Kodi Penal Viti 2014 Neni 27 Neni 312 ndryshohet si më poshtë: “Neni 312 Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tretë, dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit, për të siguruar deklarime ose dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë ose për të refuzuar kryerjen e detyrimeve të tyre përpara organeve të ndjekjes penale dhe gjykatës, dënohen me burgim deri në katër vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.”. Neni 28 Pas nenit 312 shtohet neni 312/a me këtë përmbajtje: “Neni 312/a Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë Kanosja ose vepra të tjera dhune, që i bëhen personit për të siguruar deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë ose për të refuzuar kryerjen e detyrave të tyre përpara organeve të ndjekjes penale dhe gjykatës dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”. Neni 29 Pas nenit 313/a shtohet neni 313/b me këtë përmbajtje: “Neni 313/b Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin 1. Bërja publike, edhe në organe të medias, në kundërshtim me ligjin e të dhënave me karakter të klasifikuar dhe konfidencial, që rrezikojnë jetën, integritetin fizik ose lirinë e personave të mbrojtur, sipas ligjit nr.9205, datë 15.3.2004 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet dhe, kur nga kryerja e kësaj vepre kanë ardhur pasoja të rënda për shëndetin e tyre, me burgim nga 6 muaj deri në tre vjet. 2. Kur kjo vepër kryhet nga njëri prej personave që kanë përgjegjësinë për të ruajtur karakterin e klasifikuar dhe konfidencial të të dhënave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet dhe, kur nga kryerja e kësaj vepre kanë ardhur pasoja të rënda për shëndetin e tyre, me burgim nga dy deri në pesë vjet. 3. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.”. Neni 30 Neni 319 ndryshohet si më poshtë: Faqe|235

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents