Fletorja Zyrtare Fenomeni i migracionit të parregullt me prejardhje afrikane dhe aziatike, në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, ka disa vite që ekziston duke u zhvilluar në rrugë dhe në mënyra të ndryshme. Ky migracion është klasik i përzier, pra që përfshin grupe që largohen për shkak të konflikteve të luftës dhe grupe që i largohen gjendjes së vështirë ekonomike. Në linja të përgjithshme ky migracion zhvillohet në rrugë detare, tokësore dhe nga ajri. Me mbylljen e rrugëve që synonin territoret spanjolle në Atlantik, intensiteti i lëvizjeve u shtua në drejtimin nga Libia në Mesdhe, në rrugë detare dhe nëpërmjet Ballkanit Perëndimor në rrugë tokësore. Gjatë viteve të kaluara politika migratore e shteteve anëtare të BE-së ndryshoi, herë duke ndjekur atë të “dyerve të hapura”, që çoi në krijimin e rrugës së Ballkanit Perëndimor Greqi– Maqedoni–Serbi–Hungari dhe Greqi–Maqedoni– Serbi–Kroaci–Austri, e herë në atë të politikave kombëtare, që çoi njëherë në profilizimin sipas shtetësisë të imigrantëve, dhe më tej në kufizimin e numrit që pranohej të kalonte në këtë rrugëtim e deri në mbylljen totale të saj. Sa i përket ndikimit të këtij fluksi nga Greqia në Shqipëri, shumica e të intervistuarve të kapur në kufi apo në brendësi të territorit, kanë deklaruar se kanë mbërritur në Shqipëri nëpërmjet transportit publik nga Athina, Selaniku dhe qytete të tjera në afërsi të pikës së kalimit Kakavijë e Kapshticë, dhe më tej kanë hyrë Faqe|1398 Viti 2021 – Numri 7 nëpërmjet kufirit të gjelbër duke synuar Malin e Zi dhe Kosovën me destinacion kryesisht Gjermaninë. Topografia e kufirit të gjelbër në këtë rajon lejon kalim relativisht të lehtë. Infrastruktura rrugore në të dyja anët e këtyre zonave kufitare është më e mirë se në zonat e tjera kufitare, duke e bërë atë pikën më të mundshme të hyrjes. Infrastruktura aktuale në vend nuk është e mjaftueshme për të trajtuar flukse të mëdha hyrëse të imigrantëve dhe azilkërkuesve. Gjithashtu, një tregues pozitiv që duhet theksuar është edhe fakti që përgjatë gjithë këtyre viteve, si pasojë e masave të marra dhe kontrollit të pandërprerë të vijës bregdetare nuk ka asnjë rast të kalimit nëpërmjet rrugëve detare në drejtim të Italisë të imigrantëve të parregullt. Ky është një sukses i madh dhe përvojë shumë e mirë për të cilën po punohet në vazhdimësi për ta ruajtur këtë standard. Theksojmë se kontrolli i vijës së kalimit kufitar detar është një rrugë që ka problematika edhe në vendet më të zhvilluara të BE-së. Për këtë arsye Forca Detare ka hartuar planin e modernizimit të rritjes së kapaciteteve të Rojës Bregdetare. Për më të shumtën e emigrantëve të paligjshëm që udhëtojnë në vendet e tjera të destinacionit nëpërmjet së ashtuquajturës rrugë e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është kryesisht vend transit. Duke pasur parasysh që linja kufitare jugore e juglindore shtrihet përgjatë kufijve malorë dhe zonave më pak të populluara

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents