Fletorja Zyrtare (7 të tilla) dhe blerjen e mjeteve të reja të patrullimit (15–18 mjete lundruese) me performancë të lartë, duke shfrytëzuar edhe fondet e BE-së të akorduara për këtë qëllim; - trajnimi i personelit të Policisë Kufitare për operimin me mjetet lundruese; - forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknike të Repartit Special për Kufirin dhe Migracionin “DELTA” për mirëmbajtjen e mjeteve lundruese përmes trajnimi të personelit mirëmbajtës të mjeteve lundruese; - ngritja e njësisë së lëvizshme të mirëmbajtjes së mjeteve lundruese dhe pajisja me mjetet e nevojshme; - zhvillimi i trajnimeve dhe mirëmbajtja e mjeteve dhe pajisjeve të mbikëqyrjes së kufirit blu. Masa 4: Rishikimi i Planit Kombëtar të Kërkimit dhe Shpëtimit në hapësirën detare duke u përafruar në përputhje me standardet dhe detyrimet e BE-së, me detyra të qarta dhe konkrete për të gjitha institucionet pjesëmarrëse Kjo masë synon zbatimin e detyrimeve të Kërkimit dhe Shpëtimit në hapësirën detare në përputhje me standardet dhe detyrimet e BE, me detyra të qarta dhe konkrete për të gjitha institucionet pjesëmarrëse. kjo masë do të realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme: - përgatitja e urdhrit dhe ngritja e grupit të punës për përgatitjen e draftit të Planit Kombëtar të kërkim–shpëtimit në det; - miratimi i Planit Kombëtar të Kërkimit dhe Shpëtimit në hapësirën detare; - përgatitja e draftit të procedurave të përbashkëta standarde të punës për zhvillimin e operacioneve të kërkim–shpëtimit në det; - miratimi i procedurave standarde të punës për zhvillimin e operacioneve të kërkim–shpëtimit në det; - trajnimi i përbashkët i personelit të agjencive të zbatimit të ligjit për zhvillimin e operacioneve të kërkim–shpëtimit në det. Masa 5: Zhvillimi i fushatave ndërgjegjësuese për detyrimet e subjekteve shtetërore dhe private për shpëtimin e jetëve në det Kjo masë synon ndërgjegjësim të subjekteve shtetërore dhe private që ushtrojnë aktivitetet në hapësirën blu, për zbatimin e detyrimeve për shpëtimin e jetëve në det, sipas legjislacionit Viti 2021 – Numri 7 kombëtar dhe ndërkombëtar. Masa do të realizohet nëpërmjet këtyre aktiviteteve: - Zhvillimi takimeve informuese me subjektet shtetërore dhe private që ushtrojnë aktivitetet në hapësirën blu, për detyrimin për shpëtimin e jetëve në det, sipas legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar; - Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve informuese rreth detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni ndërkombëtar për shpëtimin e jetëve në det. 1.3 Objektivi specifik 3, i qëllimit të politikës 1: Reduktimi i vulnerabilitetit (ndjeshmërisë) në kufi duke reaguar në mënyrë më efektive me vendosjen e burimeve të disponueshme, bazuar në analizën e rrezikut të kryer dhe kërcënimit që mund të ndikojë në sigurinë kufitare, në përputhje me modelin e CIRAM-it të BE-së. Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit ka krijuar një model të analizës së rrezikut në përputhje me metodologjinë e FRONTEX (CIRAM 2.0). Analiza e rrezikut bëhet në të tre nivelet (qendror, rajonal dhe lokal), e cila është e detyrueshme dy herë në vit, si dhe analiza të synuara siç kërkohet. Miratimi i një udhëzuesi për zhvillimin e analizës së rrezikut në të tre nivelet, në përputhje me metodologjinë e FRONTEX-it (CIRAM 2.0), është i nevojshëm, i cili të jetë në përputhje me Modelin e Përbashkët të Analizës së Riskut, që po ndiqet në Departament. Në të tria nivelet, për oficerët e përfshirë në analizën e rrezikut, janë kryer trajnime, si dhe janë planifikuar masa të reja në periudhën e ardhshme. Ngritja e një sistemi për përpilimin, vlerësimin, shpërndarjen dhe përcjelljen e informacionit operacional INFOSTREAM, bazuar në modelin 4x4, konsiderohet një domosdoshmëri. Bashkëpunimi me FRONTEX është konstant dhe zbatohet përmes WB-RAN (Rrjeti i Analizës së Riskut në Ballkanin Perëndimor), brenda së cilës hartohet një AR vjetor për vendet e Ballkanit Perëndimor nga FRONTEX dhe vendet anëtare të WB RAN. Në bashkëpunim me FRONTEX, u zhvillua një broshurë në lidhje me treguesit e rrezikut të zakonshëm për luftëtarët e huaj terroristë, e cila iu dha për përdorim të gjitha vendkalimeve kufitare. Faqe|1407

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents