Fletorja Zyrtare
në një masë më të madhe, zbulimi i migrantëve të
parregullt nënkupton që policia kufitare nuk
është e pajisur në mënyrë të duhur për të luftuar
dhe zbuluar këtë lloj të krimit ndërkufitar.
Gjithashtu, një dukuri e dukshme, e cila është
rritur në mënyrë të vazhdueshme, me të cilën
Shqipëria është përballur vitet e kaluara, është
numri i azilkërkuesve. Duke qenë në kufi me një
vend anëtar të BE-së, si Greqia, në të cilin
aktualisht ka grumbullime të mëdha imigrantësh
të ardhur nga vendet e lindjes, statusi i Italisë si
Viti 2021 – Numri 7
vend anëtar i BE-së dhe hyrja e Kroacisë në
Bashkimin Evropian, janë një motiv shtesë për
ardhjen dhe rritjen e numrit të azilkërkuesve në
Shqipëri, me qëllim lëvizjen drejt këtyre vendeve.
Siç shihet nga grafiku, më poshtë, viti 2015,
2016 dhe 2017, njohu rënie të numrit të
imigrantëve të parregullt, por viti 2018 dhe 2019
dhe viti 2020 shënon një trend rritjeje, me hapa
të shpejtë, gjë që tregon se Shqipëria vijon të jetë
vend atraktiv për kalimin transit nga Greqia drejt
vendeve të Bashkimit Evropian.
Përveç këtyre rrjedhave të migracionit, të cilat janë shoqëruar nga fenomene të ndryshme kriminale
si: trafikimi i qenieve njerëzore, kondrabandimi i imigrantëve (dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të
kufirit) dhe falsifikimi i dokumenteve, apo qarkullimi i mundshëm i elementeve ekstremiste të
dhunshme dhe atyre terroriste, duhet të theksohet se e ashtuquajtura rrugë ballkanike është ende rrugë
aktuale për kontrabandën e drogave të paligjshme, automjeteve të vjedhura dhe armëve dhe lidhjen e
vendeve të Bashkimit Evropian me Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Largët, që është një sfidë për të
gjitha autoritetet e përfshira në menaxhimin e kufijve.
Gjatë periudhës 2014–2020, nga ana e Policisë Kufitare dhe Migracionit, janë evidentuar 231 raste të
dhënies ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit (kondrabandimin e imigrantëve). Kalimi i paligjshëm i kufirit,
kryesisht i shtetasve shqiptar drejt vendeve fqinje, ka mbetur fenomen i përhapur. Ky fenomen është
më i përhapur në kufirin juglindor, me Greqinë, ku shtetasit shqiptar, qëllimi i të cilëve është punësimi
sezonal apo që kanë shkelur, në të kaluarën, afatet e qëndrimit, kalojnë ose tentojnë të kalojnë kufirin
duke iu shmangur kontrolleve kufitare. Gjatë periudhës 2014–2020, janë evidentuar 3985 raste të
kalimit të paligjshëm të kufirit.
Faqe|1399
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents