Fletorja Zyrtare - forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkufitar (me vendet fqinje, vendet e rajonit, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe agjencitë e tij, si dhe me organizatat ndërkombëtare); - konsolidimin dhe riorganizimin e strukturave të integruara në kufi; - forcimin e kapaciteteve dhe koordinimin e bashkëveprimit ndërinstitucional për kërkimin dhe shpëtimin e shtetasve në situatë të rrezikshme në det; - vendosjen e një mekanizmi të kontrollit të cilësisë dhe të respektimit rigoroz të të drejtave themelore të njeriut. Menaxhimi i Integruar i Kufirit është bashkërendimi dhe bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar ndërmjet të gjitha autoriteteve dhe agjencive, të përfshira në sigurinë kufitare dhe lehtësimin e tregtisë, me qëllim përsosjen e sistemeve të efektshme dhe me rendiment të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, me synimin e arritjes së qëllimit të përbashkët të kufijve të hapur, por të kontrolluar dhe të sigurt. Implementimi i filozofisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit është jetik për ruajtjen e sigurisë së brendshme, për parandalimin e imigracionit të parregullt, parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar dhe për sigurimin e qarkullimit legjitim, të lehtësuar të udhëtarëve dhe mallrave, si dhe parandalimin e kërcënimeve ndërkufitare të shëndetit publik. Në këtë mënyrë, koncepti i Menaxhimit të Integruar të Kufirit siguron efikasitet me kosto-efektive në menaxhimin e kufijve dhe kontrollin e qarkullimit të shtetasve dhe mallrave. Viti 2021 – Numri 7 Komponentët kryesorë të Menaxhimit të Integruar të Kufirit janë: - Kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit; - Kërkim–shpëtimi në situata që mund të ndodhin gjatë operacioneve të mbikëqyrjes së kufirit; - Parandalimi dhe goditja e krimit ndërkufitar; - Analiza e riskut; - Bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërkombëtar; - Bashkëpunimi ndëragjenci; - Masat teknike dhe operacionale për kontrollin e territorit; - Aftësia për të reaguar në situata të papritura; - Kthimi i shtetasve me qëndrim të parregullt; - Përdorimi i teknologjisë moderne për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit; - Mekanizmi i kontrollit të cilësisë; - Mekanizmat e solidaritetit. Komponentët horizontal të Menaxhimit të Integruar të Kufirit janë: - Të drejtat themelore të individit; - Edukimi dhe trajnimi; - Inovacioni. Qëllimet e politikave të Strategjisë Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021–2027 janë zhvillimi i një sistemi të integruar të administrimit të kufijve në përputhje me sistemin evropian të mbikëqyrjes kufitare dhe rritja e sigurisë kufitare duke përmirësuar bashkëpunimin në të gjitha nivelet dhe forcimin e kapaciteteve administrative, infrastrukturore dhe teknike Faqe|1383

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents