Fletorja Zyrtare Aktualisht është në proces ratifikimi memorandumi i bashkëpunimit me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikë, për instalimin e sistemit PISCES, fillimisht në 8 pikat më të mëdha të kalimit kufitar. Ky sistem, ofron grumbullimin dhe përpunimin e një game më të madhe të informacionit në Pikat e Kalimit Kufitar, si dhe verifikimin në kohë reale të identitetit të shtetasve nëpërmjet gjurmëve papilare. Megjithatë, gjatë periudhës së kaluar janë hasur vështirësi për sa i përket instalimit dhe përdorimit të TIMS-it në disa stacione të Policisë Kufitare dhe Migracionit, si më poshtë: - Në DVKM Shkodër, në Stacionin e Policisë Kufitare Bajzë nuk ka as linjë interneti dhe as sistem TIMS; - Në stacionin e Policisë Kufitare Bashkim, interneti sigurohet me sinjal satelitor, por nuk funksionon; - Në DVKM Durrës, në Stacionet e Policisë Kufitare Spille dhe Divjakë nuk është instaluar asnjëherë TIMS-i; - Në DVKM Korçë, TIMS-i nuk është instaluar asnjë herë në Stacionet e Policisë Kufitare Pustec, Shtikë dhe Leskovik; - Në DVKM Vlorë, TIMS-i nuk është i instaluar në Stacionet e Policisë Kufitare Livadhja, Borsh, Triport, Hoxhare dhe Dhërmi; - Në DVKM Kukës, në Stacionet e Policisë Kufitare Shishtavec dhe PKK Orgjost, interneti është me sinjal satelitor, por TIMS-i nuk funksionon. Në këtë rast interneti shërben vetëm për komunikim me email; - Në Pikën e Kalimit Kufitar Borje, nuk është instaluar TIMS-i dhe as nuk ka internet; - Në Stacionin e Policisë Kufitare Viçisht nuk ka shërbim internet dhe as TIMS; - Në Pikën e Përbashkët të Kalimit të Kufirit Trebisht/Xhepisht, interneti ofrohet me sinjal satelitor, por nuk funksionon. Me financim të Bashkimit Evropian është mundësuar instalimi i sistemit të komunikimit TETRA për hapësirën detare, i cili aktualisht është në funksion por ka probleme që duhen zgjidhur në lidhje me mirëmbajtjen dhe përmirësimin e tij. Për më tepër, Policisë Kufitare dhe Migracionit, në shumicën e juridiksionit të saj, i mungon një sistem i komunikimit me radio, mjaftueshëm efektiv dhe i sigurt. Oficerët e Patrullës Kufitare janë tepër të varur nga komunikimi me celularë për të siguruar Faqe|1394 Viti 2021 – Numri 7 komunikimin “një me një”. Mungesa e sigurisë së komunikimit dhe informacionit, boshllëqet në mbulim dhe qëndrueshmëria, kanë krijuar një numër rreziqesh dhe dobësish operacionale aktuale dhe potenciale. Një audit i IT-së, në maj 2015, ka theksuar se ekziston nevoja kritike për të ripërcaktuar dhe ridizenjuar platformat e vjetruara të teknologjisë së komunikimit operacional të shërbimeve në terren. Në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga MIK, është realizuar: - Aksesi i PKM-s në sistemin e regjistrit të mjeteve të transportit dhe në e-gjoba; - Janë hartuar dhe miratuar procedura standarde me synim përmirësimin dhe evidentimin e migrantëve dhe azilkërkuesve, me qëllim integrimin e informacionit respektiv dhe lehtësimin e shkëmbimit të informacionit ndëragjenci dhe ndërkombëtar; - Është në proces përpilimi të regjistrit të përbashkët me Kapitanerinë e Porteve, për regjistrin detar të mjeteve lundruese. Monitorimi i hapësirës detare realizohet nëpërmjet sistemit SIVHD (Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare). Forca Detare është struktura përgjegjëse për SIVHD. Në QNOD grumbullohen dhe dokumentohen të dhënat nga të gjitha institucionet pjesëmarrëse me interesa në hapësirën detare dhe përgatiten e zhvillohen analiza risku ndërinstitucionale dy herë në vit (6-mujore dhe vjetore), sipas modelit Evropian “Common Integrated Risk Analyses Model” CIRAM 2.0. Për mungesë fondesh nuk janë vendosur radarë në Kepin e Rodonit dhe Gjuzës në përmbushje të nënobjektivit për përmirësimin e shkëmbimit të informacionit. Gjithashtu, nuk është realizuar masa për realizimin e shkëmbimit të informacionit me vendet e BE-së në kohë reale, duke gjetur mirëkuptimin e palëve për aksesim të sistemeve, për shkak të statusit të vendit tonë, vend i tretë, jo pjesë e BE-së dhe nuk ka akses në databazën e BEsë. Mbetet detyrim dhe objektiv përmirësimi dhe kompletimi me sisteme të reja të kontrollit, dhe shkëmbimit të informacionit, si përmirësimi i sistemit aktual TIMS, implementimi i sistemit PISCES, implementimi i sistemit PNR/API, sistemi i radiokomunikimit, etj., për shkak se pajisjet aktuale nuk mundësojnë, si në sasi dhe në cilësi, përmbushjen e detyrave.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents