Kodi Penal Viti 2014 Neni 309 Ekspertimi i rremë Dhënia me dashje e rezultateve të rreme në raportet e ekspertimit të bëra me shkrim apo me gojë përpara organeve të ndjekjes penale ose gjykatës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kur ekspertimi i rremë bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 310 Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit, pa shkaqe të arsyeshme ose mospranimi prej tyre për të kryer detyrat e caktuara nga organi i ndjekjes penale ose gjykata, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Neni 311 Kanosja për të mos kallëzuar (Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 32; ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 56) Kanosja, që i bëhet të dëmtuarit nga vepra penale, me qëllim që të mos kallëzojë, të ankohet apo të tërheqë kallëzimin ose ankimin e bërë, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet. Neni 312 Korrupsioni aktiv i dësh mitarit, i ekspertit ose përkthyesit (Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 27; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tretë, dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit, për të siguruar deklarime ose dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë ose për të refuzuar kryerjen e detyrimeve të tyre përpara organeve të ndjekjes penale dhe gjykatës, dënohen me burgim deri në katër vjet. Neni 312/a Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë (Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 28; ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 33) Kanosja ose vepra të tjera dhune, që i bëhen personit për të siguruar deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë ose për të refuzuar kryerjen e detyrave të tyre përpara organeve të ndjekjes penale dhe gjykatës dënohet me burgim nga një deri në katër vjet. Neni 313 Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale nga prokurori kundër një personi që dihet se është i pafajshëm dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Faqe|97

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents