Fletorja Zyrtare Pikë të Kalimit Kufitar, nëpërmjet së cilës synohet ngritja e PKK të përbashkëta si detyrim dhe zbatim i katalogut Schengen, në përputhje praktikat më të mira për lehtësimin e kalimit të shtetasve dhe mjeteve. Masa 4: Fillimi i negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes për ngritjen e Pikave të Përbashkëta të Kalimit Kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore me Greqinë, nëpërmjet së cilës synohet nënshkrimi i marrëveshjes për ngritjen e Pikave të Përbashkëta të Kalimit Kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore me Greqinë. 2.3 Objektivi specifik 3, i qëllimit të politikës 2: Alokimi i burimeve të nevojshme njerëzore në Pikat e Kalimit të Kufitar në përputhje me fluksin e qarkullimit ndërkufitar. Në periudha të veçanta, siç është sezoni turistik veror dhe periudha e festave të fundvitit, krijojnë ngarkesa të mëdha në pikat e kalimit kufitar që kalojnë kufijtë e ngarkesës normale për personelin e këtyre pikave. Me qëllim krijimin e lehtësirave të duhura për kalimin pa vonesë të shtetasve dhe mallrave, tashmë është krijuar një praktikë shumë e mirë e rialokimit të burimeve njerëzore dhe vendosjen e tyre në dispozicion të pikave të kalimit kufitar të cilat përballën me fluks të shtuar. Kjo praktikë është e nevojshme të vijojë të zbatohet dhe në të ardhmen. Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet përmbushjes së masave të mëposhtme: Masa 1: Shtimi i numrit të rojeve kufitare në pikat e kalimit kufitar në përputhje me nevojat operacionale, nëpërmjet së cilës synohet plotësimi i të gjitha funksioneve të lira. Kjo masë do të realizohet nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme: Shtimi i numrit të rojeve kufitare në pikat e kalimit kufitar Morinë, Komisariati i Policisë Rinas, Port Durrës, Qafë Thanë, Kakavijë, Kapshticë etj.; Plotësimi me personel i funksioneve të lira në Pikat e Kalimit Kufitar. Masa 2: Rialokimi i përkohshëm i burimeve njerëzore në Pikat e Kalimit Kufitar me fluks të përkohshëm të rritur, nëpërmjet së cilës synohet përballimi me sukses i flukseve të përkohshme të qarkullimit ndërkufitar. 2.4 Objektivi specifik 4, i qëllimit të politikës 2: Forcimi i kapaciteteve logjistike për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit. Faqe|1416 Viti 2021 – Numri 7 Një pjesë e mirë e personelit të Pikave të kalimit Kufitar tashmë është pajisur me mjetet e nevojshme për kontrollin e dokumenteve të udhëtimit, në vijën e parë të kontrollit. Aktualisht është e nevojshme pajisja e këtyre shërbimeve me mjete të specializuara për ekzaminimin e dokumenteve të udhëtimit, në vijën e dytë të kontrollit. Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet përmbushjes së masave të mëposhtme: Masa 1: Pajisja e pikave të kalimit kufitar me pajisje speciale për ekzaminimin e dokumenteve të udhëtimit, sipas nevojës dhe analizës së riskut. Masa 2: Sigurimi i aksesit në bankën e të dhënave të dokumenteve të udhëtimit PRADO. 2.5 Objektivi specifik 5, i qëllimit të politikës 2: Forcimi i kapaciteteve profesionale të rojeve kufitare që shërbejnë në Pikat e Kalimit Kufitar. Forcimi i kapaciteteve profesionale të punonjësve të agjencive të zbatimit të ligjit do të vijojë të jetë prioritet për të gjitha agjencitë. Profesionalizmi dhe forcimi i aftësive për zbatimin me korrektësi e cilësi i detyrave, përbën një garanci të fortë për menaxhimin e kufirit dhe rrjedhimisht për forcimin e sigurisë kufitare. Agjencitë e zbatimit të ligjit do t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë trajnimit të trajnerëve për fushat e përgjegjësisë, duke synuar forcimin e pavarësisë në fushën e shkollimit dhe trajnimit. Trajnimet do të vijojnë të zhvillohen sipas planeve të miratuara të trajnimeve dhe do të adresojnë prioritetet e përcaktuara nga strukturat qendrore dhe vendore. Trajnimi me burimet e brendshme do të kombinohet në mënyrë efikase me trajnimet e ofruar nga partnerët ndërkombëtarë, në nivel bilateral, multilateral dhe në kuadër të projekteve apo iniciativave të ndryshme. Policia Kufitare do të vijojë respektimin e standardeve të trajnimit dhe shkollimit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe të praktikave më të mira të identifikuara. Trajnimi bazë i Policisë Kufitare do të vijojë në bazë të kurrikulës të përafruar plotësisht me Kurrikulën e Përbashkët Bazë të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX). Aplikimi sistemeve të reja të shkëmbimit të informacionit dhe futja në përdorim i teknologjive dhe pajisje bashkëkohore të kontrollit dhe

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents