Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe për
funksionet paga e të cilëve referohet te ligji i
sipërcituar, masa e pensionit llogaritet sipas
përcaktimeve të bëra në këtë nen, por periudhat e
shërbimit të kryera nga individët vlerësohen sipas
pagave referuese respektive, të përcaktuara në
pikën 7 të nenit 1 të këtij ligji.”.
Neni 5
Pas nenit 17 shtohet neni 17/1 me këtë
përmbajtje:
“Neni 17/1
Indeksimi i pagës referuese
Paga referuese e përcaktuar në shkronjën “a” të
pikës 7 të nenit 1 të këtij ligji, mbi të cilën llogariten
pensionet shtetërore suplementare për personat që
kanë kryer funksionet e parashikuara dhe të
referuara në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e
gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe për funksionet, paga
e të cilëve referohet te ligji i sipërcituar, indeksohet
sipas indeksit të çmimeve të konsumit deri në datën
e lindjes së të drejtës për përfitim.
Procedurat e indeksimit të pagës referuese sipas
funksioneve përcaktohen me vendim të Këshillit të
Ministrave.”.
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në
Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 23.12.2020.
Shpallur me dekretin nr. 11913, datë 12.1.2021
të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta
DEKRETOJ:
Shpalljen e ligjit nr. 166/2020, “Për disa
ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8097, datë
21.3.1996, ‘Për pensionet shtetërore suplementare
të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe
të punonjësve të shtetit’, të ndryshuar”.
PRESIDENT I REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË
Ilir Meta
VENDIM
Nr. 1117, datë 16.12.2020
PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË
NDËRSEKTORIALE TË MENAXHIMIT
TË INTEGRUAR TË KUFIRIT 2021–2027
DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT
2021–2023
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me
propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale të
Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021–2027 dhe
të planit të veprimit 2021–2023, sipas tekstit që i
bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, ministritë
dhe institucionet përgjegjëse të përmendura në
tekstin e kësaj strategjie për zbatimin e këtij
vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren
Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Erion Braçe
DEKRET
Nr. 11913, datë 12.1.2021
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe të nenit
93 të Kushtetutës,
Faqe|1379
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents