Fletorja Zyrtare
sallës operacionale të QNOD-it, kanë akses edhe
në aplikacionin “Lloyd’s informa” për marrjen e të
dhënave të trafikut detar, të siguruar dhe financuar
nga “Border Force”, Mbretëria e Bashkuar.
Gjithashtu është e domosdoshme ngritja e
Sistemit të Vëzhgimit të Policisë së Shtetit (PKM)
për mbikëqyrjen e hapësirës detare, sistem i cili të
jetë burim shtesë informacioni në QNOD, si dhe
përcjellja e transmetimit të panoramës së
përgjithshme të hapësirës detare në Qendrën
Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Kufirit.
Në realizim të objektivit për përmirësimin e
infrastrukturës për akomodimin e migrantëve dhe
azilkërkuesve, në bashkëpunim me agjencitë e
përfshira në këtë proces janë hapur Qendra të
Përkohshme Pritjeje në Gjirokastër, Kakavijë,
Ersekë.
Tashmë, në sajë të mbështetjes së ofruar nga
organizata dhe institucione partnere, Policia
Kufitare dhe Migracionit situata e furnizimit me
pajisje ka ndryshuar dukshëm, duke forcuar
kapacitetet e kontrollit dhe mbikëqyrjes së kufirit.
Mbështetja e EXBS, Policisë Federale Gjermane,
IOM, UNHCR dhe Bashkimit Evropian ka
mundësuar një flotë të mjeteve të patrullimit dhe
transportit thuajse të re, ku përfshihen rreth 70
automjete të kapaciteteve të ndryshme. Për
kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit janë siguruar
fibroskopë, videoskopë, kamera termike, dylbi dite
dhe dylbi nate me rreze të gjatë, lupa zmadhuese
me burime të ndryshme drite, një laborator për
ekzaminimin e dokumenteve të udhëtimit, dy
sisteme të mbikëqyrjes së kufirit (TVV Vans), një
sistem të lëvizshëm të zbulimit të radioaktivitetit
(dhuruar nga Departamenti i Energjisë i Shteteve të
bashkuara të Amerikës), skaner portativ, pajisje për
kontrollin e kamionëve dhe autobusëve, pajisje për
kontrollin e dendësisë (baster), 16 mikrobusë,
elektrikë dore. Ndërsa me financim nga buxheti i
shtetit, janë siguruar lexues optik të dokumenteve
të udhëtimit për çdo post pune në Pikat e Kalimit
Kufitar.
Në kuadër të bashkëpunimit që ka Shërbimi
Doganor me Departamentin e Energjisë së
Shteteve të Bashkuara dhe IAEA-n për të
përmirësuar
infrastrukturën
për
zbulimin
bërthamor, për zbulimin dhe parandalimin e
trafikut të materialeve të veçanta bërthamore dhe
materialeve të tjera radioaktive, janë siguruar 13
polimastera dhe një sistem i lëvizshëm për zbulimin
Faqe|1396
Viti 2021 – Numri 7
e radioaktivitetit MDS (Mobile Detection Van). Në
PKK, Hani Hotit është në fazën e zbatimit të
projektit me IAEA-n, për instalimin e portaleve të
monitorimit të radioaktivitetit (RPM). Nga
programi i EXBS-së për personelin doganor janë
siguruar 5 CT 40 pajisje të kontrollit në vijë të dytë,
një “Hazmat 360” dhe 6 identifinder.
Ndërkohë, vendimi Këshillit të Ministrave nr.
745, datë 26.10.2016, ”Për kryerjen e verifikimeve të
përbashkëta kufitare”, jo vetëm ka forcuar kuadrin e
bashkëpunimit institucional të agjencive që
operojnë në kufi, por ka parashikuar përdorimin e
përbashkët të pajisjeve të kontrollit kufitar.
Në vitin 2018, Komisioni Evropian miratoi
financimin e projektit “Për forcimin e kapaciteteve të
policisë kufitare në luftën kundër trafiqeve të paligjshme”, në
shumën 6.000.000 euro, ku parashikohet blerja e
mjeteve të lundrimit të kapaciteteve dhe fuqive
motorike të ndryshme për mbikëqyrjen e kufirit
blu, sisteme të mbikëqyrjes së kufirit (TVV Vans),
pajisje të lëvizshme për mbikëqyrjen e kufirit
(radarë, kamera termike, dylbi dite dhe nate), si dhe
pajisje për verifikimet kufitare në Pikat e kalimit
Kufitar.
Në muajin korrik të vitit 2019, u përurua
përfundimi i punimeve në Pikën e Kalimit Kufitar
Morinë, i cili u mundësua me financim nga
Bashkimi Evropian prej 1 (një) milion euro.
Tashmë PKK Morinë vlerësohet se është në
përputhje me standardet e Schengen-it dhe do të ketë
efekt përmirësues në menaxhimin e kufijve të
Shqipërisë në përputhje me standardet e BE-së.
Këtij financimi i është shtuar edhe financimi nga
Buxheti i Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së
Përgjithshme të Doganave me një fond prej 85.8
milion lekë ose rreth 684 000 euro, për ndërtimin e
terminalit të autobusëve, godinës së inspektimit
(kontrolli i vijës së dytë), godinës së inceneratorit
(për mallrat e ndaluara nga AKU-ja) dhe punime të
jashtme duke kompletuar kështu projektin e plotë
të Pikës së Kalimi Kufitar.
Në muajin gusht të vitit 2019 është inauguruar
përfundimi i rikonstruksionit të Pikës së Kalimit
Kufitar Hani i Hotit. Rikonstruksioni i kësaj pike
kalimi është mundësuar me fondin prej 2.4 milion
euro të Bashkimit Evropian, ndërtimi i ndërtesës
administrative me financim nga Buxheti i Shtetit,
me një fond prej 4.2 milionë lekë.
Në kuadër të parandalimit të trafikimit,
nëpërmjet proceseve dhe pajisjeve të përmirësuara,
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents