Fletorja Zyrtare
paligjshëm, krimin ndërkufitar dhe ripranimin e
personave me qëndrim të parregullt.
Bashkëpunimi ndërkombëtar është intensifikuar
dhe është regjistruar një trend i rritjes së
aktiviteteve ndërkombëtare, përmes shkëmbimit të
informacionit dhe veprimeve të përbashkëta.
Bashkëpunimi me vendet fqinje
Marrëveshja për ngritjen e Pikave të
Përbashkëta të Kalimit Kufitar me Republikën e
Kosovës, atë të Grabomit dhe të Zogajve me Malin
e Zi, kanë qenë hapa të rëndësishëm në forcimin e
bashkëpunimit ndërkufitar për lehtësimin e
qarkullimit legjitim të shtetasve dhe mallrave.
Ndërkohë, duhet të vijojnë përpjekjet për ndryshim
e statusit të të gjitha pikave të kalimit kufitar me
Malin e Zi, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes për
ndryshimin e statusit të të gjitha pikave të kalimit
kufitar me Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, kërkohet të forcohet bashkëpunimi
operacional për mbikëqyrjen e përbashkët të kufirit,
duke rritur numrin e patrullimeve të përbashkëta
me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet
nënshkrimit të marrëveshjes për ngritjen dhe
funksionimin e Qendrës së Bashkëpunimit Policor
dhe Doganor me Greqinë, në Kakavijë, ndërsa do
të propozohet ngritja e një qendre të tillë edhe në
Kapshticë.
Autoritetet shqiptare do të jenë të përkushtuara
për të adresuar çështjet bilaterale me vendet fqinje,
duke arritur kështu një nga ato përparësi të
rëndësishme të politikës së jashtme të Republikës
së Shqipërisë, atë të fqinjësisë së mirë.
Bashkëpunimi rajonal
Marrëveshja që aktualisht negociohet, e njohur
si “Shengeni Ballkanik”, do të jetë një tjetër hap i
rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit të
shtetasve, edhe me kartë identiteti, dhe të mallrave.
Nga ana tjetër, kjo marrëveshje do të kontribuojë
në përafrimin e kuadrit ligjor dhe atij praktik, me
ato të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, kërkohet që të gjenden mekanizmat
e bashkëpunimit rajonal, për reagimin e shpejtë në
rast të përkeqësimit të situatës së migracionit të
parregullt në kufijtë e secilit prej vendeve të rajonit,
ku të parashikohet mbështetja me burime njerëzore
dhe logjistike, për menaxhimin e një situate të
mundshme.
Qendrat
rajonale
të
bashkëpunimit
konsiderohen si një mekanizëm efektiv në
Viti 2021 – Numri 7
menaxhimin e kufijve të përbashkët. Prandaj
kërkohet të shikohet mundësia e ngritjes së një
qendre rajonale për koordinimin e mbikëqyrjes së
kufirit detar, me pjesëmarrjen e vendeve që lagen
nga deti Adriatik dhe Deti Jon.
Njëkohësisht, do të forcohet bashkëpunimi dhe
pjesëmarrja në aktivitete që do të zhvillohen nga
institucionet e bashkëpunimit rajonal si: Sekretariati
i Konventës së Bashkëpunimit Policor në Evropën
Juglindore; Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal
(RCC); Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën
Juglindore (SELEC); Iniciativa Rajonale për
Migracionin, Azilin dhe Refugjatët.
Bashkëpunimi me Agjencinë Evropiane të
Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX)
Marrëveshja Statutore ndërmjet Republikës së
Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian “Për veprimet
e ndërmarra nga Agjencia Evropiane e Rojës
Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX) në
Shqipëri”, ratifikuar me ligjin nr. 6/2019, datë
7.2.2019, përfshin të gjitha aspektet e zbatimit të
aktiviteteve të Agjencisë që mund të zhvillohen në
territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo
nënkupton zhvillim e operacioneve të përbashkëta
në territorin e Republikës së Shqipëri, siç është
Operacionin JO FOA Western Balkan, në Shqipëri, i
cili filloi zbatimin me 22 maj 2019. Ky është
operacioni i parë që Agjencia Evropiane e Rojës
Kufitare dhe Bregdetare zhvillon në një vend të
tretë, e cila konsiderohet histori suksesi.
Ky bashkëpunim, do të forcohet më tej dhe do
të zgjerohet me zhvillimin e Operacioneve të
ngjashme në kufirin detar.
Vendosja e oficerit ndërlidhës të FRONTEX-it
në Shqipëri, do të jetë një tjetër hallkë e
rëndësishme e bashkëpunimit shumëpalësh
ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë
Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare. Ky
bashkëpunim do të kontribuojë edhe aplikimin e
standardeve Evropiane në Menaxhimin e Integruar
të Kufirit, nëpërmjet ekspertizës në mbështetjes në
fushën e forcimit të kapaciteteve profesionale dhe
logjistike.
Masat në vendet e tjera
Bashkëpunimi
ndërkombëtar
operacional
kërkon ngritjen e një grupi të ekspertëve të fushave
të ndryshme të sigurisë kufitare të cilët duhet të
jenë të gatshëm në çdo kohë për t’u angazhuar me
detyra në vendet e tjera. Identifikimi i këtyre
ekspertëve duhet të bëhet mbi baza të forta të
Faqe|1411
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents