Fletorja Zyrtare
1.2 Objektivi specifik 2, i qëllimit të
politikës 1: Përmirësimi i sistemit për mbikëqyrjen
e hapësirës detare, kontrollit kufitar dhe kërkim–
shpëtimit në det.
Aktualisht mbikëqyrja e hapësirës detare kryhet
nëpërmjet Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të
Hapësirës Detare, sistem ky në varësi të Forcës
Detare/Rojës Bregdetare, por që në kuadër të
QNOD-it, në të kanë akses dhe marrin
informacion të gjitha institucionet shtetërore në
këtë Qendër.
Nga analizat e deritanishme, rezulton se ky
sistem ka nevojë për përmirësimin e kapaciteteve
për kontrollin e plotë të hapësirës ujore, veçanërisht
në afërsi të bregut të detit për arsye të thyeshmërisë
së terrenit dhe të cilat mund të shfrytëzohen
lehtësisht për veprimtari të kundërligjshme. Forca
Detare/Roja Bregdetare do të nënshkruajnë një
marrëveshje afatgjatë me kompaninë prodhuese të
sistemit Lockheed Martin për mirëmbajtjen dhe
përmirësimin e këtij sistemi. Këto përmirësime
midis të tjerash do të përfshijnë edhe vendosjen e
radarëve shtesë për mbulimin e zonave të vdekura
të bregdetit, si dhe të kamerave për shikimin natën.
Në funksion të përmbushjes së misionit dhe për
zbatimin e detyrimeve ligjore për mbikëqyrjen dhe
kontrollin e këtij kufiri, aktualisht shërbimet
Policisë Kufitare kanë në dispozicion një numër të
mjeteve lundruese. Një pjesë e konsiderueshme e
tyre i përkasin një gjeneratë të vjetër teknologjike,
kanë plotësuar ciklin jetësor të përdorimit dhe
planizohen për heqjen e shpejtë nga përdorimi dhe
zëvendësimin e tyre.
Me qëllim zgjidhjen e problematikës dhe
rregullimin e gjendjes për përmirësimin e
shërbimeve në Sektorin e Kufirit Blu, do të
konsiderohet implementimi i projektit të vitit 2017,
i cili në mënyrë të përmbledhur konsiston në:
- Heqjen nga përdorimi të mjeteve të vjetra
lundruese (të ngelen në përdorim vetëm 7 mjetet
lundruese të tipit “FB Designe”) dhe zëvendësimi i
tyre me të reja, gjithsej 25 të tilla sipas fish
projekteve të përgatitura për këtë qëllim;
- Blerjen e motorëve të rinj për mjetet “FB
Designe” (janë blerë 6 të tillë në vitin 2018, duhen të
blihen edhe 4 të tjerë për të cilët të shikohet
mundësia për t’u blerë po këtë vit);
- Ndërtimin e 13 vendbazimeve, pasi aktualisht
kemi vetëm 2 të tilla për mjetet lundruese të PKM
(1 në Durrës dhe 1 në Pogradec).
Faqe|1406
Viti 2021 – Numri 7
Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet
përmbushjes së masave të mëposhtme:
Masa 1: Përgatitja e projektit për Sistemin
elektronik të Unifikuar të Mbikëqyrjes së
Kufirit Shtetëror
Kjo masë synon të realizojë ngritjen e Sistemit
Elektronik të Unifikuar të Mbikëqyrjes së Kufirit
Shtetëror dhe do të realizohet nëpërmjet sigurimit
të mbulimit me vëzhgim të kufirit tokësor në
përputhje me analizën e rrezikut dhe vlerësimin e
kërcënimit me mbikëqyrje të vazhdueshme, me
rritje të aftësive njerëzore dhe teknike me azhurnim
të përhershëm të panoramës së situatës nga QKKja, ngritjes së një grupi pune ekspertësh, konceptimi
i projektit paraprak, si dhe përcaktimit të
përparësive për realizimin e projektit.
Masa 2: Forcimi i kapaciteteve të
mbikëqyrjes elektronike të kufirit blu
Kjo masë do të realizohet nëpërmjet aktiviteteve
të mëposhtme:
- përmirësimit të kapaciteteve të Sistemit aktual
të Mbikëqyrjes Elektronike të Kufirit Blu me
qëllim eliminimin e mangësive të konstatuara;
- ngritjes së Sistemit të Vëzhgimit të Policisë për
Mbikëqyrjen e Kufijve Detarë, sistem (prej 5
radarësh dhe kamera), i cili të jetë i integruar me
SIVHD dhe përcjellja nëpërmjet tij e panoramës së
hapësirës detare në QKK;
- instalimit të radarëve për mbikëqyrjen
elektronike të kufirit blu në liqenet e Shkodrës,
Ohrit dhe Prespës;
- lidhjes dhe vendosjes së bashkëpunimit
operacional midis QKK Tirana dhe QKK të
vendeve të Detit Adriatik dhe Jon (Itali, Mali i Zi,
Greqi dhe Maqedoni e Veriut, për liqenet);
- marrjen dhe azhurnimin e përhershëm të
panoramës së situatës në kufirin shtetëror (tokësor
dhe detar) nga QKK dhe sigurimi i reagimit efektiv
të strukturave në këtë fushë.
Masa 3: Forcimi i kapaciteteve logjistike të
Policisë Kufitare dhe Migracionit për
mbikëqyrjen e kufirit blu
Kjo masë ka për qëllim të sigurojë një flotë të
patrullimit të kufirit detar krejtësisht funksionale.
Kjo masë do të realizohet nëpërmjet aktiviteteve
të mëposhtme:
- pajisja e Policisë Kufitare dhe Migracionit me
mjete lundruese për mbikëqyrjen e kufirit blu.
Përmirësimi i aftësive të reagimit detar, do të
përfshijë rinovimin e mjeteve lundruese ekzistuese
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents