Fletorja Zyrtare 2.4 Informacion mbi hapat e ndërmarrë nga strukturat operuese dhe/ose Komiteti i Përbashkët Monitorues për të siguruar cilësinë dhe efektivitetin e zbatimit 2.4.1 Monitorimi dhe vlerësimi <Masat monitoruese të ndërmarra nga struktura operuese ose nga Komiteti i Përbashkët i Monitorimit, duke përfshirë marrëveshjet e mbledhjes së të dhënave, rishikimet e raporteve të grant kontratave, gjetjet dhe zbatimin e rekomandimeve të vizitave monitoruese. Në programet të cilat kanë menaxhim të tërthortë, përgatitja, ekzekutimi, gjetjet, rekomandimet dhe zbatimi i rekomandimeve të ndërmarra nga struktura operuese ku ndodhet autoriteti kontraktues (neni 57 MK). Në programet e zbatuara nën menaxhim të tërthortë, rekomandimet dhe zbatimi i rekomandimeve të ndërmarra prej Komisionit.> 2.4.2 Problemet e hasura dhe veprimet korrigjuese <Përmbledhje e problemeve të rëndësishme të hasura gjatë zbatimit të programit, si dhe i masave rregulluese të ndërmarra. Rekomandimet për veprime (të tjera) rregulluese.> 2.4.5 Vizibiliteti dhe promovimi <Masat e ndërmarra për të garantuar vizibilitetin dhe publicitetin e programit (plani i vizibilitetit, shihni nenin 78 të MK-së), duke përfshirë materiale promovuese, reklama në masmedia, shembuj nga praktikat më të mira që theksojnë aktivitetet më të rëndësishme të seminareve, konferencave, tryezave të përbashkëta, forume, ditës së Bashkëpunimit Evropian dhe panaireve të projekteve, mbajtjes së një baze të dhënash me aplikantët e ardhshëm, faqes së internetit të programit etj.> 2.6 Shfrytëzimi i asistencës teknike <Sqarime të detajuara mbi përdorimin e fondeve të asistencës teknike dhe çdo problemi serioz të hasur gjatë zbatimit të buxhetit të AT-së. Si përfundim, një analizë e rezultateve dhe indikatorëve të ndikimit të kësaj kontrate të asistencës teknike duhet të prezantohet në të njëjtën mënyrë si seksioni 2.2.1 më lart.> 2.7 Ndryshimet në kuadër të zbatimit të programit ndërkufitar (nëse ka) <Nëse është e zbatueshme, përshkrimi i çdo elementi, i cili edhe pse nuk rrjedh drejtpërdrejt nga Faqe|1374 Viti 2021 – Numri 7 asistenca e programit, ka ndikim të drejtpërdrejtë në zbatimin e tij (p.sh., ndryshimet legjislative, ndryshimet e rëndësishme në socio-ekonomi etj.). > 2.8 Sinergjia me politikat ose instrumentet e tjera të sektorit <Një përmbledhje e koordinimit dhe koherencës aktuale të programit me shtetet e tjera anëtare të BE-së dhe me programet ose iniciativat kombëtare. Koordinim dhe koherenca e programit me politikat e Komunitetit. Komplementariteti me instrumentet e tjera financiare të asistencës ndërkombëtare.> 2.9Histori suksesi <Shpjegoni në lidhje me rezultatet e arritura me një ose mundësisht dy shembuj të grant kontratave, periudha e zbatimit të të cilave ka mbaruar gjatë periudhës raportuese dhe e cila mund të konsiderohet si histori suksesi: Dimensioni real i BNK-së (ju lutem tregoni se cili përkufizim i BNK-së është përdorur për të vlerësuar projektpropozimet, siç tregohet në udhëzimet përkatëse për aplikuesit: a) “Zbatimi i përbashkët i aktiviteteve nga partnerët që rezultojnë në intensifikimin e lidhjeve ndërkufitare dhe partneriteteve të qëndrueshme ndërkufitare dhe heqjen e pengesave ndërkufitare për zhvillimin e qëndrueshëm socioekonomik:; ose b) “zbatimin e përbashkët të aktiviteteve nga partnerët që rezultojnë në intensifikimin e lidhjeve ndërkufitare dhe partneriteteve të qëndrueshme ndërkufitare ose heqjen e pengesave ndërkufitare për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë socioekonomike)”. Ndikimi real i BNK-së: fqinjësi më e mirë dhe përfitim për njerëzit nga të dyja anët në një mënyrë që një “projekt kombëtar” nuk do të kishte arritur. Inovacioni: sipas fushës, partnerëve të përfshirë dhe aktiviteteve e metodave të zbatuara. Efikasiteti: rezultatet e arritura në kohë dhe në përputhje me buxhetin e planifikuar. Përhapja e duhur: vizibiliteti, replikueshmëria, shumëfishimi dhe efekti i shpërndarjes. Perspektiva të mira të qëndrueshmërisë: përfitimet e mundshme pas kohëzgjatjes së projektit dhe partneritet afatgjatë.> <Historitë mund të kenë strukturën e mëposhtme: Fjali e gjetur që përmbledh suksesin e projektit Titulli i projektit

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents