Fletorja Zyrtare Masa 6: Pajisja e shërbimeve të mbikëqyrjes së kufirit me mjete dhe pajisje speciale Kjo masë ka për qëllim të realizohet nëpërmjet masave të mëposhtme: - pajisja e shërbimeve të mbikëqyrjes së kufirit me kamera termike, dylbi dite dhe dylbi nate; - pajisja e shërbime të mbikëqyrjes së kufirit me sisteme të mbikëqyrjes së kufirit (TVV Van); - instalimi i kullave të mbikëqyrjes së kufirit të pajisura me pajisje speciale (radarë, kamera termike, multisensor, mjete të vëzhgimit gjatë ditës). - pajisja e shërbimeve të mbikëqyrjes së kufirit me kamera SMARTDEC. Masa 7: Pajisja e shërbimeve të kontrollit të kufirit me pajisje speciale. Kjo masë do të realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme: - pajisja e pikave të kalimit kufitar me fibro/videoskope; - pajisja e pikave të kalimit kufitar me pajisje për kontrollin e dendësisë (buster); - pajisja e pikave të kalimit kufitar me pajisje për detektimin e radioaktivitetit (pager); - rritja e numri të qenve të policisë për lëndët narkotike. Masa 8: Sigurimi i radiokomunikimit për të gjitha strukturat vendore të Policisë Kufitare dhe Migracionit. Kjo masë synon rritjen e eficiencës së shërbimeve të kufirit nëpërmjet vënies në funksion të sistemit të radiokomunikimit për Policinë Kufitare dhe Migracionit. Kjo masë do të realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme: Kryerja e një studimi të plotë për mundësinë e rivendosjes në funksion të sistemit aktual të radiokomunikimit për strukturat vendore të Viti 2021 – Numri 7 Policisë Kufitare dhe identifikimi i buxhetit të nevojshëm për këtë qëllim. Vënia në funksion e sistemit të radiokomunikimit për Policinë Kufitare dhe Migracionit dhe përmirësimi i sistemit të komunikimit në hapësirën detare TETRA. Pajisja me radio komunikimi (stacionare dhe portabël) i të gjitha shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Migracionit. Vënia në funksionim e kanaleve VHF 60 dhe 60 (të miratuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP) për komunikimin me radio në hapësirën detare me mjetet lundruese të PKM. Masa 9: Pajisja e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Migracionit me automjete patrullimi dhe mjete transporti për shërbimet dhe migrantët e parregullt, nëpërmjet së cilës synohet pajisja e DKM me 10 mjete patrullimi dhe 5 furgonë. 1.4 Objektivi specifik 4, i qëllimit të politikës 1: Bashkëpunim i zgjeruar ndërinstitucional në menaxhimin e integruar të kufijve për të përmirësuar trafikun ndërkufitar, përmirësimin e sigurisë kufitare, luftën ndaj krimit ndërkufitar, mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronën e njerëzve, shëndetin e kafshëve, bimësinë dhe ekosistemet përgjatë kufirit shtetëror. Bashkëpunimi ndërsektorial përbën themelin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, që kërkon ndarje të koordinuar të punës, vendosjen e standardeve për bashkëpunim, promovimin e përdorimit të përbashkët të të gjitha kapaciteteve, kanalet e komunikimit dhe sinkronizimin e procedurave të punës. Faqe|1409

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents