Fletorja Zyrtare Viti 2021 – Numri 7 Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi ka qenë fenomen tjetër që ka kërcënuar sigurinë kufitare. Gjatë periudhës 2014 – 2020, nga shërbimet e Policisë Kufitare janë evidentuar 148 raste të tilla dhe janë sekuestruar 8 584 584 €. Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit vijon të mbetet tjetër kërcënim. Të dhënat flasin kryesisht për falsifikim të dokumenteve të huaja nga shtetas shqiptar që kërkojnë të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, por nuk kanë munguar rastet e përdorimit të dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit nga shtetas të huaj, të cilët tentojnë të kalojnë transit, nëpërmjet vendit tonë, drejt vendeve të tjera. Gjatë periudhës 2014 – 2020, nga ana e strukturave të Policisë Kufitare dhe Migracionit janë evidentuar 1734 raste të falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit dhe janë sekuestruar 1923 dokumente të falsifikuara. Faqe|1400

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents