Fletorja Zyrtare
3. Modalitetet e zbatimit
3.a) Menaxhimi direkt nga Komisioni
Granti – Thirrja për propozime: 3,480,000
euro
Janë parashikuar dy lloje thirrjesh:
i. Thirrje për projektpropozime për ndërhyrje
strategjike me një ndikim të rëndësishëm (ose
strategjik) ndërkufitar.
Siç u përmend në programin CBC 2014–2020,
Shqipëri–Kosovë, përfituesve u jepet mundësia që
të konsiderojnë përdorimin e një pjese të alokimit
financiar të programit (p.sh., një ose dy nga
alokimet vjetore) për të financuar një ose më
shumë projekte strategjike, në lidhje me prioritetet
tematike:
1. “Mbrojtja e mjedisit, përshtatja dhe zbutja e
ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi
i rreziqeve”; dhe
2. “Turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe
natyrore”.
Projektet strategjike përcaktohen si ndërhyrje që
kanë një ndikim domethënës ndërkufitar në të
gjithë zonën e programit, të cilat, në mënyrë të
pavarur ose në kombinim me projekte të tjera
strategjike, kontribuojnë në mënyrë thelbësore në
arritjen e objektivave kryesorë në nivelin prioritar.
Disa kritere të përgjithshme për zgjedhjen e
projekteve strategjike do të ishin: ndikimi në të dyja
anët e zonës së programit; lidhje me strategji
rajonale ose të tjera për zhvillimin e zonave
kufitare; niveli i kontributit dhe bashkëfinancimi
nga autoritetet rajonale; numri i popullsisë që
përfiton nga ndërhyrja; efektiviteti i kostos së
ndërhyrjes; në mënyrë plotësuese me veprime
paralele dhe qëndrueshmëri të ndërhyrjes. Për më
tepër, këto projekte duhet të kenë një
dokumentacion të plotë të tenderit dhe, në rast të
investimeve në infrastrukturë, përveç vlerësimeve
të nevojshme të ndikimit në mjedis, të gjitha lejet e
nevojshme për vendndodhjen dhe ndërtimin.
Përmes konsultimeve ndërmjet përfituesve
(d.m.th. Shqipërisë dhe Kosovës) të lehtësuar nga
Delegacioni i BE-së në Shqipëri, llojet e aktiviteteve
që do të financohen do të identifikohen në
përputhje me seksionin 3.2, “Përshkrimi i
përparësive të programit” të programit CBC 2014–
2020 (shtojca 2 e vendimit zbatues të Komisionit C
(2014) 9574 të 11 dhjetorit 2014) dhe, më pas,
Autoriteti Kontraktues i Programit do të publikojë
një thirrje të hapur për propozime.
Viti 2021 – Numri 7
ii. Thirrje për propozim
Aktivitetet e pranueshme janë të përcaktuara në
seksionin 3.2 të programit ndërkufitar 2014–2020
(shtojca 2 e vendimit zbatues të Komisionit C
(2014) 9574 të 11 dhjetorit 2014). Lista e
mëposhtme është një përmbledhje që tregon
veprimet/projektet kryesore të lejuara:
- Fushatat e ndërgjegjësimit mjedisor; ndërhyrje
infrastrukture mjedisore në shkallë të vogël dhe
prokurimi i pajisjeve; sisteme monitorimi të
integruara mjedisore; përgatitja e strategjive rajonale
dhe planeve të veprimit për menaxhimin e
mbetjeve të ngurta, erozionin e tokës dhe
parandalimin dhe zvogëlimin e rreziqeve artificiale
dhe fatkeqësive natyrore (p.sh., ripyllëzimin dhe
shërbimet e emergjencave civile); studime të
përbashkëta në fushën e energjisë efektive; projekte
në shkallë të vogël të energjisë së rinovueshme.
- Ndërhyrje në shkallë të vogël rikonstruksioni,
modernizimi dhe restaurimi për të lehtësuar
tërheqjen turistike (p.sh., përmirësimin e vendeve
potenciale turistike) dhe prokurimin e pajisjeve;
zhvillimin e itinerareve tematike turistike të
përbashkëta; promovimi i nismave të përbashkëta
të turizmit; integrimi i trashëgimisë historike brenda
ofertave turistike; hartat turistike (p.sh., historike
dhe gastronomi); zhvillimin dhe promovimin e
markave rajonale ekzistuese/të reja të produkteve
tipike lokale (p.sh., produktet agroushqimore dhe
punës me dorë); promovimi i teknikave të reja të
marketingut të turizmit (p.sh., përdorimi i TIK-ut
dhe multimedia); organizimi i festivale lokale,
panaire dhe konkurse.
- Nismat e vetëpunësimit dhe fuqizimit të rinisë;
mbështetje ndaj fillimit të bizneseve të reja; nisma
të përbashkëta për të parandaluar braktisjen e
shkollës; kurrikula të përbashkëta dhe programe
trajnimi profesionale dhe arsimore për brezat e rinj;
shkëmbime njohurish dhe trajnime për kualifikime
të reja për mësuesit; aktivitetet e përbashkëta të
agjencive të punësimit; aktivitetet e krijimit të
rrjeteve (p.sh., turne sportive, festivale dhe
veprimtari kulturore e muzikore).
3.b) Elemente të veçanta të veprimit
- Kriteret thelbësore të pranueshmërisë
Përfituesit duhet të jenë persona juridikë dhe të
vendosur në një nga vendet përfituese të IPA II që
merr pjesë në programin BNK.
Përfituesit potencialë mund të jenë: autoritetet
lokale, qeveritë lokale dhe institucionet e tyre,
Faqe|1321
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents