Kodi Penal Viti 2014 atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.”. Neni 22 Neni 259 ndryshohet si më poshtë: “Neni 259 Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në tre milionë lekë .”. Neni 23 Neni 260 ndryshohet si më poshtë: “Neni 260 Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në pesë milionë lekë .”. Neni 24 Në paragrafin e parë të nenit 287, pas shkronjës “d” shtohet shkronja “dh” me këtë përmbajtje: “dh) përdorimit dhe investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave ose sendeve, që janë produkte të veprave penale.”. Neni 25 Pas paragrafit të parë të nenit 302 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale, të parashikuara në nenet 234/a, 234/b, 284/a, 333 e 333/a të këtij Kodi, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet”. Neni 26 Pas paragrafit të dytë të nenit 306 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale të parashikuara në nenet 234/a, 234/b, 284/a 333 e 333/a të këtij Kodi, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.”. Faqe|234

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents