Fletorja Zyrtare Prioriteti tematik Vendndodhja: bashkitë sipas vendit Tipi i partnerëve të projektit Vlera e buxhetit (duke përshirë grantin e BE-së) Problematikat Objektivat e arritur (duke përfshirë deklaratat e partnerëve) Rezultatet kryesore Aktivitetet kryesore Afatet kohore Faqe interneti Detajet e kontakteve të partnerëve BNK> SHTOJCA III A MODEL I RAPORTIT VJETOR Periudha e mbuluar nga raporti: 1.1.20XX – 31.12.20XX Data e lëshimit të raportit XX.XX.20XX Raporti vjetor mbi zbatimin e asistencës IPA II nën menaxhimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë nga [vendi] i nënshkruar nga Koordinatori Kombëtar i IPA-së. I. Përmbledhje 1. Referenca ndaj objektivave të Dokumentit Strategjik Kombëtar dhe një pasqyrë mbi sfidat e sektorëve. 2. Përfshirja në programim. 3. Marrëdhëniet me Komisionin Evropian. 4. Problemet e hasura në përmbushjen e kushteve të nevojshme dhe sigurimin e qëndrueshmërisë, masat e ndërmarra/planifikuara, rekomandimet për veprime të mëtejshme. 5. Çështje të rëndësishme, të cilat që rrjedhin nga pjesëmarrja e vendit përfitues IPA II në komitetin e monitorimit dhe në komitetet sektoriale të monitorimit (përfshirë edhe Komitetin e Përbashkët të Monitorimit për CBC), nëse ka ndonjë. 6. Përfshirja në projekte shumëvendëshe dhe çështjet që lidhen me to. 7. Monitorimi dhe vlerësimi i aktiviteteve, mësimet kryesore të nxjerra dhe ndjekja e rekomandimeve. 8. Komunikimi dhe vizibiliteti i aktiviteteve. 9. Koordinimi i donatorëve. Në rastin e menaxhimit të tërthortë, përmbledhja duhet të përfshijë: Viti 2021 – Numri 7 10. Zbatimin e përgjithshëm të asistencës IPA nën menaxhimin e tërthortë (maks. një faqe). 11. Problemet kryesore horizontale të hasura gjatë zbatimit të asistencës IPA dhe masat e marra/planifikuara (maks. gjysmë faqe). 12. Rekomandimet për veprimet e mëtejshme (maks. gjysmë faqe). 13. Auditimet – gjetjet kryesore dhe rekomandimet dhe veprimet korrigjuese të ndërmarra. II.Informacion për sektorin Titulli i sektorit66: [Transporti] Pjesa narrative: Përmbledhja për sektor, duke përfshirë dhe informacionin që vijon: 1. Përfshirja në programim. 2. Paraqitje e rezultateve drejt një qasjeje të re të sektorit (p.sh., objektivat e arritur sipas udhërrëfyesit të sektorit në dokumentin e planifikimit të tij). 3. Koordinim me instrumente të tjera dhe/ose donator/IFI brenda sektorit. 4. Ndikimi i projekteve IPA II brenda sektorit mbi zhvillimin e kapaciteteve përkatëse administrative kombëtare, planeve strategjike dhe buxhetit. Nën menaxhimin e tërthortë duhet, gjithashtu, të përfshihet dhe informacioni si më poshtë: 5. Struktura operuese dhe ndryshimet që lidhen me të, nëse janë të rëndësishme: [Ministria e Transportit]. 6. Informacion mbi zbatimin e programit në sektor. 7. Arritjet kryesore në sektor. 8. Çdo problem i rëndësishëm i hasur gjatë zbatimit të detyrave, p.sh. vonesat në kontraktim, dhe masat e mëtejshme të ndërmarra/planifikuara. 9. Rekomandime për veprimet e mëtejshme. 10. Aktivitetet monitoruese të zbatuara dhe vlerësuara, gjetjet kryesore dhe mësimet e nxjerra nga auditimi, rekomandimet, ndjekja dhe masat korrigjuese të ndërmarra. Emërtimi i sektorit: Bashkëpunimi ndërkufitar67 1. Përfshirja, sipas rastit, në program. 2. Progresi i realizuar gjatë zbatimit të programeve BNK dhe, në veçanti, në arritjen e 66 Sipas sektorëve në dokumentet strategjike. Për bashkëpunimin ndërkufitar kërkohet raportim specifik. 67 Faqe|1375

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents