Fletorja Zyrtare nevojave për forcimin e sigurisë kombëtare, rajonale dhe më gjerë. Kjo Strategji u vlerësua në përputhje të plotë me standardet evropiane.70 Qëllimi i përgjithshëm strategjik i Qeverisë Shqiptare për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, ishte përsosja e Sistemit të Sigurisë Kufitare, duke arritur përafrimin e plotë me atë të vendeve anëtare të BE-së, ndërsa qëllimi specifik i Strategjisë së MIK ishte konsolidimi i arritjeve në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit për përmirësimin e sigurisë së kufirit, lehtësimin e lëvizjes së shtetasve dhe shkëmbimeve tregtare, në mënyrë që të garantohen kufijtë e hapur dhe të sigurt, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Objektivat e Strategjisë dhe planit të veprimit (2014–2020) janë realizuar dhe përparim i mirë mund të vërehet në lidhje me arritjen e të gjitha objektivave individuale të përcaktuara në Strategji. Ky proces u pasua nga një seri aktivitetesh të ndërmarra në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, me prioritetet e mëposhtme: - harmonizimi i legjislacionit me acquis të BE-së; - përfundimi i marrëveshjeve bilaterale për kufirin shtetëror, vendkalimet kufitare dhe trafikun kufitar; - nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale të bashkëpunimit policor dhe protokolleve për patrullime të përbashkëta; - harmonizimi i konceptit organizativ dhe të personelit; - modernizimi dhe përmirësimi i sistemeve të arsimit dhe të aftësimit, si dhe ngritja e nivelit të profesionalizmit të oficerëve të kufirit; - përmirësimi i sistemit të informacionit dhe infrastrukturës kufitare; - prokurimi i pajisjeve teknike të nevojshme për kryerjen e kontrolleve kufitare dhe mbikëqyrjen kufitare; - krijimi dhe përditësimi i analizës së rrezikut dhe shkëmbimi i informacionit në përputhje me një model të përbashkët të analizës së rrezikut; 70Commission staff working document Albania 2015 report, accompanying the document communication from the Commission to the European Parliament, the Council, the European Economic and Social Committw and the Committw of the Regions; http://integrimi-ne-be.punetejashtme.gov.al/anetaresimi-nebe/dokumente/dokumente-te-be/. Faqe|1386 Viti 2021 – Numri 7 - forcimi i aftësive për të luftuar korrupsionin dhe forcimi i kornizës ligjore dhe mekanizmave për bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh. Ky dokument strategjik është i ndërlidhur, kontribuon dhe i bazuar në parimet që rrjedhin nga dokumente strategjike kombëtare dhe ndërkombëtare, si më poshtë: - Programi qeverisës për periudhën 2017–2021; - Prioritetet e Qeverisë që lidhet me Rendin dhe Sigurinë Publike; - Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) 2015–2020; kapitulli “Qeverisja e Mirë, Demokracia dhe Shteti i së Drejtës”, e lidhur me objektivat e mëposhtme: 1. Forcimin e forcës zbuluese në luftën kundër krimit ndërkufitar nëpërmjet: - rritjes së shkallës së zbulimit të trafikimit të paligjshëm; - rritjes së shkallës së zbulimit dhe eliminimit të tregtisë së lëndëve narkotike. 2. Rritjen e profesionalizmit dhe aftësive teknike për zbulimin dhe luftën kundër përdorimit të dokumenteve të falsifikuara për kalimin e kufirit. 3. Përmirësimin e standardeve të kontrollit dhe mbikëqyrjes përmes standardizimit të Pikave të Kalimit të Kufirit (PKK) sipas standardeve të BEsë dhe Kodit Schengen. 4. Parandalimin dhe pakësimin e rasteve të migrimit të paligjshëm dhe të qytetarëve të huaj që kapen në territorin e Shqipërisë me dokumente të parregullta, përmes: - kryerjes së analizave të sakta të riskut; - dislokimit të forcave në zonat më problematike; dhe - furnizimit me pajisje moderne për parandalimin e migracionit të paligjshëm. 5. Parandalimin dhe uljen e migracionit të paligjshëm nëpërmjet: - rritjes së shkallës së zbulimit dhe eliminimit të migracionit të paligjshëm; - uljes së rasteve të migracionit të paligjshëm dhe të qytetarëve të huaj të kapur në territorin e Shqipërisë me dokumente të parregullta; - monitorimit të flukseve të migracionit përmes analizave mujore dhe vjetore të riskut në përputhje me standardet e FRONTEX-it. - monitorimit të fluksit të migracionit nëpërmjet analizave mujore dhe vjetore të riskut në përputhje me modelin e CIRAM-it; dhe

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents