Fletorja Zyrtare
c) për personat, të cilët kanë vite shërbimi para
dhe pas datës 31.12.2018, paga referuese për
periudhën e shërbimit është paga mesatare mujore
referuese që llogaritet si raport i shumës së pagave
referuese të të gjitha funksioneve e detyrave që
kanë gëzuar personat, respektivisht sipas
përcaktimeve të shkronjave “a” dhe “b”, me
shumën e muajve që njihet si periudhë shërbimi
për të gjitha funksionet e detyrat, por në asnjë rast
kjo pagë referuese nuk e tejkalon pagën e
Presidentit të Republikës.
Paga referuese është bazë e llogaritjes së
pensioneve suplementare dhe e pagesës kalimtare.”.
2. Në pikën 8, “Grupi i parë”, bëhen këto shtesa
dhe ndryshime:
a) Në shkronjën “a” shtohen funksionet:
- Kryetar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
- Komisioneri Publik;
- Kryetar i Komisionit të Pavarur të
Kualifikimit;
- Kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
- Drejtues i Strukturës së Posaçme të
Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
b) Në shkronjën “b” shtohen funksionet:
- Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
- Komisioner i Komisionit të Pavarur të
Kualifikimit;
- Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
- Inspektori i Lartë i Drejtësisë;
- Drejtor i Shkollës së Magjistraturës.
c)
Në
shkronjën
“b”,
funksioni
“Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë”
shfuqizohet.
3. Në pikën 9, “Grupi i dytë”, bëhen këto
shtesa:
a) Në shkronjën “a” shtohen funksionet:
- Sekretar i Përgjithshëm i Kolegjit të Posaçëm
të Apelimit;
- Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit të
Pavarur të Kualifikimit;
- Kancelar i Komisionerit Publik;
- Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë
Gjyqësor;
- Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të
Prokurorisë;
- Sekretar i Përgjithshëm në Inspektoratin e
Lartë të Drejtësisë;
- Magjistrat;
Faqe|1378
Viti 2021 – Numri 7
- Pedagog i brendshëm në Shkollën e
Magjistraturës.
b) Në shkronjën “d” shtohen funksionet:
- Këshilltar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
- Këshilltar i Komisionit të Pavarur të
Kualifikimit;
- Këshilltar i Komisionerit Publik;
- Kancelar në Shkollën e Magjistraturës;
- Punonjës të tjerë të barazueshëm me ta, sipas
përcaktimeve me vendim të Këshillit të
Ministrave.”.
4. Pika 11 ndryshohet si më poshtë:
“11. Me termin “pagesë kalimtare” kuptohet
pagesa që përfitojnë personat, subjekt i këtij ligji,
pas ndërprerjes së funksionit ose kur punësohen në
një funksion me pagë më të ulët se paga
pararendëse. Për efekt të këtij ligji, dorëheqja,
alternimi i funksionit titullar me anëtar brenda
institucionit nuk konsiderohet ndërprerje e
funksionit. ”.
Neni 2
Në nenin 7 fjalët “pas largimit nga funksioni”
zëvendësohen me fjalët “pas ndërprerjes së
funksionit”.
Neni 3
Në fund të nenit 9 shtohet paragrafi me këtë
përmbajtje:
“Për personat, të cilët kanë kryer funksionet e
parashikuara dhe të referuara në ligjin nr. 96/2016
“Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe për
funksionet, paga e të cilëve referohet te ligji i
sipërcituar, masa e pensionit llogaritet sipas
përcaktimeve të bëra në këtë nen, por llogaritja e
përfitimit për periudhat e shërbimit të kryera nga
individët dhe të njohura si të tilla nga ky ligj bëhet
sipas pagave referuese respektive, të përcaktuara në
pikën 7 të nenit 1 të këtij ligji”.
Neni 4
Në fund të nenit 11 shtohet paragrafi me këtë
përmbajtje:
“Për personat, të cilët kanë kryer funksionet e
parashikuara dhe të referuara në ligjin nr. 96/2016,
“Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents