipas nenit 33(4) të marrëveshjes kuadër, kur
ndërprerja e afatit për kërkesën për pagesë tejkalon
dy muaj, përfituesi i IPA II, që është autoriteti
kontraktues, mund të kërkojë një vendim nga
Komisioni, nëse ndërprerja e afatit duhet vazhdojë.
9. Pasqyra financiare përfundimtare e
përmendur në nenin 37(2) të marrëveshjes kuadër
do të dorëzohet nga ZKA-ja, jo më vonë se 16
muaj pas përfundimit të periudhës së zbatimit
operacional.
Neni 12
Ndërprerja e pagesave
1. Pa cenuar pezullimin ose përfundimin e kësaj
Marrëveshjeje Financimi, sipas përkatësisht neneve
16 dhe 17 dhe, përveç nenit 39 të Marrëveshjes
Kuadër, Komisioni mund të ndërpresë pagesat
pjesërisht ose plotësisht, në qoftë se:
a) Komisioni ka vendosur ose paraqet
shqetësime serioze, pasi përfituesi IPA II që është
Autoriteti Kontraktues ka bërë gabime të
konsiderueshme, ka parregullsi apo mashtrime që
vënë në dyshim ligjshmërinë ose rregullsinë e
transaksioneve në fjalë, në implementimin e
programit të veprimit ose nuk ka përmbushur
detyrimet e tij sipas kësaj marrëveshjeje financiare;
b) Komisioni ka vendosur ose paraqet
shqetësime serioze, nëse përfituesi IPA II që është
autoriteti kontraktues ka kryer gabime sistemike
ose të përsëritura, ose ka parregullsi, mashtrime apo
shkelje të detyrimeve në këtë ose në të tjera
Marrëveshje Financimi, me kusht që ato gabime,
parregullsi, mashtrime ose shkelje të detyrimeve të
kenë ndikim material në zbatimin e kësaj
Marrëveshjeje Financiare apo vënë në dyshim
besueshmërinë e sistemit të kontrollit të brendshëm
të përfituesit të IPA II ose ligjshmërinë dhe
rregullsinë e shpenzimeve bazë.
Neni 13
Kthimi i fondeve
1. Përveç rasteve të përmendura në nenin 41 të
Marrëveshjes Kuadër, Komisioni mund të rimarrë
fondet nga përfituesi i IPA II që është Autoriteti
Faqe|1368
Viti 2021 – Numri 7
Kontraktues, siç parashikohet në rregulloren
financiare, veçanërisht në rast se:
a) Komisioni vendos se objektivat e programit
të veprimit të përcaktuara në shtojcën I nuk janë
arritur;
b) shpenzimet janë të papërshtatshme;
c) shpenzimet janë shkaktuar si rezultat i
gabimeve, parregullsive, mashtrimeve apo shkeljeve
të detyrimeve në zbatimin e programit të veprimit,
në veçanti në procedurën e prokurimit dhe dhënies
së granteve.
2. Në përputhje me ligjin kombëtar, përfituesi i
IPA II, që është autoriteti kontraktues, do të
rimarrë kontributin e unionit që i paguhet
përfituesit të IPA II, i cili është autoriteti
kontraktues, nga marrësit të cilët ndodhen në një
prej situatave të përcaktuara në paragrafin 1, pika
“b” ose “c” të këtij neni ose të referuara në nenin
41 të Marrëveshjes Kuadër. Fakti se përfituesi IPA
II, që është Autoriteti Kontraktues, nuk ka sukses
në kthimin e të gjithë ose një pjese të fondeve nuk
do ta pengojë Komisionin për rikuperimin e
fondeve nga përfituesi i IPA II, që është autoriteti
kontraktues.
3. Përfituesi i IPA II, që nuk është autoriteti
kontraktues, do të bëjë përpjekje maksimale për të
mbështetur përfituesin e IPA II, që është autoriteti
kontraktues, në rimëkëmbjen e saj, kur përfituesi
vendoset në territorin e tij. Marrëveshja për
rikuperimin do të parashikohet në një marrëveshje
dypalëshe, që do të lidhet në përputhje me nenin 69
të Marrëveshjeve Kuadër përkatëse.
4. Shumat e paguara padrejtësisht apo të
mbuluara nga përfituesi IPA II, që është autoriteti
kontraktues, shumat e garancive financiare,
performancës dhe parafinancimit, të paraqitura në
bazë të prokurimit dhe dhënies së procedurave të
granteve, shumat nga gjobat e vendosura nga
përfituesi IPA II, që është autoriteti kontraktues
për kandidatët, ofertuesit, aplikantët, kontraktuesit
ose përfituesit e granteve, të paguara për përfituesit
e IPA II, që është autoriteti kontraktues, ose do të
ripërdoren për programin e veprimit, ose do t’i
kthehen Komisionit.
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents