Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
Afati për zbatimin operacional
6 vjet pas datës së nënshkrimit të Marrëveshjes së
Financimit
Afati për zbatimin e Marrëveshjes së Financimit
(datë në të cilën ky program
duhet të jetë mbyllur dhe të jetë përfunduar angazhimi i
fondeve), pas pranimit të llogarive)
12 vjet pas datës së nënshkrimit të Marrëveshjes së
Financimit
2. PËRSHKRIMI I PROGRAMIT TË
VEPRIMIT
2.1 PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME I
PROGRAMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR 2014–2020 DHE PROGRAMI
VEPRIMIT BNK 2018–2020
Programi BNK Shqipëri-Kosovë 20146–2020 u
miratua nga Komisioni me vendimin zbatues
C(2014) 9574 në dhjetor 2014*. Programi i miratuar
përbën strategjinë e bashkëpunimit BNK për
rajonin kufitar, duke përcaktuar midis të tjerash,
listën e zonave gjeografike të lejuara, kontekstin e
zonës, prioritetet tematike të programit dhe
alokimet treguese buxhetore për periudhën 7vjeçare.
Programi BNK Shqipëri–Kosovë, 2014–2020,
shërben gjithashtu si referencë për miratimin e
programeve të veprimit BNK. Programi i veprimit
BNK 2018–2020 synon të sigurojë ndihmë për
bashkëpunimin ndërkufitar në zonat tematike të
përcaktuara në vitet 2014–2020 të këtij programi
(siç tregohet në seksionin 2.2).
Më 6 shkurt 2018, Komisioni Evropian miratoi
komunikatën me temë “Një perspektivë e
besueshme e zgjerimit për angazhim të zgjeruar të
BE-së me Ballkanin Perëndimor”*. Kjo
komunikatë synon të avancojë më tej reformën në
Ballkanin Perëndimor dhe të sigurojë një angazhim
të dukshëm për zgjerimin e BE-së, për të
mbështetur më mirë përgatitjet e tyre në rrugën
evropiane. Komunikata përcakton orientimet e reja
strategjike, veçanërisht në lidhje me zbatimin e
gjashtë iniciativave kryesore.
Në veçanti, bashkëpunimi ndërkufitar është një
mjet kyç për nxitjen e pajtimit dhe trajtimin e
trashëgimisë së të kaluarës në Ballkanin
Perëndimor, në përputhje me iniciativën kyçe 6
(mbështetje për pajtimin dhe marrëdhëniet e
*
Vendimi Zbatues i Komisionit C (2014) 9574 i 11
dhjetorit 2014.
*
https://ec.europa.eu/commission/sites/betapolitical/files/communication-credible-enlargementperspective-western-balkans_en.pdf
Faqe|1318
fqinjësisë së mirë) dhe për zhvillimin e
qëndrueshëm lokal, në përputhje me iniciativën
kyçe 3 (mbështetje e zhvillimit socio-ekonomik).
Lista e zonave gjeografike të lejuara
Zona e programit ndërkufitar mbulon një
territor prej 8,335 km2 me një popullsi që arrin në
rreth 936.761 banorë, nga të cilët 76% jetojnë në
territorin e Kosovës dhe 24% në anën shqiptare të
zonës së programit. Gjatësia e vijës kufitare është
114 km. Në Shqipëri zonat përfituese përfshijnë
rajonet e Kukësit dhe të Lezhës (8 bashki me një
total prej 362 vendbanime), duke mbuluar 48% të
zonës së programit. Në Kosovë, zonat përfituese
përfshijnë Rajonin Ekonomik Perëndimor dhe
Rajonin Ekonomik Jugor (12 bashki), duke
mbuluar 52% të zonës së programit.
Konteksti i zonës së lejuar të bashkëpunimit ndërkufitar
Rajoni kufitar ka një ekonomi kryesisht agrare,
me industrinë më të zhvilluar në anën e Kosovës,
ndërsa rajonet shqiptare bazohen më shumë në
bujqësi dhe shërbime. Sektori i bujqësisë ka një
rëndësi shumë të madhe për zhvillimin ekonomik
dhe punësimin, duke qenë se një pjesë e madhe e
popullsisë ende jeton në zonat rurale, pavarësisht
lëvizjeve të fundit të konsiderueshme drejt zonave
urbane. Aktiviteti i bujqësisë është kryesisht një
aktivitet ekonomik familjar dhe i orientuar drejt
mbijetesës edhe për shkak se fragmentimi i tokës
është mjaft i lartë dhe madhësia e fermave
bujqësore është mesatarisht 1.5 hektarë.
Përmirësimi i infrastrukturës rurale dhe menaxhimi
më i mirë i burimeve ujore janë prioritete të
rëndësishme për të rritur produktivitetin e sektorit.
Konkurrenca dhe shkëmbimi i përvojës janë
mjaft të ulëta në të gjithë zonën e programit dhe
kërkon investime të mëtejshme si kombëtare dhe
ndërkombëtare për t’u zgjeruar. Aftësitë e punës
nuk i përgjigjen kërkesës së tregut për shërbime
dhe produkte me cilësi të lartë. Industria e lehtë,
veçanërisht për përpunimin e ushqimit, ka
potencial të konsiderueshëm për të përshpejtuar
rritjen ekonomike. NMV-të dominojnë hartën e
bizneseve, ndërsa rrjeti i biznesit dhe bashkëpunimi
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents