Kodi Penal Viti 2014 Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Neni 283/b Krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës (Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 65) Krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substancave, në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatëse, dënohet nga tre gjer në shtatë vjet. Neni 284 Kultivimi i bimëve narkotike (Ndryshuar paragrafi I dhe III, shtuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 66) Kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Organizmi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 284/a Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale (Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2) Organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatave kriminale me qëllim kultivimin, prodhimin, fabrikimin ose trafikun e paligjshëm të narkotikëve dënohet me burgim nga 10 deri në 20 vjet. Krijimi i kushteve apo lehtësirave për veprimtari të tilla nga persona me funksione shtetërore, dënohet me burgim nga 5 deri në 15 vjet. Neni 284/b Ndihma në zbulimin e krimeve (Shtuar me ligjin nr.8279 datë 15.1.1998, neni 2; shfuqizuar me ligjin nr.144, datë 2.5.2013) Neni 284/c Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope (Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 67) Prodhimi, fabrikimi, nxjerrja, rafinimi, përgatitja pa licencë ose në kapërcim të përmbajtjes së tij i lëndëve narkotike dhe psikotrope, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Faqe|87

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents