Fletorja Zyrtare integrimit, nuk është e mundur të implementohen plotësisht të gjithë përbërësit strategjikë të MIK-ut Evropian. Megjithatë, Shqipëria mbetet e gatshme për të zbatuar plotësisht këtë koncept me hyrjen e Republikës së Shqipërisë në BE. Strategjia është e përgatitur në përputhje me standardet e BE-së, duke marrë parasysh edhe elemente shtesë kombëtar të rëndësishëm për MIK-un, në mënyrë që Strategjia të jetë funksionale dhe ndërvepruese me atë evropiane. Zbatimi i masave të përcaktuara, në periudhën 2021 – 2027, është i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të sigurisë kufitare, lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar të shtetasve dhe mallrave, arritjen e kritereve të Sistemit Evropian të Sigurisë, për forcimin e aftësisë për të marrë përsipër detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në BE, si dhe për të përmbushur kërkesat e Schengen-it. Burimet e nevojshme financiare për zbatimin e masave të Strategjisë së MIK-ut do të planifikohen brenda planeve të veprimit dhe do të vendosen në baza vjetore, brenda buxhetit aktual dhe kapitalit të Republikës së Shqipërisë, për nevojat e ministrive dhe autoriteteve të tjera administrative kompetente, për zbatimin e planit të veprimit, siç sugjerohet në përfundimet në lidhje me shqyrtimin dhe miratimin e Strategjisë dhe planit të veprimit 2021–2027. Dinamika e sigurimit të fondeve gjithashtu do të varet nga gatishmëria e bashkësisë ndërkombëtare për të aprovuar mbështetjen e donatorëve në kuadrin e fondeve ndërkombëtare të ndihmës së paraaderimit për zbatimin e masave konkrete, si dhe dinamikën e proceseve integruese të Republikës së Shqipërisë. Shumica e veprimtarive të organeve me kompetencë në zbatimin e Strategjisë dhe planit të veprimit, kornizë në këtë fushë, do të realizohen brenda aktiviteteve të rregullta të këtyre autoriteteve. Metodologjia Siç është shpjeguar në nënkapitullin 2, kuadri ligjor dhe institucional në fuqi dhe lidhja me dokumentet dhe prioritetet strategjike të këtij dokumenti, përputhet plotësisht me dokumentet strategjike në nivel ndërkombëtar e kombëtar të miratuar nga Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave duke bërë që vizioni, objektivat strategjike dhe specifike të parashikuara të përputhen plotësisht me këto dokumente strategjike. Nisma për hartimin e kësaj Strategjie është ndërmarrë nga Ministria e Brendshme si institucion Viti 2021 – Numri 7 përgjegjës për fushën e menaxhimit të integruar të kufijve, bazuar kjo dhe në fushën e saj të përgjegjësisë të rregulluar me vendimin nr. 502, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Brendshme”. Ministria e Brendshme, dhe institucione të tjera si: Ministria e Financave dhe Ekonomisë – Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor; Ministria e Mbrojtjes – Forca Detare/Roja Bregdetare – Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile; Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Drejtoria e Çështjeve Konsullore; Ministria e Drejtësisë; Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë – Drejtoria e Përgjithshme Detare; Ministria e Turizmit dhe Mjedisit; Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë; Ministria e Kulturës; Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD); Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale kanë dhënë kontribut të veçantë gjatë procesit të hartimit të kësaj Strategjie. Në hartimin e këtij dokumenti, krahas infrastrukturës ligjore, programeve të ndryshme shtetërore, në analizën për vlerësimin e gjendjes dhe planifikimin e prioriteteve, objektivave dhe alternativave të zhvillimit për të ardhmen, janë marrë në konsideratë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, si dhe rekomandimet e Komisionit Evropian. Dokumenti është shpërndarë për konsultim publik në faqen e Kryeministrisë për Konsultim publik, në fillim të dhjetorit 2020, në adresën: https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaj e/311. 2. Kuadri ligjor, institucional, arritjet dhe lidhja me dokumentet dhe prioritetet strategjike Zbatimi efektiv i Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufijve 2014 – 2020, ishte i rëndësishëm për përafrimin me Sistemin Evropian të Sigurisë, jetësimin e angazhimeve të Shqipërisë që rrjedhin nga procesi i anëtarësimi në BE, si dhe Faqe|1385

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents