Fletorja Zyrtare
standardet e Kodit Evropian të Etikës së Policisë, i
cili përcakton standardet dhe rregullat e sjelljes për
oficerët e policisë në kryerjen e detyrave të tyre.
Krahas aktivitetit kontrollues të Shërbimit të
Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave në
Ministrinë e Brendshme, Avokatit të Popullit apo
vlerësimeve të organizatave të ndryshme vendore
dhe ndërkombëtare, Policia e Shtetit dhe shërbimet
e tjera kufitare kanë krijuar një sistem të kontrollit
të cilësisë në procesin e punës, zbatimin e
autoritetit dhe zbatimin e ligjit. Në përputhje me
rregullat e përcaktuara, Policia Kufitare do të
hartojë plane kontrolli tematik dhe ad-hoc, për
çështje të veçanta dhe/apo ankesave, sipas
procedurave standarde të punës për raste të tilla.
Në përputhje me programet vjetore të punës, nga
zyrtarët e autorizuar të Policisë Kufitare (në
Departamentet dhe Drejtoritë Vendore të Kufirit
dhe Migracionit) do të planifikohen dhe kryhen
kontrolle, inspektime të rregullta dhe të
jashtëzakonshme.
Vëmendje të veçantë do t’i kushtohet ngritjes së
mekanizmave të vlerësimit Schengen, të vlerësimit të
cenueshmërisë (vulnerabilitetit) të sigurisë kufitare
dhe mekanizmave të mundshëm kombëtarë për të
siguruar zbatimin e ligjit në fushën e menaxhimit të
kufijve.
Ky objektiv synohet të arrihet nëpërmjet
përmbushjes së masave të mëposhtme:
Masa 1: Përgatitja dhe miratimi i procedurave
standarde të punës për zhvillimin e inspektimeve
tematike të aktivitetit të strukturave për kufirin dhe
migracionin, nga Departamenti për Kufirin dhe
Migracionin.
Masa 2: Hartimi i planit vjetor të inspektimit të
strukturave vendore për kufirin dhe migracionin.
Masa 3: Zhvillimi i inspektimeve ad-hoc për
probleme që mund të ndeshen apo në ndjekje të
ankesave të shtetasve të ndryshëm, për aktivitetin e
rojeve kufitare dhe/ose strukturave vendore për
kufirin dhe migracionin.
3.3 Objektivi specifik 3, i qëllimit të
politikës 3: Sigurimi i qasjes në mbrojtjen
ndërkombëtare atyre që kanë nevojë.
Ligjshmëria, mosdiskriminimi dhe respektimi i
të drejtave dhe lirive themelore të njeriut janë
parime që qëndrojnë në themel të veprimtarisë së
Faqe|1418
Viti 2021 – Numri 7
Policisë së Shtetit.75 Mbrojtja dhe respektimi i të
drejtave të njeriut të personave që kalojnë kufirin
shtetëror ose kalojnë kufirin shtetëror në mënyrë të
paligjshme është vlerë e patjetërsueshme dhe një
përparësi e Policisë Kufitare. Vëmendje e veçantë
do t’i kushtohet grupeve vulnerabël, veçanërisht të
miturve të pashoqëruar dhe viktimave të dyshuara
të dhunës ose trafikimit.
Në këtë drejtim, nevojitet të forcohen
kapacitetet për identifikimin e personave që kanë
nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, për ndihmë
juridike, si dhe për kthimin efektiv të personave që
nuk kualifikohen për mbrojtje ndërkombëtare.
Në çdo rast nga ana e shërbimeve të policisë
kufitare dhe migracionit, është vepruar dhe do të
veprohet në përputhje të plotë me të drejtat
universale të njeriut ku parashikohet se “gjithkush
ka të drejtë të kërkojë dhe gëzojë në vende të tjera
azil nga ndjekjet...”76, dhe nga legjislacioni shqiptar i
cili parashikon se, “Në Republikën e Shqipërisë
garantohet e drejta për azil e të huajit apo personit
pa shtetësi, i cili, për shkak të frikës së bazuar të
persekutimit, për arsye të racës, besimit fetar,
kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar
shoqëror ose bindjes politike, ndodhet jashtë vendit
të shtetësisë së vet ose jashtë vendbanimit të
zakonshëm të mëparshëm dhe nuk ka mundësi ose
dëshirë të kërkojë mbrojtjen e atij vendi, si pasojë e
këtyre ngjarjeve, për arsye të kësaj frike”.77
Policia e Shtetit do të respektojë me korrektësi
parimin e mos-kthimit, të sanksionuar në
legjislacionin shqiptar, ku parashikohet se,
“Republika e Shqipërisë njeh dhe respekton
detyrimin e autoriteteve për të mos kthyer a
prapësuar, ekstraduar apo larguar jashtë territorit të
saj personat që kanë përfituar apo kërkuar të
drejtën e azilit apo të formave të tjera të
mbrojtjes....”.78
Procesi i azilit kërkon bashkëpunim të ngushtë
midis Policisë Kufitare dhe Drejtorisë për
Shtetësinë dhe Azilin dhe me çdo organizatë
vendase dhe ndërkombëtare për pritjen dhe
75
Neni 5, i ligjit nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, i
ndryshuar.
76 Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, neni 14/1.
77 Ligji nr. 121/2014 “Për azilin në Republikën e
Shqipërisë”, neni 4.
78 Neni 6, i ligjit nr. 121/2014, “Për azilin në Republikën e
Shqipërisë”.
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents