Fletorja Zyrtare forcohen, në mënyrë të veçantë për zbulimin e personave të kontrabanduar dhe rastet e trafikimit”. Gjithsesi, struktura aktuale ka garantuar funksionimin operacional të strukturave qendrore dhe vendore për kufirin dhe migracionin. Struktura e PKM-së ka lehtësuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit brenda saj, ndërmjet agjencive dhe në nivel ndërkombëtar. Në funksion të çështjes së kontrollit civil mbi operacionet detare dhe harmonizimin e marrëdhënieve midis institucioneve që kanë përgjegjësi dhe interesa në det, u konsolidua Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare. Në përmbushje të masave të MIK, janë realizuar dhe implementuar ndryshimet në strukturë. Megjithatë problem mbetet mosha mesatare e lartë e stafit të policisë kufitare dhe migracionit (aktualisht rreth 50 vjeç). Për këto arsye rritja e numrit të rojeve kufitare dhe konsolidimi i mëtejshëm i strukturës mbetet objektiv për t’u përfshirë në Strategjinë e re, në zbatim kjo edhe të rekomandimit të progresraportit të Komisionit Evropian dhe të ekspertëve të misioneve të BE-së. Gjithashtu në përmbushje të masave të MIK, janë krijuar dhe funksionojnë GLO-të (grupet e lëvizshme operacionale) në çdo drejtori vendore, të cilat kryejnë, krahas patrullave të zakonshme, kontrollin dhe monitorimin e territorit në bazë dhe të informacioneve shtesë të marra në rrugë ligjore për veprimtari të k/ligjshme. Planëzimi elektronik i punës së Policisë Kufitare nuk është realizuar për shkak të mungesës së fondeve për vënien në funksionim të programit të përgatitur për këtë qëllim nga PAMECA. Sistemi Blu Box për mjetet e peshkimit, aktualisht nuk funksionon, për mungesë të fondeve dhe menaxhimit të tyre. Ndërkohë, Sistemi i Komunikimit Tetra është funksional në të gjithë hapësirën detare, dhe po punohet për krijimin e bazës së të dhënave për mjetet lundruese, midis agjencive ligjzbatuese. Gjithashtu, me qëllim të përmbushjes së veprimtarisë administrative, realizimit të misionit institucional dhe në funksion të rritjes së eficiencës në punë, për t’u përgjigjur sfidave të reja, me VKM-në nr. 9, datë 11.1.2017, është miratuar struktura e re organizative e Administratës Doganore Shqiptare. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përbëhet nga 1.052 punonjës, të shpërndarë në nivel qendror dhe vendor. Viti 2021 – Numri 7 Burimet njerëzore dhe trajnimi Lidhur me këtë fushë, në Strategjinë aktuale u parashikuan aktivitete që kanë të bëjnë me rekrutimin dhe përzgjedhjen e personelit të agjencive që operojnë në kufi, bazuar në standardet e BE-së. Në përmbushje të objektivave të kësaj fushe nga agjencitë e kufirit bëhet menaxhimi i burimeve njerëzore dhe ndiqet ecuria e tyre në karrierë. Për vendet e punës bëhet përzgjedhja e personelit bazuar në kritere të mirëpërcaktuara dhe të miratuara. Duke parë nevojën imediate për forcimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë Kufitare dhe Migracionit, nevojë që u evidentua më së shumti gjatë periudhës së krizës migratore që preku edhe vendin tonë, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin bëri një studim të hollësishëm të nevojave për burimet shtesë, ku u theksua nevoja për shtimin e 500 funksioneve shtesë. Nga ana tjetër, nevoja për burime njerëzore shtesë ishte rekomanduar në vazhdimësi nga Komisioni Evropian, në progresraportet e tij ndër vite. Në progresraportin e Komisionit Evropian të vitit 2016 shkruhet: “…Stafi i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin është i limituar (1 653 punonjës), në veçanti kundër sfondit të krizës së migrimit që prek të gjithë rajonin”.74 Në muajin gusht të vitit 2020, në zbatim të urdhrit të ministrit të Brendshëm nr. 207, datë 30.7.2020, me urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 665, datë 1.8.2020, u miratuan shtesa prej 200 funksionesh të rolit bazë për Policinë Kufitare dhe Migracionit, ose 12% e numrit ekzistues të punonjësve të shërbimeve të policisë kufitare dhe migracionit. Gjatë viteve në fjalë, për forcimin e kapaciteteve profesionale të Policisë Kufitare dhe Migracionit, personeli i PKM-së i është nënshtruar trajnimeve të ndryshme, në përgjigje të nevojave të saj, të reflektuara në planet vjetore të trajnimeve, por edhe trajnimeve të zhvilluara nga ekspertë të organizatave partnere. 74 Commission Staff Working Document, Albania 2016 Report Accompanying the document Communication from the Commission to the European Parliament, the Council, the European Economic and Social Committë and the Committë of the Regions, 2016 Communication on EU Enlargement Policy, {COM (2016) 715 final}; https://ec.europa.eu/neighbourhoodnlargement/sites/near/files/pdf/key documents/2016/20161109_report_albania.pdf; f. 69. Faqe|1391

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents