Fletorja Zyrtare - Me Kosovën: gjatësia e kufirit është 123 km, nga të cilat, 117 km tokësor, 1 km liqenor dhe 5 km përrenj; - Me Maqedoninë: gjatësia e kufirit është 186 km, nga të cilat, 137 km tokësor, 28 km liqenor, 12 km lumor dhe 9 km përrenj; -Me Greqinë: gjatësia e kufirit është 349 km, nga të cilat, 247 km tokësor, 78 km detar, 7 km liqenor, 9 km lumor dhe 8 km përrenj. - Kufiri shtetëror i detit territorial me zonën fqinje (det ndërkombëtar) është 262 km. Hapësira e detit territorial ku RSH-ja zhvillon autoritet të plotë për zbatimin e ligjit është 5041 km. - Në territorin e Republikës së Shqipërisë operojnë gjithsej 31 pika të kalimit kufitar të cilat sipas kategorive janë: - 1 PKK ajrore (PKK Aeroporti Rinas); - 8 PKK detare(PKK Porti Durrës, PKK Porti Vlorë, PKK Porti Sarandë, PKK Porti Shëngjin, PKK Porti Himarë, PKK Porto Romano për transport karburantesh, PKK Petrolifera, PKK Limion); - 1 PKK liqenore (PKK Moli i Qytetit Pogradec, me Maqedoninë e Veriut, sezonale verore); - 1 PKK hekurudhore (PKK Bajzë, shërbim i përbashkët me Policinë Malazeze në Tuz); - 20 PKK tokësore (PKK Qafë-Botë, PKK Rips, PKK Kakavijë, PKK Tre Urat, PKK Sopik, PKK Kapshticë, PKK Qafë Thanë, PKK Tushemisht, PKK Gorricë, PKK Bllatë, PKK Trebisht, PPKK Morinë, PPKK Qafë-Morinë, PPKK Qafë-Prush, PPKK Shishtavec, PPKK Orgjost, PPKK Borje, PPKK Çerem, PKK Hani i Hotit, PPKK Murriqan, PKK Bashkim, PPKK Grabon (Aktualisht jo funksionale, por në përfundim të procesit për hapje). Pikat e kalit kufitar sipas shtetit kufitar janë si më poshtë: - 5 PKK me Malin e Zi (nga këto 1 hekurudhore, 3 pika të përbashkëta të kalimit kufitar); - 7 PPKK me Kosovën(7 pika të përbashkëta të kalimit kufitar); - 5 PKK me Maqedoninë e Veriut (nga këto 1 liqenore); - 9 PKK me Greqinë (nga këto 3 detare); - 5 PKK me Italinë (5 detare). Faqe|1402 Viti 2021 – Numri 7 Kompleksiteti i administrimit të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë përcaktohet nga specifikat e tij: kufiri i gjatë shtetëror në lidhje me sipërfaqen e përgjithshme të territorit të shtetit; një numër i madh i pikave të kalimit kufitar; numër i shumtë i rrugëve që kryqëzojnë vijën e kufirit; kufiri shtetëror që rrjedh përgjatë lumenjve për shkak të niveleve të ulëta të ujit është i përshtatshëm për kalime të paligjshme; vargjet malore e bëjnë të vështirë kontrollin e kufirit të gjelbër dhe si e tillë lehtëson kalimin e flukseve migratore, por edhe krimin ndërkufitar të të gjitha llojeve. 4. Vizioni i Strategjisë 4.1 Vizioni Sigurimi i një qarkullimi të sigurt të shtetasve dhe mallrave nëpërmjet kufirit shtetëror dhe marrja e masave të nevojshme për të parandaluar dhe goditur të gjitha format e krimit ndërkufitar dhe të migrimit të parregullt. Vizioni i kësaj Strategjie është në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015 – 2020, ku siguria kufitare lidhet me shtyllën e “Mirëqeverisjes, Demokracisë dhe shtetit të së Drejtës” dhe mbështet vizionin e SKZHI-së “Konsolidimi i arritjeve të menaxhimit të konsoliduar të kufirit për të siguruar kufij të hapur dhe të sigurt, në harmoni të plotë me standardet e BE-së”, në lidhje me objektivat e parashikuara për: - Forcimin e forcës zbuluese në luftën kundër krimit ndërkufitar; - Rritjen e profesionalizmit dhe aftësive teknike për zbulimin dhe luftën kundër përdorimit të dokumenteve të falsifikuara për kalimin e kufirit; - Përmirësimin e standardeve të kontrollit dhe mbikëqyrjes përmes standardizimit të Pikave të Kalimit të Kufirit (PKK) sipas standardeve të BE-së dhe Kodit Schengen; Parandalimin dhe pakësimin e rasteve t�� migrimit të paligjshëm dhe të qytetarëve të huaj që kapen në territorin e Shqipërisë me dokumente të parregullta; - Parandalimin dhe uljen e migracionit të paligjshëm; - Forcimin e përgjithshëm i kapaciteteve të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare. 4.2 Misioni dhe vlerat Kjo Strategji ka si mision menaxhimin e integruar të kufirit, koordinimin dhe veprimin e përbashkët të autoriteteve të përfshira në sistemin MIK, për të minimizuar kërcënimet ndaj sigurisë kufitare, kushtet e brendshme të sigurisë dhe pjesë

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents