Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
të sistemit të përgjithshëm të sigurisë të Republikës
së Shqipërisë.
Strategjia Ndërsektoriale e Menaxhimit të
Integruar të Kufirit 2021–2027, përshkohet nga një
set vlerash që qëndrojnë në themel të funksionimit
të agjencive të përfshira në sigurinë kufitare dhe
lehtësimin e tregtisë, si profesionalizmi, respekti për
të drejtat themelore, bashkëpunimi, transparenca
dhe llogaridhënia.
4.3 Treguesit e impaktit dhe treguesit e
rezultatit
Në përputhje me qëllimin strategjik të
Republikës së Shqipërisë për t’u bërë anëtar i
Bashkimit Evropian, Shqipëria është zotuar të
përmbushë kriteret që rrjedhin nga procesi i
pranimit në Bashkimin Evropian dhe të zbatojë
plotësisht parimet e përcaktuara të Bashkimit
Evropian në lidhje me lirinë, demokracinë,
respektimin e të drejta vetë njeriut, dhe sundimin e
ligjit. Për të përmbushur angazhimin e saj për
menaxhimin e kufijve dhe për të forcuar më tej
partneritetin, stabilitetin dhe rritjen e ekonomisë, si
dhe për të zvogëluar rreziqet e sigurisë, Shqipëria
ka vendosur një sistem të integruar të administrimit
të kufijve dhe vazhdon të përmirësojë këtë sistem
në përputhje me rekomandimet e BE-së dhe
praktikat më të mira.
Qëllimi i miratimit të Strategjisë Ndërsektoriale
së Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021–2027,
është vazhdimi i përpjekjeve për të përmirësuar më
tej menaxhimin e integruar të kufijve, duke mbajtur
një nivel të lartë të sigurisë kufitare, kushteve të
brendshme të sigurisë si një pjesë integrale e
sistemit të sigurisë së përgjithshme të Republikës së
Shqipërisë, sigurimin e mbikëqyrjes së besueshme
të kufirit shtetëror, lehtësimin e qarkullimit
ndërkufitar në pikat e kalimit kufitar, parandalimin
dhe menaxhimin e migracionit të parregullt,
parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar, dhe
përmirësimin e procesit të kthimit të personave që
nuk janë të autorizuar të qëndrojnë në Shqipëri.
Migracioni i parregullt, terrorizmi, krimi i
organizuar dhe ai ndërkombëtar, kërcënimet në
internet, si dhe rritja e ndjeshmërisë së shoqërisë
moderne janë sfida që kërkojnë zhvillimin e
aftësive për të menaxhuar kufirin në mënyrë që të
parandalohen këto kërcënime.
Ministria e Brendshme, Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Administrata
Doganore janë autoritetet kryesore përgjegjëse për
zbatimin e sistemit të Menaxhimit të Integruar të
Kufirit, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar
të Ushqimit, Autoritetet e Shëndetësisë, Forcën
Detare/Rojën Bregdetare dhe Drejtorinë e
Përgjithshme Detare, si dhe organeve të tjera me
kompetencë kufitare.
Koncepti MIK është një model i pranuar
gjerësisht për menaxhimin e kufijve të jashtëm të
BE-së, një element i rëndësishëm për ruajtjen e
sigurisë së brendshme, veçanërisht në parandalimin
dhe zbulimin e migracionit të parregullt dhe
formave të tjera të krimit ndërkufitar, dhe është një
tërësi masash operative me të cilin shtetet
parashikojnë një sistem efektiv të menaxhimit të
kufijve të jashtëm të BE-së, i cili nënkupton një
nivel të lartë besimi të ndërsjellë, zbatim të
Faqe|1403
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents