Fletorja Zyrtare Nevoja për Strategjinë e Menaxhimit të Integruar të Kufirit Strategjia Ndërsektoriale e Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021–2027 dhe plani i veprimit 2021–2027 në zbatim të saj, vjen si një nevojë për rinovimin e Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit dhe planit të veprimit 2014 – 2020, e cila është gjithashtu pjesë e masave të Planit Kombëtar të Integrimit Evropian. Duke pasur parasysh që rregullorja e re e BE-së, e cila hyri në fuqi në 4 dhjetor 2019, modifikoi pjesërisht konceptin e MIK të BE-së, ishte e nevojshme të përafrohej më tej Strategjia. Strategjia e Menaxhimit të Integruar të Kufijve dhe plani i veprimit janë në përputhje me konceptin më të fundit të BE-së për MIK dhe me Strategjinë Evropiane Teknike dhe Operacionale të Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Dokumenti strategjik është gjithashtu në përputhje me angazhimet në kuadër të procesit të integrimit dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, kryesisht në pjesën që lidhet me: - Rekomandime nga raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Shqipërisë, për kapitullin 24, për Kufirin e Jashtëm dhe në zonën Schengen-in; - Rregulloren (BE) 2019/1896, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, e 13 nëntorit 2019, për Faqe|1384 Viti 2021 – Numri 7 Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare; - Kodin i kufijve të zonës Schengen dhe katalogun e azhurnuar të Schengen-it të BE-së; - Rekomandimet dhe praktikat më të mira për mbikëqyrjen e kufijve të jashtëm, kthimin dhe ripranimin (Këshilli i Bashkimit Evropian nr. 7864/09); - Strategjinë Evropiane Teknike dhe Operacioninale të Menaxhimit të Integruar të Kufirit; - Sistemi Evropian i Mbikëqyrjes së Kufijve (EUROSUR). Vëmendje e veçantë iu kushtua përafrimit të Strategjisë me rregulloren (BE) 2019/1896, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 13 nëntorit 2019, “Për krijimin e një Kufiri Evropian dhe Rojës Bregdetare” dhe “Strategjinë Evropiane Teknike dhe Operacionale të Menaxhimit të Integruar të Kufirit”, në mënyrë që të sigurohet një menaxhim i integruar evropian i kufijve të jashtëm, si dhe menaxhimin e kufijve të saj, në përputhje me të drejtat themelore dhe përparimin e politikës së kthimit të unionit. Republika e Shqipërisë, si një vend kandidat për anëtarësim në BE, është përpjekur të harmonizojë konceptin e saj të MIK me kërkesat e BE-së në fazën e pranimit, megjithëse, në këtë fazë të

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents